GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

LUFTA/ Përfundon raundi i dytë i bisedimeve me Rusinë, reagon Ukraina

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Luftë apo Paqe? Nis raundi i dytë i bisedimeve Ukrainë-Rusi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka përfunduar raundi i dytë i bisedimeve mes Kievit dhe Moskës. Ukraina thotë se bisedimet e paqes nuk kanë përfunduar siç kishte shpresuar – por raundi i tretë i planifikuar së shpejti. Të dyja palët kanë rënë dakord për korridoret humanitare për civilët.

“Ne kemi diskutuar tërësisht tre pika – ushtarake, ndërkombëtare dhe humanitare, dhe e treta është një çështje e një rregullimi politik të ardhshëm të konfliktit. Të dy pozicionet janë të qarta dhe të shkruara. Arritëm të biem dakord për disa prej tyre, por gjëja kryesore për të cilën arritëm një marrëveshje sot ishte çështja e shpëtimit të civilëve që u gjendën në një zonë përplasjeje ushtarake. Ministritë ruse dhe ukrainase të mbrojtjes ranë dakord për sigurimin e korridoreve humanitare për civilët dhe për një armëpushim të mundshëm të përkohshëm në zonat ku po ndodh evakuimi”, tha Medinsky për mediat.
Bisedimet zgjatën dy orë e gjysmë.

Ndërkohë, një negociator ukrainas tha të enjten se bisedimet nuk dhanë asnjë rezultat që i nevojitej Ukrainës, por ai tha se ekziston një “zgjidhje vetëm për organizimin e korridoreve humanitare”.

“Rundi i dytë i negociatave ka përfunduar. Fatkeqësisht, rezultatet që i duhen Ukrainës nuk janë arritur ende. Ekziston një zgjidhje vetëm për organizimin e korridoreve humanitare,” tha zyrtari i lartë ukrainas Mykhailo Podolyak në një postim në Twitter.

 

Një tjetër anëtar i delegacionit rus, Leonid Slutsky, tha për Russia24 se të dyja palët kanë rënë dakord për raundin e tretë të bisedimeve, i cili do të ndodhë në “të ardhmen më të afërt”.

 

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se raundi tjetër i bisedimeve do të zhvillohet në fillim të javës së ardhshme.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha në një intervistë për CNN se ishte i gatshëm për një dialog të drejtpërdrejtë me atë rus, Vladimir Putin.

“Ejani të flasim për këtë, është e nevojshme të ndalet lufta”, tha ai.

“Uluni me mua. Vetëm jo 30 metra larg si me presidentin francez Emmanuel Macron,” shtoi ai.

Ai iu referua takimit të Putin me Macron një muaj më parë, ku ishin ulur në një tryezë 30 metra larg njeri- tjetrit.

Qëllimi minimal i Kievit është të krijojë korridore humanitare – rrugë për civilët për t’i shpëtuar zonave të goditura nga konflikti, sipas negociatorit ukrainas Davyd Arakhamia, i cili më herët postoi një përditësim të shkurtër në Facebook, para helikopterit me të cilin u nis drejt Bjellorusisë.

Ndërkohë, Rusia sipas ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov ka tre kërkesa të qarta:

Ukraina duhet të “çmilitarizohet” dhe “denazizohet” (të bëhet neutrale)

Krimea – gadishulli jugor i Ukrainës i aneksuar nga Moska në 2014 – të njihet nga Kievi si pjesë e Rusisë

Dy rajone separatiste në Ukrainën lindore – Republika Popullore e Donetskut dhe Republika Popullore e Luhanskut – të njihen zyrtarisht.

 

Etiketa: Kryesore1RusiUkraine

Lajme të lidhura

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve
Botë

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26
BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve
Botë

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve

15:29 - 14/11/26
SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar
Botë

SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar

08:40 - 14/11/26
Para
“Ukrainasit dhe rusët janë një popull”, Putin takim me Këshillin e Sigurimit: Civilët po përdoren për mburojë

“Ukrainasit dhe rusët janë një popull”, Putin takim me Këshillin e Sigurimit: Civilët po përdoren për mburojë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë
Sport

Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë

14:13 - 15/11/26

Plani i trajnerit Rolando Maran ndaj Bjellorusisë është prishur. Shkak është bërë mungesa e Ernest Muçit te Kombëtarja, ndërsa sfida...

Lexo më shumë
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë

Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë

13:45 - 15/11/26
Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave

Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave

13:23 - 15/11/26
Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

12:51 - 15/11/26
Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullim

Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullim

12:17 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com