GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Luiza Gega gati për Olimpiadën: M’u desh 13 vite punë të bëhesha kampione

17:41 - 15/07/24
në Breaking Views, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Luiza Gega gati për Olimpiadën: M’u desh 13 vite punë të bëhesha kampione
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Luiza Gega po bëhet gati për “Paris 2024”, ku do të shënojë edhe pjesëmarrjen e saj të tretë në Lojërat Olimpike, pas “Rio 2014” dhe “Tokio 2020”. Gega shkon në Paris e kualifikuar me normë, teksa vijon prej vitesh me serinë e rezultateve të jashtëzakonshme.

Në prag të Olimpiadës, Gega ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, teksa shfaqet më e karikuar se kurrë. “Ka qenë shumë sfilitës ky rrugëtim i gjatë, por që ja ka vlejtur çdo kujtim që kam krijuar dhe që do të ngelen aty për të gjithë jetën. Që në fillimet kur nisi ëndrra Olimpike e dija që duhej një punë shumë e madhe, ku mes qindra atletëve duhet të isha një ndër më të mirat për të shkuar Lojërave Olimpike.

Synimi gjithmonë ishte të shkoja më normë sepse e di që nuk do ta shijoja ndryshe vajtjen time atje dhe ashtu ndodhi që në Olimpiadën time të parë. Më besoni kur ju them që kam punuar aq shumë, po aq shumë, për të qenë në këtë nivel. Vetëm trajneri im e di sa shumë e kam shtyrë veten për të realizuar ëndrra që dukeshin të pamundura me aq pak mbështetje që kishim, sidomos në fillimet e këtij rrugëtimi. Por sot ndihem shumë krenare për veten sepse e di qe kam dhënë maksimumin tim dhe kurrë nuk hoqa dorë për të realizuar ëndrrat e mia.

Sigurisht që e mira nuk ka fund, por kur mendoj që nga e fundit në Europë në garën time të parë pas 13 vitesh arrita të ngjitem në majë të saj është diçka që nuk mund ta shpjegoj si ndihesh kur i thua vetes: ‘Ia dola’. Do doja në fakt që ky vit të më kishte nisur më mirë, të mos kisha ato shqetësime shëndetësore që mu shfaqën, por gjithsesi kam ende besim që mund t’ia dalë për të krijuar një kujtim të bukur nga këto Lojëra Olimpike.

Sigurisht që unë sado të punoja fort nuk do t’ia kisha dalë kurrë pa familjen time. Nuk do t’ia kisha dalë kurrë pa trajnerin tim, i cili ka bërë të pa mundurën për mua dhe pa Komitetin Olimpik, që më mbështet prej 15 vitesh, për të vazhduar me Klubin Sportiv Tirana, Federatën Shqiptare të Atletikës, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit “, shkruan Gega.

gijotina.com/

Etiketa: Luiza Gega

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Para
Vatër zjarri në Kaninë, digjen ullinj shekullorë, banesa e një shtetasi italian në rrezik

Riaktivizohet zjarri në malin Balgjaj në Klos, 40 hektarë tokë e përfshirë nga flakët, ndërhyn ushtria

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com