GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lufta Rusi-Ukrainë, ja pasojat që lë në Shqipëri

17:48 - 24/02/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Lufta Rusi-Ukrainë, ja pasojat që lë në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorët në Kiev këtë mëngjes po furnizonin makinat me benzinë dhe po përpiqeshin të largohen nga qyteti, vetëm disa orë pasi presidentieus Vladimir Putin hyri me tanke mbi bjellorusi.

Realiteti i luftës u shfaq sot për shumë banorë ukrainas, të cilët nuk e besonin se Putini do të hapte luftë në të vërtetë. Shumë prej tyre tani po nxitojnë drejt kufirit perëndimor për t’i shpëtuar tankeve në hyrje.

Fëmijët janë ata që po e përjetojnë më keq këtë situatë të rëndë, ndërsa prindërit po përpiqen t’i qetësojnë me çdo kusht.

Vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara kanë filluar të vendosin sanksione në përgjigje të veprimeve të Rusisë. Një vorbull përpjekjesh diplomatike në javët e fundit deri më tani nuk ka arritur të qetësojë tensionet në rajon.

Por si ndikon lufta Rusi-Ukrainë në vendin tonë?

Pasojat e para nisën të shihen në turizmin shqiptar. Menjëherë pas tensioneve, nisën anulimet e fluturimeve nga turistët që priteshin të vizitonin Shqipërinë. Shqipëria parashikojej të ishte sërish një destinacion i rëndësishëm për turistët nga Rusia dhe Ukraina në vitin 2022, ashtu siç kanë bërë edhe vitet e kaluara.

Sipas të dhënave nga TIA, vitin e shkuar, në korrik- gusht fluturuan drejt Rinasit dhe anasjelltas, 38.5 mijë pasagjerë nga Ukraina, ose 65% më shumë se e njëjta periudhë e para pandemisë. Turistët nga Ukraina zunë 22% të lëvizjeve me charter dhe ishin grupi i dytë më i madh pas polakëve.

Besnik Vathi, drejtues i agjencisë turistike ATHS, sipas eksperiencës së gjatë në treg, ka treguar për “Monitor” se kjo luftë mendohet të ketë pasoja katastrofike, në të gjithë tregjet turistike që ukrainasit përbëjnë pjesën maxhoritare.

Rrahman Kasa, nga Unioni Turistik Shqiptar, thotë se, për shkak të përshkallëzimit të konfliktit Rusi-Ukrainë, efekti negativ nuk qëndron vetëm te anulimi i prenotimit , por te skema si funksionojnë prenotimet.

“Partnerët ndërkombëtarët kanë disa kontrata garancie që kanë paguar 20- 40 % të ofertës turistike si parapagim, ky mendoj se është problemi kryesor. Ata janë të shqetësuar për paratë e tyre dhe për vijim e marrëdhënieve me klientët e tyre dhe gjithashtu, marrëdhëniet e partneritetit mes strukturave akomoduese, agjencive partnere etj. Pra prenotimet anullohën atje dhe mund të ketë efekt zinxhir, pasi mund të kërkojnë paratë mbrapsht dhe strukturat turistike në vend do të gjendeshin në vështirësi. Në situata krizash ka ndodhur, e ka treguar rasti i Tërmetit apo edhe situata pandemike”- përfundon z. Kasa.

Lufta Rusi-Ukrainë ndikoi menjëherë edhe në rritjen e çmimit të naftës!

Pas sulmit, treguesi referencë i naftës europiane Brent shkoi mbi 105 dollarë për fuçi për herë të parë që nga viti 2014.

Sipas “Monitor”, aktorët e tregut janë shprehur se Shqipëria në bazë të ligjit, ka rezerva për tre muaj. Nëse situata përshkallëzohet atëherë çmimet e naftës do të vijojnë rritjen dhe e gjithë vëmendja do të jetë se çfarë drejtimi do të marrë konflikti.

Aktualisht në tregun vendas, nafta është në nivele rekord prej 192-194 lekë. Rishikimi i fundit është bërë kur nafta në bursa tregtohet me rreth 90 dollarë për fuçi. Importuesit pohojnë se nëse tendenca rritëse vazhdon në bursa, shtrenjtimi i mëtejshëm i karburanteve në vend është i pashmangshëm.

Etiketa: LufteRusiUkraine

Lajme të lidhura

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI
Aktualitet

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë
Aktualitet

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Para
“Ktheu luftën në Evropë”/ Udhëheqësit e G7 dënojnë ashpër Putinin: E ka vënë veten në anën e …

“Ktheu luftën në Evropë”/ Udhëheqësit e G7 dënojnë ashpër Putinin: E ka vënë veten në anën e ...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI
Aktualitet

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25

Shpëtim Çeliku, i cili vuante dënimin në një burg të sigurisë së lartë, ka ndërruar jetë rreth orës 08:10 në...

Lexo më shumë
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com