GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Luftimi i krimit faktorë kyç për tërheqjen e investimeve, problem dhe dialogu me Serbinë

10:57 - 01/05/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Luftimi i krimit faktorë kyç për tërheqjen e investimeve, problem dhe dialogu me Serbinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Niveli i lartë i krimit e korrupsionit në vend po i frikëson investitorët potencial që kapitalin e tyre ta sjellin në Kosovës. Prandaj vetëm duke treguar rezultatet në këtë drejtim mund të binden investitorët e huaj për investime, i tha Ekonomia Online, ish-drejtoi i Doganës Naim Huruglica.

Edhe pse thotë se Qeveria është duke krijuar kushte për tërheqjen e investimeve të huaja, pohon se duhet punuar në reforma të politikave e të administratës publike në mënyrë që Kosova të bëhet vend i përshtatshëm për investime.

“Një ndër faktorët kryesor për të ardhur një investitor i huaj në një vend është luftimi i krimit të organizuar, korrupsionit dhe ambientit të sigurt që ata investitor mundem me gjet veten pa pas probleme. Mendoj që Qeveria ka dhënë shenja që është duke e bërë këtë punë dhe faktikisht Kosova tash e ka një imazh më të mirë në skenën ndërkombëtare se sa e ka pas në të kaluarën. Përpara gjithmonë imazhet televizive ndërkombëtare e kanë qit Kosovën si një vend ku është pos konfliktuoz, por ka krim, korrupsion e nuk ka ambient të mirë për investime”.

Gjithashtu, Huruglica bëri më dije se kjo qeveri deri sot ka dëshmuar që imazhi është duke u përmirësuar, për të krijuar kushte për investime dhe për këtë ai shprehet se është vetëm faza e parë.

“Kjo qeveri së paku deri sot ka dëshmuar që imazhi është duke u përmirësuar, por normal për të krijuar kushte për investime ajo është vetëm faza e parë, domethënë imazhi është si letërnjoftim sa për me ardh me hy. Duhet me vazhduar me punuar në reforma të politikave, reforma të administratës publike me qëllim që kompanitë e huaja po edhe investitorët vendor me gjet Kosovën si vend të përshtatshëm për investime”.

Huruglica më tej shtoi se investimet po i pengon edhe dialogu pa epilog me Serbinë dhe mosnjohja nga pesë vendet e Bashkimit Evropian.

“Kjo nuk është e mjaftueshme përderisa ta kemi të hapur problemin me Serbinë. Mosnjohja prej Serbisë edhe prej 5 vendeve të Bashkimit Evropian akoma po i bënë hezitues kompanitë e huaja me ardh dhe me investuar në Kosovë sepse ata po duan me pa a ka me qenë e ardhmja e Kosovës e sigurt në kuptimin si shtet i formuar në tërësi. Realisht ka akoma shumë vend për me përmirësuar procedurat, po nuk kam pa negacion, përmirësim është më mirë se sa ka qenë ta zëmë para dy viteve”.

Tutje Huruglica thotë se në Kosovë normat tatimore janë më të ulëtat në Evropë, gjë që mund të nxisë investimet, por vlerëson se non-stop janë të nevojshme format të cilat shkojnë në përmirësimi të ambientit të të bërit biznes.

“Kosova i ka normat më të ulëta tatimore në regjion, edhe te TVSh-ja edhe tatimi në fitim, tatimi në korporatë Kosova është i vetmi vend në Evropë i cili nuk merr tatim mbi dividendë. Dividenda është fitimi i aksionarëve. Sa i përket normave i kemi më të ulëtat, kemi marrëveshje të tregtisë të lirë me vendet e Bashkimit Evropian, me vendet e CEFTA-s që i mundëson eksport pa detyrime. Kosova  ka qenë diku e renditur tek vendi i 40, 45  prej Bankës Botërore për të bërë biznes që është shumë mirë, është bukur lartë, por prapë nuk mjafton. Duhet non-stop me bë reforma të cilat shkojnë në përmirësimi të ambientit”.

Edhe Musa Limani, ish dekan i Fakultetit Ekonomik për Ekonomia Online thotë se investitorëve duhet t’u ofrohet infrastrukturë, të luftohet ekonomia informale, korrupsioni e familjarizimi.

“Normalisht që po mos stabiliteti politik, stabiliteti ekonomik ka një ndikim të veçantë në tërheqjen e investimeve direkte të huaja dhe veçmas të diasporës shqiptare. Këtu ne kemi një mangësi si shtet për arsye se as qeveritë e mëparshme dhe unë nuk po e shoh tani edhe Qeverinë aktuale që krijon para kushte dhe kushte për tërheqjen e investimeve direkte të huaja dhe veçmas të diasporës”.

Por sipas tij, asnjë Qeveri më parë e as Qeveria aktuale nuk po krijon kushte për tërheqjen e investimeve të huaja veçmas të diasporës.

“Qeveria duhet të krijoj kushte, një prej atyre duhet të jetë e që garanton kapitalin e tyre, mandej do t’i liroj nga ngarkesat e politikave fiskale, duke filluar nga TVSh, doganat ose tatimi në pagë. T’i ofrojë infrastrukturë, mandej ta luftojnë ekonominë informale, korrupsionin, familjarizimin etj”./Express

Etiketa: Ekonomia Onlineish-drejtoi i Doganës Naim Huruglica.KosoveqeveriSerbi

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
I shpëtoi atentatit në Shkodër, flet 60-vjeçari: Drejtuesi i motorit ishte me kaskë

I shpëtoi atentatit në Shkodër, flet 60-vjeçari: Drejtuesi i motorit ishte me kaskë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com