GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Lufta në Ukrainë, shkon në shtatë numri i viktimave nga sulmi rus në Lviv

Forcat ajrore të Ukrainës thanë se Rusia sulmoi Lviv me raketa Kalibr, të cilat u lëshuan nga Deti i Zi, duke shtuar se shtatë nga dhjetë raketa u rrëzuan

08:23 - 07/07/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Lufta në Ukrainë, shkon në shtatë numri i viktimave nga sulmi rus në Lviv
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtatë persona u vranë në një sulm me raketa ruse që nisi të enjten në Lviv, në Ukrainën perëndimore, dhe goditi një ndërtesë apartamentesh katërkatëshe.

Çatia dhe kati i sipërm i ndërtesës janë shkatërruar në “sulmin më të keq ndaj infrastrukturës civile të Lviv që nga fillimi i luftës”, tha Andrii Sandovii, kryebashkiak i qytetit larg vijës së frontit dhe 70 kilometra nga Polonia.

Ai shpalli dy ditë zie në nderim të viktimave. “Ne me siguri do t’i japim përgjigje armikut. “E fortë (përgjigje)”, tha dje presidenti ukrainas Zelensky në Telegram .

Guvernatori i qarkut Maksim Kozytsky tha se dy trupa u nxorrën nga rrënojat e ndërtesës mbrëmë vonë. Mes të vdekurve është një grua 32-vjeçare dhe nëna e saj 60-vjeçare. Gjithashtu, shërbimi i reagimit emergjent bëri të ditur se të lënduarit kanë arritur në 36, ndërsa shtatë persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat.

Forcat ajrore të Ukrainës thanë se Rusia sulmoi Lviv me raketa Kalibr, të cilat u lëshuan nga Deti i Zi, duke shtuar se shtatë nga dhjetë raketa u rrëzuan.

Moska pretendon se nuk po synon civilët. Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se gjatë natës së të mërkurës deri të enjten nisi sulme ndaj bazave dhe magazinës ukrainase të automjeteve të blinduara të importuara me “armë me precizion të lartë”.

Rreth 700,000 njerëz jetonin në Lviv para pushtimit rus të Ukrainës. Që atëherë, popullsia e qytetit është rritur pasi shumë ukrainas janë strehuar atje nga rajone të tjera të vendit, kryesisht në jug dhe në lindje.

Sandovii tha se sulmi rus dëmtoi 35 shtëpi, një ndërtesë zyre, një konvikt studentësh, një shkollë dhe 50 automjete.

Nga ana e tij, shefi i shtabit të Zelensky, Andriy Yermak, u kërkoi aleatëve të Ukrainës më shumë sisteme mbrojtëse dhe bëri thirrje që vendi të anëtarësohet në NATO .

Etiketa: 7 te vrareLufta në Ukrainëraketat ruse

Lajme të lidhura

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?
Breaking Views

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Para
Dita e dytë e turit Ballkanik, kryeministri Rama takon presidentin serb Vuçiç në mbrëmje

Dita e dytë e turit Ballkanik, kryeministri Rama takon presidentin serb Vuçiç në mbrëmje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?
Breaking Views

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26

Protesta pas heqjes së subvencionit të naftës është shoqëruar me tensione mes vetë fermerëve, ku ata që morën pjesë në...

Lexo më shumë
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com