GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Luftë në prag të shtëpisë”/ Kur konflikti zgjerohet në qytete e qyteza ruse

07:54 - 20/06/23
në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 5 min
A A
“Luftë në prag të shtëpisë”/ Kur konflikti zgjerohet në qytete e qyteza ruse
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas raportimeve për një mori sulmesh, Sergei ka thënë se ka vendosur që të niset nga shtëpia e tij në Shën Petersburg, për në qytetin rus Belgorod, i cili gjendet vetëm 40 kilometra larg kufirit me Ukrainën.

Atje, ai synon që t’i bashkohet njësitit lokal për mbrojtje territoriale.

Bombardimet dhe sabotazhi e kanë zgjeruar luftën edhe në kufijtë e Rusisë në muajt e fundit, sidomos sulmet e fundit të milicive të ndryshme kundër Moskës, të cilat kanë lënë mbrapa vetes shkatërrim, dhe kanë nxitur përpjekjet më të mëdha për evakuim ushtarak në Rusi, në dekada.

Sergei – sikurse shumica e personave tjerë me të cilët ka biseduar Shërbimi rus i Radios Evropa e Lirë, dhe që kanë insistuar të identifikohen vetëm me emra – ka thënë se ka dashur që t’i bashkohet luftës dhe të luftojë në Ukrainë, mirëpo nuk është pranuar për shkak të sëmundjeve kronike që i janë shfaqur në të 50-at.

Pasi ka dëgjuar për përshkallëzim të sulmeve në kufi, ai ka vendosur të niset nga Shën Petersburgu për të parë nëse njësitet vullnetare për mbrojtje territoriale në Belgorod apo Shebekino – qytezë ruse vetëm 10 kilometra larg kufirit ukrainas – do ta lejojnë t’iu bashkohet.

“Dua të jem i dobishëm”, ka thënë Sergei.

“Dua të ndihmoj në ruajtje të rendit dhe të ofroj mbrojtje kundër sulmeve”.

Shebekino, qytezë me 40.000 banorë, është kthyer në zonë të re lufte, prej intensifikimit të sulmeve brenda Rusisë, përfshirë zonat e banuara me civilë.

Sulmet e kanë zgjeruar luftën në derë të Rusisë, 15 muaj pasi raketat e para ruse e kanë bombarduar Kievin, për të nisur luftën në Ukrainën fqinje.

Guvernatori rajonal i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, ka thënë që më shumë se 2.500 banorë janë evakuuar, si pasojë e sulmeve të fundit, dhe se ata janë dërguar nëpër strehimore të përkohshme, në zona më larg kufirit.

Rreth 4.000 janë evakuuar nga rajoni edhe në fillim të qershorit dhe mijëra të tjerë janë larguar vetë, sipas disa intervistave të realizuara nga Radio Evropa e Lirë.

Numri total i viktimave, si pasojë e sulmeve, nuk dihet, mirëpo zyrtarët kanë thënë që të paktën 13 persona kanë vdekur prej nisjes së bombardimeve në rajonin Belgorod, dhe më shumë se 50 persona janë plagosur.

Linja e frontit në derë të shtëpisë

Në Belgorod, i nxehti i verës ka nisur të shpërndahet dhe shenjat e para të jetës normale vërehen gjithandej: fëmijët luajnë nëpër parqe, pensionistët shesin lule dhe studentët nguten për provime.

Mirëpo frika e nisjes së luftës vërehet te secili.

Radhët e gjata në rrugën Koroleva e deri te Stadiumi Kosmos, vënë në pah personat e prekur nga sulmet, apo ata që janë detyruar të evakuohen nga qytete tjera kufitare.

Në bilborde bëhen thirrje për ofrim të mbështetjes për “operacionin special ushtarak” – shprehje e Moskës për të përshkruar luftën në Ukrainë – bashkë me pamje të zymta të shënimit të Ditës së Fitores në muajin maj.

Jashtë një tende me vullnetarë, një çift shihet me ushqime në duar – burri e ka të veshur një bluzë me shkronjën Z – simbol i luftës së Rusisë, ndërsa gruaja e ka një bluzë me mbishkrimin “Dukem mirë, ndihem mirë”.

Shumë prej atyre që kanë pritur në rend për të marrë ndihma, e mbështesin luftën e Rusisë në Ukrainë, ndonëse disa janë të zemëruar pse forcat ruse janë larguar nga Harkivi, rajoni i Ukrainës, që gjendet në kufi me Belgorodin.

Ajo zonë tani është nën kontrollin ukrainas, dhe zyrtarët rusë kanë thënë se Kievi e shfrytëzon tani atë territor për të nisur sulme.

Për rritje të tensioneve dhe bombardime kufitare mes forcave ukrainase dhe atyre ruse raportohet vazhdimisht, prej kur ka nisur lufta.

Sulmet e fundit në Belgorod raportohet të jenë kryer nga dy grupe paramilitare – Legjioni Rusia e Lirë dhe Trupa Vullnetare Ruse – të cilat pretendojnë se përbëhen nga rusët që luftojnë për kauzën ukrainase.

