GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderët e pastrimit, Kapri me nipin e Sadri Abazit, kundër Mirit

15:17 - 15/11/22
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Pazaret e bashkive po përplasin bizneset e privilegjuara, kush e kush të kapë më parë tenderët miliona eurosh të pastrimit.

Pazaret e bashkive po përplasin bizneset e privilegjuara, kush e kush të kapë më parë tenderët miliona eurosh të pastrimit.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pazaret e bashkive po përplasin bizneset e privilegjuara, kush e kush të kapë më parë tenderët miliona eurosh të pastrimit. Në prokurimet e fundit gara bëhet mes Arbër Abazit, nipit të Sadri Abazit, Luan Kaprit dhe Elvis Mirit. Këtë herë sherri bëhet për tenderin me Nr. REF-35239-07-04-2022, me objekt: “Shërbimi i Pastrimit dhe largimit të mbeturinave për Bashkinë Vorë”. Fondi për të cilin po bëhet lufta është 273.460.221 ose 2.7 miliardë lekë. Dhe nuk janë pak, se aq para xhirohen vetëm për pak muaj pastrim.

Ky tender në kohën që është shpallur fituesi, u klasifikua si prokurim me “Red Flag”, për shkak të mungesës së konkurrencës. “V.A.L.E. RECYCLING” në pronësi të Elvis Miri në bashkëpunim me firmën KURORA në pronësi të Servet Dedjes, që kishin paraqitur ofertën më të lartë sërish e fituan.

Në garë ishin edhe kompania “Rej shpk” e Luan Kaprit, si dhe firma  “Alko Impex General Construction” në pronësi të Arbër Abazit. Pavarësisht shkeljeve të evidentuara asnjë masë nuk u mor për pezullimin e këtij tenderi. Ndërsa sot pas 4 muajsh, çështja ka mbërritur deri në Komisionin e Prokurimit Publik, ku Abazi dhe Kapri e kanë denoncuar tenderin.

Të dy ankimuesit shprehen se Bashkia Vorë ka vendosur në tender kriteret të cilat janë diskriminuese dhe burokratike. Që në fakt edhe ligji për prokurimet i përjashton. Për shembull;  Kompania e Abazit është skualifikuar nga gara me justifikimin se nuk ka dorëzuar dokument për disponim makine teknologjike me pajisje të veçantë për larjen e kontejnerëve. Ndërsa kompania “Rej shpk” është skualifikuar me justifikimin se nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion për disponimin  e mjeteve.

Për të dyja rastet, pas shqyrtimit të dokumenteve Komisioni i Prokurimeve Publike konstatoi se kemi të bëjë me abuzim me kritere diskriminuese. Prandaj në fund kërkoi që të pranojë kërkesat, si dhe të bëhet rivlerësimi i ofertave për të  gjithë operatorët.

Lufta për tenderët

Luan Kapri dhe Arbër Abazi janë edhe vetë autorë të abuzimeve me tenderat. Ata kanë dy kompani që kanë fituar me dhjetëra tenderë pa garë. Madje edhe raste kur dy biznesmenët kanë ankimuar njeri-tjetrin. Vetëm një javë më parë, Gijotina.com publikoi abuzimet që janë bërë me tenderin për “Shërbimi i pastrimit të qytetit Kavajë dhe Njësive Administrative Synej, Luz i Vogël e Helmas”.

Ky tender është fituar pa garë nga Alko Impex General Construction”, e Arbër Abazit. Pas shpalljes së fituesit prokurimi është ankimuar nga Korsel shpk & Cogren shpk fillimisht, më pas edhe nga Kompania Rej shpk. Edhe në këtë rast KPP ktheu mbrapsht tenderin për rivlerësim, pas shkeljeve që konstatoi. Të gjitha këto kompani kanë qenë ofertuese në çdo tender për pastrimin. Prandaj grinden se kush të fitojë kontratën.

Në mes tyre përfshihet edhe kompania “V.A.L.E. RECYCLING” në pronësi të Elvis Mirit. E cila është cilësuar si një kompani e dyshimtë, duke pretenduar se pas saj fshihen personazheve të fuqishëm shqiptarë që preferojnë të qëndrojnë në background, që kanë mbuluar pastrimin e disa bashkive apo edhe eliminimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore.

Shumë procedura prokurimi publike, i jepen kësaj  kompanie në shkelje të gjithë rregullave të tenderëve publikë. Procedura e radhës i është dhënë nga Spitali Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koco Gliozheni” Tiranë. Ka si objekt: “Eliminimi i mbetjeve të rrezikshme spitalore”, me vlerë 140 milionë lekë dhënë kësaj kompanie duke skualifikuar të gjithë operatorët konkurrues në garë. Pra, autoriteteve dhe bizneseve nuk i interesojnë cilësia e shërbimeve ndaj qytetarëve, por vetëm xhepi i tyre.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

Etiketa: Elvis Miritkryesore2Luan KapriSadri Abazit

Lajme të lidhura

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës
Breaking Views

Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës

15:04 - 15/12/25
Para
Makina përplas kalimtaren në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital

Makina përplas kalimtaren në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?
Aktualitet

Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?

14:15 - 18/12/25

Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit i kanë sekuestruar telefonin Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës. Kujtojmë...

Lexo më shumë
Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

13:59 - 18/12/25
Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

13:45 - 18/12/25
Aksident në Korçë, “Benzi” përmbyset në mes të rrugës

Aksident në Korçë, “Benzi” përmbyset në mes të rrugës

13:29 - 18/12/25
Akuzon Bardhi: Si po u fsheh Peleshi deputetëve dosjen e SPAK, ia ka dhënë Belindës!

Akuzon Bardhi: Si po u fsheh Peleshi deputetëve dosjen e SPAK, ia ka dhënë Belindës!

13:00 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com