GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Lukashenko gati të hedhë 48 mijë trupat bjelloruse në Ukrainë, lëvizja pritet në…

12:39 - 28/02/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Lukashenko gati të hedhë 48 mijë trupat bjelloruse në Ukrainë, lëvizja pritet në…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shërbimet amerikane të zbulimit, presin që udhëheqësi bjellorus, Alexander Lukashenko, të hedhë ushtrinë e tij prej 48,000 trupash në Ukrainë, në orët ose ditët e ardhshme, për të mbështetur Rusinë në agresionin e saj në Ukrainës.

Deri më tani, Bjellorusia është përdorur si terren për forcat ruse për të goditur Kievin nga veriu dhe besohet se vetëm disa forca të posaçme bjelloruse kanë marrë pjesë në ndonjë luftim, por me agresionin e Rusisë që ka hasur në rezistencë më të fortë sesa mund të kishte pritur Kremlini dhe me Kievin që vazhdon ende të mbahet, udhëheqësi rus, Vladimir Putin, duket se po i drejtohet aleatit të tij të vjetër për të forcuar sulmin.

Përfshirja e plotë e Bjellorusisë rrezikon hapjen e një vije tjetër të frontit në luftë, me frikën se forcat bjelloruse jo vetëm që do të përforcojnë rrethimin rus të kryeqytetit të Ukrainës, por gjithashtu do të mund të godasin më gjerësisht në veriperëndim dhe qendër të Ukrainës, duke rrezikuar Lvivin, ku dhjetëra mijëra të evakuuar janë të bllokuar dhe presin deri në dy ditë për të kaluar kufirin për në Poloni.

Udhëheqësi bjellorus, Lukashenko ka thënë më parë se forcat e tij nuk do të marrin pjesë në asnjë veprim ushtarak kundër Ukrainës. Në datën 24 shkurt, pas një takimi me Putinin, ai njoftoi se kishte rënë dakord të mbante trupat ruse të stacionuara në Bjellorusi. Që atëherë, ai është shprehur se Ukraina po humbet luftën dhe ka ofruar të organizojë bisedimet e paqes.

Bjellorusia ka paralajmëruar ditën e sotmëe se ka përgatitur një vend për bisedime midis delegacioneve nga Ukraina dhe Rusia. Ukraina ka rënë dakord të dërgojë përfaqësues për bisedimet, por fillimisht hezitoi të angazhohej, për shkak të rolit të Bjellorusisë në konflikt, duke lejuar forcat ruse të nisin sulme nga territori i saj drejt Kievit dhe Ukrainës verilindore.

Ukraina është zotuar të mos lëshojë pe në bisedimet, të cilat mbahen në ditën e pestë të agresionit rus. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, tha se nuk ka shumë pritje nga bisedimet në Bjellorusi.

Zyrtarët amerikanë i thanë Zërit të Amerikës se Lukashenko ka të ngjarë ta shtyjë Bjellorusinë më thellë në luftë, në varësi të rezultatit të bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës.

Vlerësimi i shërbimeve amerikane të zbulimit u bënë në të njëjtën kohë me paralajmërimet e bëra të dielën nga personalitete të opozitës bjelloruse se Lukashenko po përgatitej të hynte plotësisht në luftë.

Komisioni i Zgjedhjeve në Bjellorusi thotë se rreth 65 për qind e pjesëmarrësve hodhën votën në favor të ndryshimit, i cili do të lejojë Rusinë të vendos armët bërthamore në vend. Udhëheqësit e opozitës bjelloruse e denoncuan këtë veprim si tradhti dhe thanë se votimi ishte i manipuluar.

Përfshirja më e madhe e Bjellorusisë ngre shqetësimin se përleshjet dhe sulmet me raketa, që ndodhin shumë afër kufirit polak, të prekin Poloninë.

Etiketa: Alexander LukashenkoBjellorusiRusiukrainaVladimir Putin

Lajme të lidhura

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon
Botë

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
Para
Dita e katërt e protestave në Rusi, ja numri i të arrestuarve

Dita e katërt e protestave në Rusi, ja numri i të arrestuarve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE
Kosovë & Rajon

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka thënë të shtunën se është e gatshme ta ndërmjetësojë...

Lexo më shumë
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26
Sezoni i ri 2026-2027, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për licensimin e Klubeve

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë

13:27 - 14/03/26
Beteja për pronën, banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë

Beteja për pronën, banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë

12:58 - 14/03/26
Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

12:35 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com