GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Luftë influencash për “supën e spitalit”, Qefalia triumfon ndaj Nikolin Jakës

17:50 - 26/05/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Luftë influencash për “supën e spitalit”, Qefalia triumfon ndaj Nikolin Jakës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lidhja politikë-biznes po shndërrohet në një binom fitimprurës për ata që kanë ifluenca. Një ndër to është edhe familja Qefalia, me bazë në zonën e Dajtit në Tiranë, e cila zotëron edhe një biznes të quajtur “Dajti Park 2007”.

Firma, me letra është në emër të z.Lulzim Qefalia, i cili është vëllai i deputetit Xhemal Qefalia. Por, kohët e fundit, kjo firmë që zotëron edhe një resort në zonën e Dajtit në Tiranë, ka filluar të rivalizojë edhe “peshkaqenët” e tenderëve publikë në shëndetësi.

Madje, bëhet fjalë edhe për firmat e Nikolin Jakës, i cili ka fituar me dhjetëra tendera për larje çarçafësh, ushqimin dhe pastrimin e spitaleve. Por, Nikolin Jaka, ashtu si Xhemal Qefalia, ka përdorur anëtarë të familjes. Nëse Xhemali ka futur “në valle” vëllanë, Lulzimin, Nikolini ka futur në “lojë” bashkëshorten e tij, Alma Tafani, e cila zotëron me letra firmën “Sori Al”.

Por, këto familje janë “përplasur” në tenderin e “supës së Spitalit” të Traumës, në Tiranë. Tenderi me vlerë 132 milionë lekë të rinj, ka sjellë akuza të ndërsjella mes firmave, duke hedhur dyshime të mëdha se edhe tenderat e mëparshëm të kësaj firme, kanë qenë fiktive.

 

 

Sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al, në datën 20 maj 2022, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara shpalli fituesin e një tenderi të majmë për ushqimin në Spitalin Ushtarak. Në dokumente thuhet se kjo agjenci famëkeqe, ndaj të cilës kanë pasur disa hetime dhe arrestime të punonjësve dhe drejtuesve, ka lajmëruar se është shpallur fituesi i lotit 1, që bën fjalë për tenderin me objekt “shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi” për Spitalin Universitar të Traumës, me fond 132.776.585 lekë.

Në tender kanë marrë pjesë firmat “DAJTI PARK 2007” me vlerë 102.801.600 lekë dhe “SORI – AL” me vlerë 128.790.026 lekë. Në dokumente thuhet se ka pasur ankesë nga firma “SORI – AL”, teksa çështja ka shkuar deri në Komisionin e Prokurimit Publik. Sipas dokumenteve, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, e ka s’kualifikuar firmën “SORI AL”, për shkak se nuk ka pasur objekte në pronësi apo qira. Pra, s’ka pasur vend ku të ushtrojë aktivitetin!

 

 

“Lufta” mes dy firmave, të cilat kanë nga pas persona të veshur me pushtet politik, shkoi edhe në Komisionin e Prokurimit Publik. Në vendimin e KPP-së, janë analizuar akuzat e secilës kompani. Kështu, firma “Sori Al” është akuzuar se nuk ka ambiente ku ta përgatisë ushqimin. Madje, vendet në Tiranë, Vlorë dhe Berat nuk përmbushin kushtet higjeno-sanitare.

Një akuzë e rëndë, ku KPP ka shkruar se këto akuza duhet të shkojnë për vlerësim në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit. Dhe, nëse vërtetohen atje, duhet të paraqiten si provë në KPP. Nga ana tjetër, firma e zonjës Tafani akuzoi firmën e familjes Qefalia se s’kishte punonjës. Madje, nuk i kishte siguruar. Por, të dyja akuzat, si ndaj firmës “Sori” ashtu edhe ndaj firmës “Qefalia” u rrëzuan në KPP, duke shpallur fituese firmën që ofroi më pak, që në këtë rast është ajo e familjes Qefalia. Pra, dy “peshkaqenë” fondesh publike, të lidhur fortë me politikën, hedhin akuza ndaj njëri tjetrit, duke ngritur dyshime të mëdha se asnjëra prej tyre nuk përmbush kushtet për të marrë pjesë në këto tendera. Por, nëse këto fakte janë publike, përse organet ligjzbatuese nuk fillojnë hetime apo verifikime? Natyrisht, SPAK është angazhuar edhe për tendera me vlerë të vogël, teksa në këtë procedurë, vlera i kalon 1 milionë eurot.

Në fund të vitit 2021, Spitali i Traumës, hapi një tender emergjent, me procedurën me negocim pa shpallje dhe me objekt “shërbim i gatimit dhe shpërndarjes së ushqimit për SUT, për nevoja emergjente”. Fondi limit i këtij tenderi ishte 10.183.671 lekë pa TVSH. Në atë kohë, tenderin emergjent e fitoi firma “SORI AL”. Pra, e njëjta kompani që u s’kualifikua nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara. Firma fitoi me rreth 99 % të fondit limit, ndërsa shërbimin po e kryen deri sa të lidhet kontrata me “Dajti Park”.

Ndërkohë, në kontratën mbi 1 milionë euro, sipas specifikimeve teknike, firma duhet të përgatisë ushqimin sipas kërkesave dhe dietave të përcaktuara nga Spitali Universitar i Traumës. Paketimin dhe ambalazhimin sipas dietave dhe racioneve te kërkuara, transportin e ushqimit, shpërndarjen dhe servirjen e ushqimit. “Shërbimi do të ofrohet gjatë gjithë javës prej ditës së hënë deri ditën e diel sipas vakteve” thuhet në këto dokumente, të cilat kanë edhe 16 dieta, duke filluar nga normalja, për të përfunduar te dieta e mjekut!/Boldnews.al/

 

Etiketa: influencashKryesore1LufteNikolin JakaQefaliaSpitalisupa

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Rekrutonte luftëtarë për ISIS, shqiptari në SHBA rrezikon burgim të përjetshëm

Rekrutonte luftëtarë për ISIS, shqiptari në SHBA rrezikon burgim të përjetshëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të...

Lexo më shumë
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com