GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

‘Luftë’ për 90 minuta, por Teuta dhe Skënderbeu ndajnë nga një pikë

15:44 - 21/11/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Luftë’ për 90 minuta, por Teuta dhe Skënderbeu ndajnë nga një pikë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në kuadër të javës së nëntë të Superligës Shqiptare u luajt përballja mes Teutës dhe Skënderbeut, me të dyja skuadrat në kërkim të fitores.

Kundërshtarët erdhën në këtë përballje pas fitoreve ku të dy skuadrat janë kualifikuar në Kupën e Shqipërisë, por Teuta në Superligë po përjeton një ‘krizë’ rezultatesh.

Alfred Mensa do të befasonte portën e Teutës, ku shënon golin e tretë sezonal në minutën e 19’, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit Qirko me Skënderbeun që merr kontrollin e takimit.

Minuta e 36’ e takimit do të bënte që Lorenzo Vila të sjellë barazpeshën në stadiumin e Kamzës falë një goli inteligjence duke i dhënë leksione Skënderbeut të Memellit, falë asistit fantastik të Kallakut.

Teuta do të reagonte sërish me Kallakun vetem pak minuta më pas në tentativë për të thelluar avantazhin por i pamundur, me skuadrat që kthehen me rezultatin 1-1 në dhomat e zhveshjes.

Lorenzo Vila do të gjente rrjetën në minutën e 50’, por do duhej të pritej konfirmimi i sistemit VAR, sepse pozicioni i Emiljano Vilës ishte i dyshimtë në gjykimin e kryesorit të ndeshjes.

Pas konsultimit, goli i Vilës vlerësohet i rregullt, duke përmbysur në këtë mënyrë shifrat në fushë me avantazhin 2-1 në favor të Teutës.

Minutat e 70 do të krijonin tensione në fushë për një penallti të pretenduar nga ana e Skënderbeut ku kërkojnë sqarime nga arbitri Enea Jorgji. Daja pretendohet për një prekje topi me dorë, ndërsa në këtë moment ndodh edhe përplasja mes Todorovskit dhe Elvi Berishës në zonën e rreptësisë.

Pas Konsultimit me systemin VAR, trajneri Jorgji  mbyll gjithçka duke e vlerësuar si një pozicion të parregullt, duke lejuar vazhdimin e lojës.

Meilo Bajrami i sapo aktivizuar nga Skënderbeu do të rikthente barazpeshën në fushë, duke shënuar në minutën e 79’, me shifrat që tani shkojnë në 2-2.

Pas këtij barazimi të dyja skuadrat ndanë nga një pikë, me Teutën që avancon lehtshëm në renditjen e përgjithe, duke kaluar Laçin për tu pozicionuar në vendin e katërt, ndërsa Skënderbeu vazhdon të qëndorjë në zonën e kuqe të tabelës.

Etiketa: skenderbeuSuperligaTeuta

Lajme të lidhura

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve
Breaking Views

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

19:39 - 03/04/26
Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje
Breaking Views

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

16:30 - 03/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Para
Çfarë ndodhi mes Kledit dhe të dashurës së tij pas daljes nga BBV?

Çfarë ndodhi mes Kledit dhe të dashurës së tij pas daljes nga BBV?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU
Breaking Views

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

20:18 - 03/04/26

Alarmi i Bashkimit Europian për largimin e menjëhershëm nga tregu të qumështit Aptamil, i cili ka rezultuar i kontaminuar me...

Lexo më shumë
Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

19:39 - 03/04/26
Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com