GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Luftë me mizat/ Veliaj, çdo muaj 330 mln lekë për dezinfektantë

15:59 - 11/01/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Luftë me mizat/ Veliaj, çdo muaj 330 mln lekë për dezinfektantë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në vend të pastrojë kryeqytetin dhe të vërë në punë inceneratorin, Veliaj shpenzon qindra milionë lekë për dezinfektime çdo muaj. Gijotina.com ka denoncuar më herët disa tenderë abuzivë me dezinfektantë të rrezikshëm. Veliaj vazhdon bën lekë me helmet. Me datën 9 janar 2023, krybashkiaku ka hapur një tjetër tender, me objekt “Blerje preparate për dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim”. Bashkia Tiranë  do të shpenzojë 33 332 320 lekë (të reja)  për këto preparate.

 

Tenderi do të mbyllet me 23 janar 2023 dhe fituesi do të posedojë  këtë  kontratë deri në fund të vitit 2023. Rikujtojmë se tenderët e mëparshëm për këtë shërbim i ka marrë firma “Milifar”, me administrator Albert Metanin. Me këtë objekt, Veliaj hap një tender, pa mbyllur akoma kontratën e nënshkruar me “Milifar”.

Tenderi më i fundit që ka zhvilluar Bashkia Tiranë ishte në fund të muajit tetor 2022, me vlerë 30 milionë lekë të reja dhe parashikohej të zgjaste deri në tetor 2023. Logjikisht kompania fituese duhej të mbulonte pjesën e dezinfektimit dhe deratizimin e qytetit. Mirëpo Veliajt i duhen lekë para fushatës elektorale, gjen lloj lloj tenderësh, si ky i preparateve dezinfektuese, mjafton të xhiroj diku lekë nga arka e bashkisë.

Po të kishte pak nuhatje, SPAK-u do ta kishte ndjerë aromën e këtyre helmeve që vijnë era korrupsion!

Janë disa tenderë të tillë në pak kohë, që Gijotina.com i ka denoncuar: Së pari, duhet të theksojmë se këto preparate vazhdojnë të blihen të pakontrolluara dhe përbëjnë rrezik të lartë për qytetarët. Kujtojmë se, në shtator të 2022 një nga tenderët e Veliajt për dezinfektim është denoncuar pranë Komisionit të Prokurimeve Publike. Ankesa zbulon se tenderi i Bashkisë nuk përcakton detyrimin e marrjes së autorizimit nga Ministria e Shëndetësisë për këto helme të rrezikshme.

Konkretisht, ankimuesi ngre problemin kryesor se për disa nga produktet, tenderi nuk kërkon certifikim, ndërsa për disa të tjera e vendos këtë kusht. Sipas “Albania Distribution Chemicals”, mungesa e këtyre certifikatave mund të sjellë shumë mangësi apo rreziqe nga produkti. Sipas ligjit, produktet që kërkohen nga ky tender kërkojnë me patjetër që furnizuesi të jetë i pajisur me certifikatë.

Nuk kanë kaluar disa muaj nga ai denoncim dhe asnjë institucion përgjegjës nuk ka folur rreth kësaj çështje. Të paktën Ministria e Shëndetësisë duhet ta kishte dëgjuar emrin e saj që i përmendet. Kështu, edhe sot Tirana po dezinfektohet me preparate helmuese, jashtë standardeve, për llogari të korrupsionit të kryebashkiakut Veliaj!

Lexo edhe:Veliaj hap çdo muaj tenderë për dezinfektim, paguan Pëllumb Gjokën

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimAlbert MetaniAPPBashkia TiranedezinfektimEdi RamahelmimkontrollMetaniprepaaterrezikVeliaj

Lajme të lidhura

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?
Breaking Views

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?

19:58 - 04/04/26
Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Para
Detajet/ Alda Klosi blinte sete me diamante në Stamboll

Detajet/ Alda Klosi blinte sete me diamante në Stamboll

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve
Breaking Views

“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve

19:31 - 06/04/26

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e ka cilësuar si të shkëlqyer dhe historik operacionin për shpëtimin e dy pilotëve amerikanë...

Lexo më shumë
Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton  bizneset në qendrën tregtare

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare

19:14 - 06/04/26
Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon me Barin në momentin vendimtar

Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon me Barin në momentin vendimtar

18:53 - 06/04/26
VIDEO/ Shpendi krijon panik në mbrojtje, Çezena përfiton nga autogoli

VIDEO/ Shpendi krijon panik në mbrojtje, Çezena përfiton nga autogoli

18:29 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com