GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

“Luftë” për laptopin e Presidentit Begaj, regjistrohet denoncimi i katërt për tenderin    

14:28 - 15/05/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
“Luftë” për laptopin e Presidentit Begaj, regjistrohet denoncimi i katërt për tenderin    
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Duket se tenderi për kompjuterat e Institucionit të Presidentit, përveç vlerës monetare është kthyer në një çështje prestigji. Kompanitë pjesëmarrëse po kundërshtojnë ashpër shkeljet e kryera nga stafi i Presidentit Begaj gjatë procedurës së prokurimit.

Presidenti kërkon të ndërrojë laptopin personal dhe disa pajisje të tjera, për të cilat ka ndarë 24 milionë lekë. Për këtë tender, së fundmi është regjistruar denoncimi i katërt.

Konkretisht bëhet fjalë për prokurimin me objekt  ‘Blerje pajisje kompjuterike’. Afati i fundit për paraqitjen e ofertave ishte më 25 mars 2024, por gara ka ngecur për shkak se më parë ishin bërë 3 denoncime në Komisionin e Prokurimeve Publike.

Denoncimi i parë ishte bërë më datë 14 mars 2024 nga firma “Blueprint Technologies”, e cila ngre dyshime se komisioni i Begajt e ka paracaktuar kompaninë fituese, pasi është kërkuar me kaq urgjencë dorëzimi i materialeve kompjuterike.

Ankimuesi thekson se afati 10 ditor për lëvrimin e kompjuterëve është i pamjaftueshëm, sepse janë pajisje që do të merren nga jashtë dhe nuk prodhohen në Shqipëri.

 

Ndërkohë, pa u shqyrtuar akoma ankesa e parë, më datë 18 mars 2024 janë bërë dy denoncime të tjera në KPP.

Sipas të dhënave, firmat  OPTIMA COMMUNICATION dhe “QuantX IT Solutions” pretendojnë se tenderi ka një sërë kriteresh që paralizojnë operatorët për të konkurruar.

Të dyja kompanitë kanë ankesa për kriteret ku kërkohet: vërtetim të pagesës së sigurimeve për 3 punonjës, vërtetimi që këta punonjës janë të regjistruar në këtë kompani të paktën në 6 muaj e fundit. Dhe gjithashtu certifikim për IT të punonjësve, kur në fakt Presidenca në këtë tender nuk kërkon shërbim IT, por vetëm të blejë kompjuterë.

Dhe sapo Begaj ka vazhduar me procedurat duke argumentuar se ka marrë në konsideratë vërejtjet e KP nga ankesat e para, tashmë është bërë një tjetër denoncim.

Në datën 10.05.2024 pranë Komisionit të Prokurimit Publik, është administruar ankimi e operatorit ekonomik “Introvus Solutions” SHPK.  Ky i fundit pretendon se është skualifikuar pa një argument ligjor. AK shprehet se e ka skualifikuar ofertën e tij pasi nuk ka paraqitur një katalog të produkteve siç kërkohej në kritere. Ndërsa ankimuesi shprehet se ka dërguar broshura, po gjithsesi nëse kishte mungesa të katalogëve, ligji e detyron AK që ta vinte ne dijeni për këtë mungesë.

Gjë të cilën Presidenca nuk e ka zbatuar dhe e ka përjashtuar nga lista ofertën e “ Introvus Solutions” SHPK. Për këtë firma në fjalë kërkon rishqyrtimin edhe njëherë të ofertave, duke ngritur pretendimin se Presidenca e ka vendosur me kohë fituesin.

Epo 4 denoncime dhe KPP lejon vazhdimin e procedurave për këtë tender?!

Për një blerje “të vogël” që bën Presidenti i Republikës dhe ka kaq shumë shkelje, imagjinojeni kur Presidenti Begaj të bëjë tendera më të mëdhenj, si për shembull të firmosë rinkstruksionin e selisë! Në fakt, Presidenti Bega ka treguar se është dorëlëshuar me firmat që hedh, sidomos gjatë kohës që ishte shef i Shtabit të Ushtrisë dhe privatët morën sipërfaqe të mëdha që ishin prona të bazave ushtarako detare.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Bajram BegajDenoncimlaptopPresidentitender

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Kërcënoi me armë punonjësit e Task Forcës, arrestohen bashkëpunëtorët

Humbi kontaktet 10 ditë më parë, babai kallëzon zhdukjen e djalit në Gjermani

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

Tashmë prej 1 jave, tentativat e bizneseve për të kryer procedurat e nevojshme nëpërmjet platformës e-Albania, gjatë ditës janë aq...

Lexo më shumë
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com