GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Luftë tregtare apo mashtrim 2 mld USD? Detajet e ekstradimit të bosit turk të kriptomonedhave

11:41 - 22/04/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 6 min
A A
Luftë tregtare apo mashtrim 2 mld USD? Detajet e ekstradimit të bosit turk të kriptomonedhave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në orët e para të mëngjesit të 20 Prillit të këtij viti, biznesmeni turk Faruk Fatih Ozer mbërriti në aeroportin e Stambollit, me prangat që i ishin vendosur që në fillim të fluturimit të tij nga Tirana.

Ai humbi një betejë të gjatë ligjore në Shqipëri për ekstradimin drejt vendit të tij, ku akuzohet për mashtrimin e dhjetra mijëra personave, nëpërmjet kriptomonedhave, në një vlerë totale prej 2 miliardë dollarë.

Diçitura: Faruk Fatih Ozer pas ekstradimit në Turqi

Për autoritetet turke, Faruk Ozer ka krijuar një skemë gjigande mashtrimi on-line. Ndërsa për biznesmenin dhe mbrojtjen e tij, e gjitha është një luftë tregtare që po zhvillohet kundër tij nga rivalët ekonomikë, të mbështetur nga agjencitë ligjzbatuese në Stamboll.

Gjykata e Larta në Shqipëri vendosi përfundimisht në 13 Prill që të lejohet ekstradimi i tij drejt Turqisë, ku duket se, më së paku, ka pasur edhe një interes të shtuar politik.

A ishte ekstradimi e Faruk Ozer një “dhuratë” e shtetit shqiptar për presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan, me të cilin kryeministri shqiptar ka raporte “vëllazërore” apo e gjithë historia është një mashtrim financiar, i cili duhet të shqyrtohet nga drejtësia?

Në këtë moment, të dy versionet janë të pranueshëm.

 

Arrestimi i Faruk Fatih Ozer

Themeluesi i kompanisë “Thodex”, Faruk Fatih Ozer u arrestua në zonën e Palasës, në Himarë, në 30 Gusht të vitit 2022.

Ai kishte mbërritur më herët në Shqipëri, në vitin 2021, por në atë kohë ai nuk ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kur autoritetet shqiptare morën një kërkesë për arrestimin e tij, Faruk Ozer kishte “avulluar”.

Pas disa muajsh kërkime, Policia shqiptare arriti të bjerë në gjurmë të tij dhe e arrestoi në një zonjë luksoze në bregdetin e Jugut.

Në kërkesën për ekstradim të Prokurorisë së Stambollit, datë 26.05.2021 rezulton se faktet në lidhje me kryerjen e veprës penale, përshkruhen:

Në median kombëtare u dhanë lajme se i dyshuari Faruk Fatih Özer kishte mashtruar qytetarët në shumën rreth 2.000.000.000 USD përmes aplikacionit të kriptomonedhave me emrin Thodex, ishte arratisur në Tajlandë dhe menjëherë pas daljes së këtyre lajmeve qytetarët dorëzuan ankesa e bënë kallëzime për mashtrim.

Për të dyshuarin Faruk Fatih Özer nisi procesi hetimor për “krijim të organizatës/grupit me qëllim kryerjen e veprës penale të mashtrimit” dhe konsumimin e veprës penale të mashtrimit, duke përdorur si mjet/instrument sistemet informatike, bankat ose institucionet kreditore.  Janë arrestuar të dyshuarit Guven Özer, Serap Özer, Mesut Car dhe si palë Ergun Acar, Cem Uzanoglu dhe Onur Can Gunduz……

Personat në fjalë kanë kryer aktivitet me qëllim që kompania e dyshuar çmimet në bursën e saj Thodex, i përcaktonte duke ndjekur në kohë reale çmimet e kriptomonedhave të firmave të tjera rivale dhe duke bërë një listë çmimesh më të ulët se çmimet e tregut.

Diçitura: Akuzat ndaj Faruk Fatih Ozer, sipas dokumentave gjyqësore

Gjithashtu është përcaktuar se duke vepruar në këtë mënyrë personat në fjalë kanë fituar besimin e viktimave dhe kanë siguruar që viktimat t’i investojnë paratë e tyre në këtë sistem mashtrimi virtual. Nëpërmjet këtij sistemi mashtrues janë prekur më shumë se 400 mijë njerëz.

I dyshuari Faruk Fatih Özer me qëllim për t’ju shmangur hetimit dhe për të shpëtuar nga dënimi i pritshëm doli jashtë shtetit dhe është fshehur në Shqipëri. Kuptohet që Faruk Fatih Özer ka kryer veprat penale “Mashtrimi i tregëtuesve (trader) ose drejtuesve të shoqërive tregëtare dhe kooperativave”, “Mashtrim duke përdorur si mjet/instrumen sistemet informative, bankat ose institucionet kreditore”, “Krijimin e grupit/organizatës kriminale”, vepra këto të rregulluara në Kodin Penal turk.

 

Mbrojtja e bosit të kriptomonedhave

Këto të dhëna janë kundërshtuar nga Faruk Fatih Ozer dhe avokatët mbrojtës të tij në të tre shkallët e gjyqësorit shqiptar, të cilat shqyrtuar kërkesën për ekstradimin e tij drejt Turqisë.

