GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Lukashenko fiton zgjedhjet presidenciale për herë të shtatë, opozita i quan farsë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA godet rëndë liderin europianolindor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko do e vijojë sundimin e tij 31-vjeçar, pasi të hënën zyrtarët zgjedhorë e shpallën sërish fitues të zgjedhjeve presidenciale, që qeveritë perëndimore i kanë kritikuar.

Lukashenko përballi katër kandidatë të tjerë, ndërsa nga rezultatet fillestare arriti të marrë 86,8 për qind të votave.

Sipas politikanëve evropianë, votimi nuk ishte as i lirë dhe as i drejtë, sepse mediet e pavarura janë penguar dhe të gjitha figurat kryesore të opozitës ose janë burgosur, ose janë detyruar të ikin jashtë vendit.

“Populli i Bjellorusisë nuk kishte zgjidhje tjetër. Është një ditë e hidhur për të gjithë ata që dëshirojnë lirinë dhe demokracinë,” reagoi ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock (lex. Baerbok) në rrjetin “X”.

Udhëheqësja e opozitës, e cila ndodhet në mërgim, Sviatlana Tsikhanouskaya, bëri thirrje për zgjerimin të sanksioneve perëndimore kundër kompanive dhe individëve bjellorusë të përfshirë në represionin ndaj kundërshtarëve të Lukashenkos dhe për furnizimin me municione të palës ruse në luftën e saj me Ukrainën.

“Për sa kohë që Bjellorusia është nën kontrollin e Lukashenkos dhe [Vladimir] Putinit, i gjithë rajoni do të jetë nën kërcënim të vazhdueshëm për paqen dhe sigurinë,” tha ajo.

Shefja e punëve të jashtme të BE-së, Kaja Kallas, dhe komisionerja e Zgjerimit, Marta Kos, thanë në një deklaratë se blloku do të vazhdojë të vendosë “masa kufizuese dhe specifike kundër regjimit”, duke mbështetur shoqërinë civile dhe opozitën në mërgim.

I pyetur për burgosjen e kundërshtarëve të tij, Lukashenkoja tha të dielën se ata “zgjodhën” fatin e tyre. Ai e mohoi faktin se vendimi për lirimin e më shumë se 250 personave të dënuar për veprimtari “ekstremiste” ishte mesazh për Perëndimin që të lehtësonte izolimin e tij.

“Mua nuk më pëlcet fare për Perëndimi,” tha ai në një konferencë shtypi që zgjati më shumë se katër orë. “Ne kurrë nuk i kemi refuzuar marrëdhëniet me Perëndimin. Ne kemi qenë gjithmonë gati. Por ju nuk e dëshironi këtë. Pra, çfarë duhet të bëjmë, të përkulemi para jush apo të zvarritemi në gjunjë?”

Grupi për të drejtat e njeriut, Viasna, që është i ndaluar si organizatë “ekstremiste” në Bjellorusi, thotë se në vend ka ende rreth 1.250 të burgosur politikë.

/Reuters/

Etiketa: BjellorusiLukashenko

Lajme të lidhura

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Para
Psikologët sigurojnë se ky truk funksion: Mënyra për të qetësuar stresin në pak minuta

Psikologët sigurojnë se ky truk funksion: Mënyra për të qetësuar stresin në pak minuta

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26

Kryetari i bashkisë se Tiranës, Erion Veliaj kërkon të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, e cila...

Lexo më shumë
“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

15:25 - 10/11/26
Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

15:08 - 10/11/26
“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

15:01 - 10/11/26
Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

14:54 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com