GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Lufta Ukrainë-Rusi solli krizë/ Si mund ta ndalë Evropa rritjen e çmimeve të energjisë?

16:02 - 06/09/22
në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
Lufta Ukrainë-Rusi solli krizë/ Si mund ta ndalë Evropa rritjen e çmimeve të energjisë?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkimi Europian është duke përgatitur plane emergjente për të kufizuar rritjen e çmimeve të energjisë.

Blloku europian është duke analizuar edhe mundësinë e ndarjes së çmimeve të energjisë nga çmimet në rritje të gazit, por edhe reforma tjera afatgjata, me qëllim të sigurimit që çmimet e energjisë reflektojnë energji të ripërtërishme më të lirë. Ministrat e Energjisë nga vendet e BE-së, do të takohen më 9 shtator për të diskutuar si të menaxhojnë situatën me çmimet në rritje të energjisë.

Çmimet e energjisë në Europë janë rritur prej vitit të kaluar, por rritja më e madhe është vërejtur pas luftës së Rusisë në Ukrainë, periudhë kur Rusia ka kufizuar furnizimet me gaz në kontinent. Qeveritë evropiane kanë akuzuar Moskën se po përdor energjinë për të shantazhuar Perëndimin, i cili ka sanksionuar Rusinë, pas nisjes së luftës.

Gjiganti rus, Gazprom ka thënë se ndërprerja e furnizimit është pasojë e sanksioneve të Perëndimit dhe çështjeve tjera teknike. Ndryshimi i sistemit të energjisë brenda BE-së mund të jetë proces kompleks dhe i gjatë, pasi tregtimi i energjisë brenda kufijve të bllokut ka marrë dy dekada kohë për të marrë formën e vet.

Megjithatë, ligjvënësit janë duke garuar për të gjetur një zgjidhje afatshkurtër.

Pse lidhet çmimi i rrymës me gazin?
Në sistemin e energjisë brenda BE-së, çmimi me shumicë i energjisë elektrike përcaktohet kur termocentrali i fundit të plotësojë kërkesën e përgjithshme.

Centralet me erë, ato bërthamore, të thëngjillit dhe gazit, por edhe gjeneratorë tjerë janë pjesë e këtij tregu. Sistemet që krijojnë energji me burimet më të lira janë të parat në listë, të përcjella nga burime më të kushtueshme sikurse gazi.

Centralet me gaz shpesh e përcaktojnë çmimin në këtë sistem. Ideja e këtij sistemi është që, meqë të gjithë gjeneratorët e shesin energjinë në të njëjtën kohë, gjeneratorët që prodhojnë energji të ripërtërishme përfundojnë me fitim më të madh. Kështu, Europa synon të nxisë më shumë investime në këtë lloj të energjisë, edhe për shkak të përmbushjes së synimeve për luftim të ndryshimeve klimatike.

Shtetet sikurse Spanja, kanë thënë se sisteme të tilla janë të padrejta.

Çmimet e gazit janë rritur pasi Rusia ka zvogëluar furnizimet drejt Evropës, por edhe për faktin se bota është në garë për mospërdorim të gazit rus.

Kjo situatë ka rezultuar me rritje të çmimeve të energjisë që kanë burim gazin dhe si përfundim janë rritur faturat e konsumatorëve. Kontrata standarde energjisë në Gjermani për vitin 2023 është rritur në nivel rekord, përkatësisht në 1.050 euro për megavat në orë.

Kjo shifër është 14 herë më e madhe sesa një vit më parë. Faktorë tjerë që kanë ndikuar në rritje të çmimeve të energjisë përfshijnë problemet me centralet bërthamore franceze dhe thatësinë në Evropë.

Si mund të ndryshojë BE-ja çmimet e energjisë?
Shefja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka thënë se BE-ja duhet të ndajë në kategori çmimet e gazit dhe energjisë, por pa ofruar hollësi tjera.

Sipas një dokumenti të Komisionit, të cilin e ka parë agjencia e lajmeve, Reuters, në mesin e propozimeve përfshihet edhe vendosja e një kufiri në çmim për gjeneratorët që nuk punojnë me gaz.