Mbrojtja e biznesmenit turk deklaron se: Në përshkrimin e rrethanave, për të cilat pretendohet nga autoritetet turke se i arrestuar Faruk Fatih Özer ka kryer veprat penale, jo vetëm që nuk gjejnë pasqyrim koha dhe vendi i kryerjes së veprave penale, elementë këto të detyrueshme për t’u përcaktuar në relacionin për veprën penale, që i atribuohet personit që kërkohet të ekstradohet, sipas përcaktimeve të shkronjës “b” të pikës 2, të nenit 489 të KPP, por nuk evidentohet pse veprimtaria tregëtare e zhvilluar nga shtetasi Faruk Fatih Özer, është vlerësuar si vepër penale dhe cilat janë veprimet konkrete të këtij nga shtetasi që janë vlerësuar si të tilla.

Parashikimet e nenit 489, pika 2, shkronja “b” të KPP lidhur me elementët që duhet të përmbajë relacioni, që përshkruan veprën penale që i ngarkohet personit, për të cilin kërkohet ekstradimi janë të lidhura me verifikimin nga gjykata, të fakteve e rrethanave që përbëjnë veprën penale, jo në kuadër të verifikimit të provueshmërisë së këtyre fakteve, por për të verifikuar nëse veprat që i atribuohen personit që kërkohet të ekstradohet përputhen apo jo me përmbajtjen e dispozitave  penale, të përcaktuara që përbëjnë cilësimin ligjor të këtyre fakteve.

Mënyra si janë parashtruar faktet e rrethanat nga organet proceduese turke krijojnë bindjen se jemi përpara dështimit (falimentimit) të Shoqërisë “Koineks Teknoloji” A.S në ushtrimin e aktivitetit që kishte në themel të saj.

Diçitura: Pjesë nga mbrojtja e Faruk Fatih Ozer, referuar dokumentave gjyqësore

Fakti që ky shtetas ka ushtruar një aktivitet, duke dështuar në vijim në rezultatet e tij, pavarësisht faktit se mund tu ketë shkaktuar dëm shumë personave të tjerë apo edhe në vlera të konsiderueshme, nuk përbën indicje të rëndësishme, që të krijojë dyshime të arsyeshme për kryerjen e veprimeve të dënueshme penalisht nga ky shtetas.

Në këtë rast personi juridik (Shoqëria “Koineks Teknoloji” A.S), apo ata që e kanë krijuar atë, mbartin përgjegjësi civile ndaj personave që u kanë shkaktuar dëm. Pikërisht në përmbushje të këtij detyrimi shoqëria ka vijuar me shlyerjen e tyre, kundrejt një pjesë të konsiderueshme të debitorëve e në vijim janë marrë masat për shlyerjen e plotë të tyre, fakt që mund të konfirmohet edhe nga autoritetet proceduese turke.

Nga të dhënat e përshkruara në kërkesën për ekstradim të prokurorit turk, rezulton se çështja është iniciuar nga mediat dhe vetëm pas bërjes publike të lajmit të largimit nga vendi të shtetasit Faruk Fatih Özer, janë paraqitur kallëzimet nga shtetasit që vlerësohen si viktima në këtë procedim.

Nga kërkesa për ekstradim nga organet proceduese turke, ekzistojnë arsye të rëndësishme të mendohet lidhur me inicimin për motive konkurence të gjithë zhurmës mediatike, për shkak të aktivitetit të tij dhe të shoqërisë së krijuar prej tij, duke u bërë shkak për persekutimin dhe diskriminimin e këtij shtetasi në rastin e ekstradimit.

 

Vendimet gjyqësore

Përtej pretendimeve të prezantuara nga Faruk Fatih Ozer, gjykatat shqiptare, në të trija nivelet, kanë qenë në unison për të lejuar ekstradimin e tij.

Gjykata e Elbasanit, e cila ishte kompetente për shqyrtimin e rastit pasi Fatih Ozer ishte rezident i përkohshëm (shtëpi me qera) në këtë qytet, vendosi në 17 nëntor 2022 të pranonte kërkesën e prokurorisë për lejimin e ekstradimit të bosit turk të “Thodex”.

Diçitura: Gjykata e Lartë vendosi përfundimisht ekstradimin e Faruk Fatih Ozer drejt Turqisë

Ky vendim u konfirmua nga Gjykata e Apelit të Durrësit, në 30 dhjetor 2022.

Biznesmeni 28-vjeçar iu drejtua Gjykatës së Lartë, e cila në 13 Prill 2023 vendosi të refuzonte rekursin e tij, duke i hapur rrugën ekstradimit drejt Turqisë.

Vetëm pak ditë pas shpalljes së këtij vendimi, Interpol Tirana ua dorëzoi të kërkuarin autoriteteve turke, i cili do të përballet me akuzat e mashtrimit të dhjetra mijëra personave.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: kryesore2turku

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Pronari i PSG-së kërkon të investojë në Premier League

E shitën si të pavlerë, PSG kërkon të riatdhesojë portierin "Magjik"

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka regjistruar sot kërkesën e Prokurorisë për caktimin e...

Lexo më shumë
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com