GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Lufta/ Ukraina: Qëllimi ynë, të çlirojmë gjithë vendin nga pushtimi rus

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Lufta/ Ukraina: Qëllimi ynë, të çlirojmë gjithë vendin nga pushtimi rus
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ukraina ka deklaruar se synon të çlirojë të gjithë territorin e saj pas nisjes së një kundërofensivë të shpejtë, por i bëri thirrje Perëndimit të përshpejtojë dërgesat e armëve për të mbështetur përparimin e forcave ukrainase.

Pasi Moska braktisi bastionin e saj kryesor në Ukrainën verilindore të shtunën, duke shënuar humbjen e saj më të keqe që nga ditët e para të luftës, trupat ukrainase kanë rimarrë dhjetëra qytete në një kthesë dramatike në terren.

Luftimet vazhdojnë ende në rajonin verilindor të Kharkivit, tha sot zëvendësministrja e Mbrojtjes Hana Maliar, duke shtuar se forcat ukrainase po bëjnë përparim sepse motivimi i tyre është i lartë dhe operacioni i tyre i planifikuar mirë.

“Qëllimi është çlirimi i rajonit të Kharkiv dhe më gjerë – i gjithë territori në kontrollin e Federatës Ruse,” tha një zyrtar nga një qendër kritike e furnizimit ushtarak, e cila është marrë në kontrollin e forcave ukrainase dhe ndodhet 74 kilometra në juglindje.

Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Perëndimi duhet të përshpejtojë dërgesat e sistemeve të armëve dhe u bëri thirrje aleatëve të Ukrainës që të “rrisin bashkëpunimin për të mposhtur terrorizmin rus”.

Forcat e armatosura të Ukrainës nuk raportuan asnjë përparim të ri sot, duke thënë se forcat ruse po bombardonin pjesë të rajonit të Kharkiv-it të rimarrë nga Ukraina dhe po sulmonin më tej në jug në rajonin e Donetskut, të cilin Moska po përpiqet ta pushtojë.

Ukraina ka zmbrapsur sulmet në rajonin e Donetskut, tha shtabi i saj i përgjithshëm, ndërsa Denis Pushilin, kreu i Republikës separatiste Popullore të Donetskut, tha se forcat e tij po zmbrapsnin sulmet ukrainase dhe se ai besonte se situata do të përmirësohej.

Serhii Gaidai, guvernatori ukrainas i rajonit fqinj të Luganskut, të cilin Moska e ka kapur, tha se një ofensivë e madhe ukrainase mund të ndodhë edhe sot atje.

Etiketa: LuftaRusiaukraina

Lajme të lidhura

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria?
Aktualitet

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria?

14:52 - 13/11/26
Spanja në këmbë kundër krizës së banesave, 4 milionë punëtorë paralizojnë vendin: Qiratë po na “gëlltisin” pagën!
Botë

Spanja në këmbë kundër krizës së banesave, 4 milionë punëtorë paralizojnë vendin: Qiratë po na “gëlltisin” pagën!

10:40 - 13/11/26
Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij
Botë

Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij

09:49 - 13/11/26
Para
“Të paktën 49 ushtarë armenë të vrarë”, kryeministri i Armenisë: Nuk është numri final i viktimave

“Të paktën 49 ushtarë armenë të vrarë”, kryeministri i Armenisë: Nuk është numri final i viktimave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta/ Zyrtarja e DASH takon Marjana Koçekun dhe dy përfaqësues të opozitës
Breaking Views

Protesta/ Zyrtarja e DASH takon Marjana Koçekun dhe dy përfaqësues të opozitës

19:02 - 13/11/26

Zyrtarja e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe përgjegjëse për Shqipërinë, Sarah Hutchison, ka zhvilluar një takim me tre përfaqësues të...

Lexo më shumë
Moti i keq, rënie gurësh në aksin Margegaj-Valbonë, ndërprerje e energjisë elektrike në Kukës, Has dhe Tropojë

Moti i keq, rënie gurësh në aksin Margegaj-Valbonë, ndërprerje e energjisë elektrike në Kukës, Has dhe Tropojë

18:38 - 13/11/26
“Mali i Zi drejt finishit”/ Integrimi në BE, Kaja Kallas e rendit Shqipërinë me Moldavinë dhe Ukrainën

“Mali i Zi drejt finishit”/ Integrimi në BE, Kaja Kallas e rendit Shqipërinë me Moldavinë dhe Ukrainën

18:25 - 13/11/26
Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore

Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore

18:01 - 13/11/26
Qëlloi me armë dy persona në Londër, 15 vite burg për shqiptarin /EMRI

Qëlloi me armë dy persona në Londër, 15 vite burg për shqiptarin /EMRI

15:51 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com