Republika Çeke, e cila aktualisht është në krye të Presidencës së BE-së, ka ofruar propozimet e veta për ministrat e Energjisë, të cilat pritet të diskutohen në takimin e së premtes.

Në to përfshihet një kufi çmimi për gazin e importuar nga vende të caktuara, një kufi çmimi për gazin e përdorur për prodhimin e energjisë elektrike, ose heqjen e përkohshme të termocentraleve me gaz nga sistemi aktual i BE-së për përcaktimin e çmimeve të energjisë elektrike.

Ideja e vendosjes së një kufiri në çmimet e gazit është mbështetur nga Spanja, Belgjika dhe vendet tjera, ndonëse e njëjta është parë me dilema në Austri dhe Gjermani. Franca është në mesin e shteteve që pëlqen idenë e ndarjes së çmimeve të gazit dhe atyre të energjisë. Një mundësi, e propozuar nga kryeministri italian, Mario Draghi, është që shtetet e BE-së të pajtohen për një kufi në çmimin e gazit të importuar nga Rusia.

Kritikët besojnë se një ide e tillë mund ta shtyjë Rusinë që të ndalë plotësisht gazin në Europë.

Një tjetër mundësi që është përmendur parasheh që qeveritë të vendosin kufirin e çmimit të gazit dhe t’u paguajnë kompanive të gazit diferencën midis çmimit të kufizuar dhe çmimit më të lartë të tregut.

Shtetet sikurse Gjermania dhe Holanda kanë hedhur poshtë diçka të tillë, me arsyetimin se fonde të tilla më parë i shpenzojnë për prodhim të energjisë më të pastër dhe më të lirë.

Cilat janë mangësitë potenciale?
Çmimet e larta të gazit mund të nxisin industritë dhe familjet që të zvogëlojnë përdorimin e gazit – diçka që qeveritë po e inkurajojnë, për t’u siguruar se do të ketë gaz të mjaftueshëm për dimër.

Një vendosje e kufirit në çmim mund të nxisë ekonomitë familjare që të mos e kursejnë energjinë.

Disa analistë besojnë se mbështetja financiare për familjet me të ardhura të ulëta, dhe bizneset e goditura më së shumti nga rritja e çmimeve, do të ishte një alternativë më e mirë sesa një rregullim i nxituar i tregut.

Marrë nga REL

Etiketa: Bashkimi EuropiancmimenergjiEvrope

Lajme të lidhura

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë
Aktualitet

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

09:59 - 22/12/25
Spanjë/ Socialistët në pushtet të Sanchez pësojnë një humbje të madhe në zgjedhjet rajonale
Botë

Spanjë/ Socialistët në pushtet të Sanchez pësojnë një humbje të madhe në zgjedhjet rajonale

08:44 - 22/12/25
Armët bërthamore, Putin ofron zgjatjen e traktatit me SHBA-në
Aktualitet

Putini zotohet: S’do të ketë më luftëra nëse Perëndimi e trajton Rusinë me respekt

08:59 - 20/12/25
Para
Deklaratat e Vuçiçit për Kosovën, Sllovenia thërret në bisedë ambasadorin serb

Deklaratat e Vuçiçit për Kosovën, Sllovenia thërret në bisedë ambasadorin serb

Discussion about this post

TË FUNDIT

Altin Dumani i kalon stafetën kreut të ri të SPAK, Klodian Braho
Aktualitet

Altin Dumani i kalon stafetën kreut të ri të SPAK, Klodian Braho

10:38 - 22/12/25

Klodian Braho ka marrë detyrën sot si kryetar i Prokurorisë së Posaçme. Gjatë ceremonisë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Braho...

Lexo më shumë
Aksident në autostradën Beograd-Nish, humb jetën çifti shqiptar

Aksident në autostradën Beograd-Nish, humb jetën çifti shqiptar

10:21 - 22/12/25
PD: Protesta e 11 Korrikut, kundër premtimeve të pambajtura të Ramës

“Kupa u mbush…”, Këlliçi zbulon kërkesën e qytetarëve në prag të protestës së sotme

10:11 - 22/12/25
Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

09:59 - 22/12/25
Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç

Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç

09:33 - 22/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com