GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Lufta/ Rusia po trajton ushtarë afganë elitarë, ja paga që do ju ofrojë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Lufta/ Rusia po trajton ushtarë afganë elitarë, ja paga që do ju ofrojë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ushtarët e njësive speciale afgane, që kanë luftuar përkrahë trupave amerikane, por që kanë ikur në Iran për tërheqjes së SHBA-së vitin e kaluar, tani po rekrutohen nga ushtria ruse për të luftuar në Ukrainë, thanë për agjencinë Associated Press tre ish-gjeneralë afganë. Ata thanë se Rusia dëshiron të rekrutojë mijëra ish-komando elitare afganë “në legjionin e huaj”, duke u ofruar pagesë mujore prej 1.500 dollarësh duke u ofruar strehim për ta dhe familjet e tyre dhe garanci se nuk do të dëbohen për në Afganistan, ku shumë besojnë se do të përballeshin me vdekje në duart e talibanëve.

“Ata nuk duan të shkojnë në luftë, por nuk kanë zgjidhje tjetër”, tha njëri prej gjeneralëve, Abdul Raof Arghandiëal, duke shtuar se dhjetëra komando në Iran, me të cilët ai ka komunikuar përmes mesazheve, kanë frikë se do të dëbohen për në Afganistan. “Më jep një zgjidhje? Çfarë duhet të bëjmë? Nëse kthehemi në Afganistan talibanët do të na vrasin”.

Arghandiëal tha se rekrutimi i komandove po udhëhiqet nga grupi i mercenarëve Ëagner. Gjenerali tjetër, Hibatullah Alizai, që ishte shef i ushtrisë afgane para se talibanët të merrnin pushtetin, tha se përpjekjet për rekrutim po ndihmohen edhe nga ish-komandantët e forcave speciale afgane që jetojnë në Rusi dhe flasin gjuhën ruse.

Raportimet për rekrutime vijnë pas paralajmërimeve nga ushtarët amerikanë që kanë luftuar me forcat speciale afgane se talibanët do t’i vrasin këta ushtarë nëse i bashkohen armiqve të SHBA-së vetëm për të shpëtuar veten.

Një raport i Partisë Republikane në SHBA, i publikuar në gusht, paralajmëronte veçanërisht për rrezikun se komandot afganë – të trajnuar nga forcat amerikane – mund të ofrojnë informacione grupit militant, Shteti Islamik, Iranit apo Rusisë për taktikat e ushtrisë amerikane. Në raport po ashtu thuhej se ekziston rreziku që këta ushtarë t’iu bashkohen në luftë këtyre shteteve dhe grupeve.

Po ashtu, raportimet për rekrutimin e afganëve vijnë në kohën kur forcat ruse po përballet me përparimet ushtarake të Ukrainës, duke shtyrë presidentin rus, Vladimir Putin – që urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt – të shpallte një mobilizim ushtarak, duke detyruar pothuajse 200.000 rusë të iknin nga shteti me qëllim që t’i shmangeshin mobilizimit.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë nuk është përgjigjur për koment për këtë çështje. Ndërkaq, një zëdhënës i Yevgeny Prigozhin, i cili së fundi e ka pranuar se është themelues i grupit Ëagner, ka hedhur poshtë pretendimet se ky grup po rekruton ish-ushtarë afganë, duke e cilësuar këtë ide si “të çmendur”. /Rel/

Etiketa: afganetpagatRusia

Lajme të lidhura

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Para
Negocoi me grupin e Berishës, këto janë 6 propozimet e Gazment Bardhit

Negocoi me grupin e Berishës, këto janë 6 propozimet e Gazment Bardhit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja
Breaking Views

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja

21:00 - 09/11/26

Projektligji i depozituar në Kuvend nga socialistët parashikon një sistem të ri tarifimi për përdorimin e rrjetit rrugor kombëtar. Automjetet...

Lexo më shumë
Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

20:52 - 09/11/26
Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

20:44 - 09/11/26
Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

20:30 - 09/11/26
Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

19:35 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com