GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Luftimet në Nagorno-Karabag, skenarë deri te pastrimi etnik?

18:31 - 22/09/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Luftimet në Nagorno-Karabag, skenarë deri te pastrimi etnik?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesit etnikë armenë në Nagorno-Karabak thanë të premten se nuk ka ende rezultate konkrete në bisedimet me Azerbajxhanin për të marrë garanci për siguri ose dhe një falje, që Baku-ja e ka propozuar pas një sulmi në rajon.

Azerbajbaxhani parashikon një amnisti për luftëtarët armenë në Karabak që kanë dorëzuar armët, edhe pse disa janë betuar të vazhdojnë rezistencën, njoftoi këshilltari për politikën e jashtme i presidentit të Azerbajxhanit.

Armentët në Karabak i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se akoma nuk ka një marrëveshje dhe se duhen zgjidhur ende një sërë çështjesh. Operacioni ushtarak i rrufeshëm 24 orësh i Azerbajxhanit këtë javë detyroi armenët etnikë të Karabakut që të pranonin të mërkurën një marrëveshje poshtëruese armëpushimi, e cila ka nxitur thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit armen, Nikol Pashinyan.

Karabaku njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbaxhanit kryesisht mysliman, por popullsia e tij e krishtere armenë e ka ruajtur pavarësinë e saj “de facto” pas ndarjes prej tij në luftën e viteve 1990, pas shembjes së Bashkimit Sovjetik.

Pas luftës së vitit 2020 ku fitoi Azerbajxhani, Kryeministri armen Pashinyan u detyrua të pranonte kontrollin e Azerbajxhanit në një territor më të gjerë. E ardhmja e Karabakut dhe 120 mijë armenëve etnikë është e paqartë, Azerbajxhani synon të integrojë rajonin e ndarë, por armenët etnikë thonë se bota i ka braktisur ata, duke i lënë në mëshirë të fatit, çka mund të përfshijë dhe spastrimin etnik.

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev është zotuar të garantojë të drejtat e tyre, por është shprehur se politika e tij me dorë të hekurt ia ka lënë historisë idenë e pavarësisë së Karabakut etnik armen dhe se rajoni do të shndërrrohej në parajsë, si pjesë e Azerbajxhanit.

Rusia, e cila ka rreth 2 mijë paqeruajës në Karabak ka bërë thirrje për qetësi, por është akuzuar nga disa armenë , duke përfshirë dhe Kryeministrin Pashinyan se nuk ka bërë aq sa duhet për t’i ardhur në ndihmë Armenisë./Voa/

Etiketa: Nagorno Karabag

Lajme të lidhura

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Para
VIDEO/ Vajzat thithin tullumbacen me azot, njëra shembet në tokë

VIDEO/ Vajzat thithin tullumbacen me azot, njëra shembet në tokë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com