Grupet kanë thënë se shënjestrojnë vetëm infrastrukturën e sigurisë, dhe e kanë përshkruar luftën e tyre për çlirim të Rusisë nga regjimi i presidentit rus, Vladimir Putin.

Mirëpo materialet e siguruara nga dora e parë shpërfaqin shkatërrimin e zonave të banueshme brenda Rusisë.

Trupa Vullnetare Ruse e ka pranuar se e ka bombarduar zonën e banuar me civilë në Shebekino.

Ukraina e ka mohuar se ushtria e saj është e përfshirë në luftimet në Belgorod.

Megjithatë, ende nuk dihet se si formohen këto grupe dhe kush i furnizon me armë.

Në një tjetër qendër për ndarje të ndihmave, qendër tregtare në Belgorod, radha është shumë e gjatë dhe ec ngadalë.

Disa banorë të Shebekinos kanë thënë të kenë pritur mbi tri orë atje.

“Mund ta shihni se nuk jemi të lumtur”, ka thënë Viktori, një burrë në moshë, i cili ka pritur në rend me ata që janë larguar nga Shebekino dhe tani qëndron te disa familjarë në Belgorod.

“Është nxehtë këtu, askush nuk sjell ujë të pijshëm, nuk ka as mjekë. Qindra njerëz janë lënë këtu në pritje”, ka thënë Viktori.

“Qasja e autoriteteve ka qenë më e mirë ndaj refugjatëve nga Ukraina”.

“Është pothuajse zbrazët tani”

Për Viktorin dhe disa të tjerë në rajon, sulmet në Shebekino – më të mëdhatë në një qytezë ruse prej nisjes së luftës – e kanë bërë të qartë se Moska nuk shqetësohet për fatin e banorëve të asaj zone.

“[Shebekino] ka vdekur. Është pothuajse i zbrazët tani”, ka thënë Viktori.

“Vetëm një person ka mbetur në lagjen time”.

Shumë analistë kanë spekuluar se sulmet në Belgorod janë duke u motivuar nga dëshira për të thyer moralin rus dhe për të zvogëluar mbështetjen e brendshme për luftën në Ukrainë.

Bazuar në udhëtimet e fundit të ekipit të REL-it në Shebekino dhe Belgorod, shumica e banorëve ende e përkrahin luftën në Ukrainë, ndonëse banorët janë të zemëruar me mediat shtetërore ruse.

Qeveria u ka kushtuar pak vëmendje televizive shkatërrimeve në Shebekino, dhe diçka e tillë i ka alarmuar njerëzit.

Disa banorë me të cilët ka biseduar REL-i në Shebekino, janë shprehur të zemëruar me mënyrën sesi moderatorët mezi e kanë shqiptuar emrin e qytezës.

Pavarësisht sulmeve, sondazhet tregojnë se shumica e rusëve nuk po i kushtojnë vëmendje luftës në Ukrainë, apo sulmeve në tokën ruse.

Sipas sondazheve të majit, të kryera nga Qendra e pavarur me bazë në Moskë, Levada, vetëm një në katër rusë janë duke e vëzhguar luftën nga afër dhe kërkojnë informacion tjetër përveç atij të mediave shtetërore, për të kuptuar më shumë për konfliktin.

Pothuajse gjysma e respodentëve kanë thënë se ose mësojnë për luftën në shpejtësi, ose nuk ju intereson fare.

Si përgjigje ndaj sulmeve, autoritetet lokale kanë nisur të ofrojnë 650 dollarë për familjet e prekura nga sulmet.

Shuma e vogël i ka nervozuar ata që presin në linjë për të marrë ndihma.

“Secili mendon për veten”, ka thënë Viktori.

“Njerëzit në Shebekino janë duke vdekur. Neve nuk na duhen sloganet qeveritare”./ REL

Etiketa: LuftaRusiaukraina

Lajme të lidhura

“Non-grata” për Rakipin/ Paloka: Këto janë kot nëse Rama vazhdon të jetë i lirë
Aktualitet

Takimet e Salianjit me demokratët, Paloka: Pa një jave priten ndryshime

18:16 - 06/12/25
Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!
Aktualitet

Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!

17:45 - 06/12/25
Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri
Aktualitet

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

17:28 - 06/12/25
Para

Kursi zyrtar i këmbimit valutor, 20 Qershor 2023

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Non-grata” për Rakipin/ Paloka: Këto janë kot nëse Rama vazhdon të jetë i lirë
Aktualitet

Takimet e Salianjit me demokratët, Paloka: Pa një jave priten ndryshime

18:16 - 06/12/25

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka komentuar situatën brenda opozitës dhe takimet e ish-deputetit Ervin Salianji me demokratët, duke...

Lexo më shumë
Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!

Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!

17:45 - 06/12/25
Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

17:28 - 06/12/25
“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25
U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com