GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Luftime të ashpra në Bakhmut, raportohet për shumë viktima

12:56 - 13/03/23
në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Luftime të ashpra në Bakhmut, raportohet për shumë viktima
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ukraina dhe Rusia janë duke raportuar për humbje të mëdha, teksa vazhdon beteja në qytetin ukrainas, Bahmut. Moska është duke tentuar prej disa muajsh që të fitojë kontrollin e këtij qyteti në lindje të Ukrainës.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se forcat ruse janë përballur me më shumë se 1 100 vdekje në ditët e fundit dhe ka më shumë njerëz të plagosur seriozisht.

Rusia ka thënë se ka vrarë më shumë se 220 pjesëtarë të ushtrisë ukrainase në 24 orët e fundit.

Radio Evropa e Lirë nuk e ka konfirmuar vërtetësinë e këtyre shifrave.

Analistët kanë thënë se Bahmuti ka vlerë të vogël strategjike, mirëpo e ka marrë vëmendjen kryesore të komandantëve rusë, të cilët janë në kërkim të ndonjë lajmi pozitiv për Kremlinin. Kapja e qytetit do t’i ndihmonte Rusisë në jetësimin e synimit të saj për të kontrolluar gjithë rajonin ukrainas të Donjeckut.

Donjecku është një prej katër rajoneve në lindje dhe jug të Ukrainës, që është aneksuar nga Rusia në shtatorin e vitit të kaluar, pas referendumeve që Perëndimi i ka konsideruar të rreme.

Para luftës, në Bahmut kanë jetuar rreth 70 000 njerëz, mirëpo tani vetëm pak mijëra kanë mbetur aty. Ky qytet dikur është njohur për minierat e kripës dhe veraritë e mëdha. Sikurse Rusia, edhe Ukraina i ka dhënë Bahmutit rëndësi politike, pasi Zelensky e ka kthyer qytetin në emblemë të rezistencës. /Rel/

Etiketa: ashpraluftimeukraina

Lajme të lidhura

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi
Botë

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur
Botë

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Para
I vendoset tritol banesës së ish-kryeplakut të Ungrejt në Lezhë

I vendoset tritol banesës së ish-kryeplakut të Ungrejt në Lezhë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?
Breaking Views

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26

Protesta pas heqjes së subvencionit të naftës është shoqëruar me tensione mes vetë fermerëve, ku ata që morën pjesë në...

Lexo më shumë
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com