GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Lufta në Ukrainë rrit në çmime rekord drithërat në Shqipëri, ja sa është shtrenjtuar gruri

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Lufta në Ukrainë rrit në çmime rekord drithërat në Shqipëri, ja sa është shtrenjtuar gruri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lufta në Ukrainë ka shtrenjtuar drithërat në mbarë botën, pasi miliona ton grurë janë bllokuar prej muajsh në portet e Ukrainës që nga nisja e pushtimit rus.   Pas tre dekadash në Shqipëri, çmimi i grurit u rrit me 20 lekë për kilogram. “Pas 30 vitesh është rritur çmimi i grurit. Vitet e kaluara e kemi shitur me 30 lekë për kilogram, ndërsa kësaj herë 50 lekë për kilogram, por kjo nuk do të thotë se ne si fermerë fitojmë më shumë, duke pas parasysh se janë rritur shumë shpenzimet e imputeve bujqësore“, shprehet fermeri Ilir Cara.

Ilir Cara, nga fshati Jubë i Durrësit, në një sipërfaqe prej 10 hektarësh ka mbjellë grurë dhe misër.  Me shpresën se çmimi i grurit do të ndryshoj sërish për mirë, Iliri preferoi që kësaj herë të mos e shesë të gjithë sasinë grurit.

“Grurin nuk e kemi shitur të gjithë, kemi shitur një pjesë sa për të likujduar ato borxhe që kem pas tek plehrat kimike, sepse nuk ka as interes dhe as çmim“, shprehet ai.

Ndërkohë që kostot e prodhimit të drithërave janë rritur, fitimi edhe kësaj here mbetet i pakët.  Shpresa e Ilirit është që çmimi të ndryshojë sërish, por kësaj herë në favor të fermerit.

“Çmimi ideal do të ishte tek 65 mijë lek kuintali grurit që të dalim disi të kënaqur që të mbjellim vitin tjetër“, shton Cara.

Iliri dhe kolegët e tij këtë vit do të fitonin më tepër para nëse nafta pa taksa do të shkonte tek fermerët para sezonit të korrjes.

“Për grurin ne  e kemi futur autokombanjën atëherë kur nafta ishte 260 lekë.”

Për të ulur kostot e prodhimit të drithërave, sipas fermeri Ministria e Bujqësisë naftën pa taksa duhet ta shpërndaje tek fermerit para ardhjes së pranverës.

“Koha ideale për naftën do të ishte në fund të shkurtit, pranvera ka fushatë të madhe plugim, frezim, mbjellje, plehrat kimike që do blihen për grurin, elbin tërshërën. “

Në vendin tonë shtohet numri i serave me perime, dhe tkurret sipërfaqe e të mbjellave me drithëra, sepse fabrikat e miellit kërkojnë që grurin e fermerit shqiptarë ta blejnë më lirë se sa grurin e fermerëve nga Rusia dhe Serbia.

Lajme të lidhura

Banka Botërore: Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave
Aktualitet

Tirana e vështirë për familjet e reja! Çmimet e apartamenteve në ‘stratosferë’, lindjet po bien me ritme të shpejta

08:36 - 11/11/26
Zhbllokohet transporti, statistikat e 2021 dhe viti pandemik
Aktualitet

Transporti publik paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 Janari

11:34 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive
Aktualitet

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Para
“Sfida të tjera na presin”, maturantët rikthejnë festën e diplomimit pas dy vitesh pandemi

“Sfida të tjera na presin”, maturantët rikthejnë festën e diplomimit pas dy vitesh pandemi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Banka Botërore: Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave
Aktualitet

Tirana e vështirë për familjet e reja! Çmimet e apartamenteve në ‘stratosferë’, lindjet po bien me ritme të shpejta

08:36 - 11/11/26

Teksa kryeqyteti vijon të tërheqë popullsi nga qarqet e tjera të vendit, numri i lindjeve po bie me ritme të...

Lexo më shumë
Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00

Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00

08:26 - 11/11/26
Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri

Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri

08:16 - 11/11/26
Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie

08:05 - 11/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 11 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:03 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com