GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Lufta në Ukrainë/ Trump: Ndoshta do të nisë Lufta e Tretë Botërore

09:55 - 01/08/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Lufta në Ukrainë/ Trump: Ndoshta do të nisë Lufta e Tretë Botërore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Donald Trump  e quajti edhe një herë hetimin për lidhjet e mundshme të fushatës së tij zgjedhore të vitit 2016 me Rusinë një mashtrim, ndërkohë që e lidhi gjithashtu skandalin Russiagate me pushtimin e mëvonshëm të Ukrainës nga Moska.

Në një artikull në Newsweek, ish-presidenti amerikan akuzoi armiqtë e tij politikë për një komplot që synonte shfarosjen e tij politike. Siç theksoi ai, ky komplot shkaktoi shkatërrime të pallogaritshme, me viktima jo vetëm të tij, por kryesisht të qytetarëve amerikanë, duke cenuar shtetin demokratik dhe sigurinë e vendit. Sipas Trump, “histeria masive” e shkaktuar nga hetimi është pjesërisht përgjegjëse për vendimin e Rusisë për të hyrë në një konflikt që mund të përfundojë në Luftën e Tretë Botërore.

“Një sërë zyrtarësh në nivelet më të larta të qeverisë sonë, në bashkëpunim me kandidaten e tyre të zgjedhur, Hillary Clinton, dhe aleatët e tyre në media organizuan një tentativë de facto grusht shteti të njohur si mashtrimi rus,” tha Trump duke sulmuar edhe një herë kundërshtaren  e tij demokrate në zgjedhjet e 2016.

Duke cituar një raport nga këshilltari special Joe Durham që u publikua në maj, i cili tha se FBI nuk duhet ta kishte nisur kurrë atë hetim, Trump, i cili do të kërkojë sërish nominimin republikan për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme pavarësisht nga pengesat e tij ligjore foli edhe për Rusinë.

“Në një kohë kritike kur duhet të reduktonim tensionet me Moskën, mashtrimi rus ndezi histerinë masive që e çoi Rusinë drejt në krahët e Kinës. Në vend që të kishim një marrëdhënie më të mirë me Rusinë si ajo që po përpiqesha të ndërtoja, tani jemi në një luftë proxy me të, e nxitur pjesërisht nga efektet e vazhdueshme të delirit Russiagate.

Ukraina është shkatërruar plotësisht, njerëz të panumërt kanë vdekur, madje mund të shkojmë drejt Luftës së Tretë Botërore”.

Trump pohoi në shkrimin e tij se ish-presidenti i SHBA-së Barack Obama dhe zëvendës presidenti i atëhershëm (dhe presidenti aktual i SHBA-së) Joe Biden ishin informuar mbi planin e Hillary Clinton në verën e vitit 2016 për të “demonizuar Trumpin”, duke krijuar një skandal për mbështetjen e supozuar  të fushatës së tij zgjedhore nga shërbimet sekrete të Rusisë.

Etiketa: Donald TrumpLuftaUkraine

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Rama ofendoi deputetët demokratë në Kuvend/ Paloka: E kanë rrahur dhe tallur kur…

Paloka: Rama rrit taksat e më pas ble votat e zgjebarakëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…
Breaking Views

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…

15:55 - 03/04/26

U prezantua si takim për punët e bashkive, por në fakt, ishte një mbledhje në kuadër të fushatës elektorale, që...

Lexo më shumë
Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë

Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë

15:26 - 03/04/26
PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:41 - 03/04/26
Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com