GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Luftë” mes Gjiknurit e Ahmetajt, kush i shkarkon drejtorët në Vlorë

20:00 - 05/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Luftë” mes Gjiknurit e Ahmetajt, kush i shkarkon drejtorët në Vlorë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ngjarjet e fundit që po ndodhin në qytetin e Vlorës, konfirmojnë se aty po zhvillohet një tjetër luftë brenda Partisë Socialiste. Tashmë mund të themi se frontet kanë ndryshuar, ku shënjestra nuk është më Dritan Leli, por Damian Gjiknuri.

Çfarë po ndodh në qytetin bregdetar?
Sipas burime brenda Partisë Socialiste, aty ka plasur një luftë tjetër brenda kësaj strukture. Ashtu si shpeshherë ndodh kur ka ndryshime drejtuesish, duket se emërimi në Vlorë i Ahmetajt ka krijuar një përplasje në distancë me Gjiknurin. Vendosja e Ahmetajt në Vlorë ka shkaktuar polemika, duke i detyruar socialistët të ndahen në dy grupe. I fituar në këtë mes del Kryetari i Bashkisë Dritan Leli, i cili tashmë drejton i qetë postin e tij, pas largimit të Afrim Qëndros dhe Damian Gjiknurit. Madje ai ka fituar dhe “zemrën” e Ahmetajt i cili ka nisur operacionin “fshesa” në këtë qytet.

Në mbledhjen e fundit të kryesuar nga Ahmetaj, ku merrnin pjesë drejtues të sa majtës dhe krerët e institucioneve u dha mesazhi i qartë. Të gjithë drejtorët që nuk bëjnë punën do të pushohen. Kujtojmë këtu se drejtorët janë vendosur pikërisht nga Damian Gjiknuri, duke shkaktuar kështu një luftë mes socialistëve. Ndryshimet kanë nisur duke filluar nga drejtuesit më të lartë e deri tek punëtorët e thjeshtë në administrata.

Pak kohë më parë u bë shkarkimi i kreut të ujësjellësit Shkëlqim Leskaj e në vendin e tij u emërua Elona Hodaj. Mëngjesin e kësaj të premte raportohet se janë pushuar 30 punonjës të këtij institucioni duke i nxjerrë ata në rrugë. Të gjithë punonjësit e pushuar janë vendosur aty nga Afrim Qëndro, i cili ishte mbështetës i Gjiknurit.

Shumë drejtues të tjerë nuk do të jenë më në postet e tyre, një ndryshim i tillë pritet dhe në OSHEE.

Aktualisht ky pozicion mbahet nga Erjon Osmëni, por me ardhjen e Ahmetajt ai nuk do të jetë edhe për shumë kohë në detyrë. Kujtojmë se Osmëni është emëruar me urdhër të Gjiknurit, ndaj tashmë me ardhjen e “tigrit” duhet të japë dorëheqjen. Burime brenda sallës ku u zhvillua mbledhje me delegatët e PS bëjnë me dije se ka pasur replika mes Ahmetajt dhe drejtorit të këtij institucioni. Gjatë komunikimit mes tyre, Ahmetaj e ka vënë në dijeni drejtorin se diçka nuk shkon, duke i dhënë një mesazh se ai është shënjestra e radhës.
Burime konfidenciale thonë se Osmënit i është kërkuar të japë menjëherë dorëheqjen, por ky i fundit nuk ka pranuar me arsyetimin e puna po bëhet me përpikmëri dhe ka besim të plot të Ardian Çelës. Nuk dihet nëse deri në fund do të rezistojë Osmëni apo jo, por një rast i tillë ishte dhe ai në përplasjen Rama-Leli, ku ky i fundit doli fitimtar.
Brenda Partisë Socialiste në këtë qark është kërkuar të ketë një armëpushim mes socialistëve dhe Lelit, i cili u përjashtua nga kryeministri Rama. Madje të pranishmit kanë kundërshtuar këtë kërkesë të Ahmetajt, pasi kryebashkiaku nuk është më pjesë e tyre.

Të gjitha këto veprime të Ahmetajt tregojnë se në këtë qark sundon ai e se të gjitha institucionet do të drejtohen prej tij dhe të zgjedhurve. Mesazhi është se Gjiknuri tashmë i përket të shkuarës

Etiketa: AhmetajGjiknurikryesore2lufte ne PSVlore

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
Para
Do të ketë apo jo luftë në Bosnje? Escobar jep përgjigjen

Do të ketë apo jo luftë në Bosnje? Escobar jep përgjigjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com