GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Jemi të vetëm, vendet më të fuqishme po shikojnë nga larg

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Jemi të vetëm, vendet më të fuqishme po shikojnë nga larg
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një video-mesazh të ri të premten në mëngjes, kërkoi rezistencë ndaj pushtimit rus dhe kritikoi aleatët e Ukrainës për herë të dytë në vetëm pak orë. Zelensky në hapje të fjalimit tha se ky është mëngjesi i dytë i luftës gjithëpërfshirëse.

“Këtë mëngjes, ne po mbrojmë vendin tonë të vetëm. Ashtu si dje, vendet më të fuqishme në botë, po shikojnë nga larg. Rusia u godit me sanksione dje, por këto nuk janë të mjaftueshme për të larguar këto trupa të huaja nga toka jonë”, tha ai në një video në Facebook.

Zelensky shtoi se populli ukrainas po vazhdon të rezistojë, “duke demonstruar heroizëm të vërtetë. Armiku u ndalua në shumicën e drejtimeve. Ka luftime që po zhvillohen … Ne nuk do të lodhemi. Në orën 4 të mëngjesit, forcat ruse vazhduan të lëshonin sulme me raketa në territorin e Ukrainës. Ata thonë se kanë në shënjestër vetëm objektet ushtarake, por këto janë gënjeshtra. Në fakt, ata nuk e dallojnë se ku veprojnë”, tha Zelensky.

Kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko tha në një postim në Twitter të premten në mëngjes se tre persona u plagosën, njëri prej të cilëve është në gjendje kritike si rezultat i një rrënoje që goditi ndërtesën e banimit 7-A në rrugën Koshitsya.

 

Etiketa: RusiUkraine

Lajme të lidhura

Nga ekzekutimi i shqiptarit te vrasja e policit belg, çfarë i lidh dy atentatet që tronditën Brukselin?
Aktualitet

Nga ekzekutimi i shqiptarit te vrasja e policit belg, çfarë i lidh dy atentatet që tronditën Brukselin?

10:13 - 12/11/26
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta
Botë

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Para
Zjarr në Durrës, një banesë përfshihet nga flakët

Zjarr në Durrës, një banesë përfshihet nga flakët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365
Breaking Views

Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

22:15 - 12/11/26

Mijëra përdorues në mbarë botën janë përballur me probleme në përdorimin e shërbimeve të Microsoft, pas një ndërprerjeje që preku...

Lexo më shumë
Pr/ligji për sponsorizimet: Zbritet deri 30% nga tatim-fitimi! Qeveria: Totali i sponsorizimeve deri 22 mln euro!

Pr/ligji për sponsorizimet: Zbritet deri 30% nga tatim-fitimi! Qeveria: Totali i sponsorizimeve deri 22 mln euro!

21:45 - 12/11/26
Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik

21:15 - 12/11/26
Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar

20:30 - 12/11/26
Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare

Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare

20:16 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com