GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Luks në Dimal, Juli Memaj hedh 1,3 miliard lekë për zyrën e saj, paratë i thith “oktapodi” Gjikondaj

14:21 - 05/04/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Luks në Dimal, Juli Memaj hedh 1,3 miliard lekë për zyrën e saj, paratë i thith “oktapodi” Gjikondaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetares së Bashkisë Dimal, Juliana Memaj, i ka dalë nga qejfi zyra e saj. Me dëshirën për një look të ri kryetarja ka porositur projektin që ndryshon godinën e bashkisë. Kjo ide kushton afro 1.3 miliardë lekë, po ku pyet Juli për paratë! Me siguri ka folur direkt me kryeministrin Rama për arkitekturën dhe si në përralla, me fjalët “Hapu Sezam” është realizuar kjo dëshirë.

Siç kemi raportuar disa herë këto ditë, për këto punë kryetaret thërrasin Astrit Gjikondajn, i cili ka marrë njëherësh përsipër disa projekte me vlerë miliarda lekë. Ai vepron në formë oktapodi në bashkëpunim me disa kompani të tjera ndërtimi. Madje është bërë aq i fuqishëm sa ka spostuar edhe oligarkun Pëllumb Salillari në këtë tender.

Më konkretisht, Bashkia Dimal ka organizuar tenderin “Ndërtimi i godinës së Bashkisë”. Shkresat janë firmosur nga Juliana më 27 nëntor 2024, por procedura u shpall e hapur më 2 dhjetor 2024. Komisioni i autorizuar nga kryetarja ka përllogaritur se për rikonstruksionin e bashkisë do të duhen 108 333 333,00 lekë pa TVSH.

Ashtu siç ishte paravendosur, tenderi i ka shkuar bashkimit të dy kompanive të Astrit Gjikondajt dhe të Fatmir Çobos. “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”,  kështu e klasifikuar procedurën Open Data Albania. Për shkeljet e kryera, tenderi ka marrë një “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Tender sa për të mbushur letrat

Ky është një tender fiktiv ku marrin pjesë katër kompani, por fituesi është i paracaktuar. Në ditën e mbajtjes së tenderit, më 18 dhjetor 2024 u paraqitën katër pjesëmarrës, ku tre prej tyre janë partnere në kontrata publike të mëparshme.

Fitues i kontratës u shpall bashkimi “ARDMIR” sh.p.k & “ASI-2A CO” sh.p.k me ofertën 103 581 885,00 lekë, ose 124,298,262.398 lekë me TVSH. “Konkurrente” ishin dy firma që kanë qenë bashkë në kontrata publike. Kështu, “SHENDELLI” SHPK është fituese në bashkëpunim me “ASI-2A CO” në 6 tendera.

Ndërsa “ULZA” sh.p.k është ka fituar 3 tendera si partnere e kompanisë tjetër “Ardmir”.

Roli i tyre duket në propozimin e ofertave më të larta se ajo fituese.

“SHENDELLI” SHPK ka bërë ofertën me vlerë 107,453,863.11 lekë pa tvsh dhe 128,944,635.73 lekë me tvsh.  Kurse “ULZA” sh.p.k ofron ta bëjë këtë punë me 107,011,629.924 lekë pa tvsh dhe 128,413,955.908  lekë me tvsh.

“Salillari” sh.p.k  që duket jashtë skemës së Julianës në këtë tender, ka bërë propozimin më ekonomik; 91,873,659.47 lekë pa tvsh dhe 108,118,191.36 lekë me tvsh. Por duke qenë në lojë Astrit Gjikondaj që është në ngjitje dy vitet e fundit, Salillari është skualifikuar nga komisioni.

Oktapodi kap shumë tendera njëkohësisht

“Oktapodi” i tenderave Astrit Gjikondaj ka marrë aq shumë projekte njëkohësisht, sa nuk i dalin “kompanitë- tentakula” që përdor. Më konkretisht, kapaciteti teknik duhet të ishte pikë për skualifikim të dy kompanive fituese sepse janë të angazhuara në kontrata të tjera punësh publike. Sipas dokumenteve të tenderit të Bashkisë Dimal, operatori ekonomik duhet të ketë një punësim mesatar minimum 60 punonjës të vërtetuar nga Administrata Tatimore, ku të specifikohet numri i punonjësve minimumi për 3 muajit e fundit.

Ndërkohë, më 25 mars 2025, kompania e Astrit Gjikondajt fituese e tenderit për ndërtimin e Fushës së Sportit në Valias ka marrë firmë mbështetëse “Ardmir” shpk.

Operatori ekonomik në këtë kontratë angazhohet të ketë një numër mesatar të punonjësve të siguruar jo më pak se 98 punonjës.

Kujtojmë se në këtë tender operatori ekonomik kontraktues që përbëhet nga firmat “ASI-2A CO”sh.p.k; “Shendelli” sh.p.k dhe “ZDRAVA” shpk, të mbështetura nga subjekti “Ardmir”,  u shpall fitues me “Flamur të kuq”.

Për më tepër, më 29 korrik 2024 kompania e Gjikondajt ka marrë me “Flamur të kuq” nga kryetarja Emiriana Sako tenderin për ndërtimin e shkollës “Met Hasa’ në Durrës, me fond 2.4 miliardë lekë. Këtë punë, Gjikondaj akoma nuk e ka filluar. Këto ditë, Gjikondaj firmosi edhe kontratën 380 milionë lekë me kryetarin e Bashkisë, Fation Duro, për “Rikonstruksion i kopshtit me drekë, Patos”.

Pra, komisioni i tenderit nuk është marrë fare me vlerësimin e kapacitetit të secilës firmë për zbatimin e kontratës.

Juliana Memaj sfidon SPAK-un

Në vitin 2022, Gjykata e Beratit, ka vendosur që çështja të shkojë në Prokurorinë e Posaçme, pas një gjyqi gati 2-vjeçar me familjen e Petrit Bahos nga Poshnja e Beratit. Gjykata e Beratit e përcolli në SPAK vendimin për të hetuar zyrtaren Memaj për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh”.

Kanë qenë bashkëshortët Baho nga fshati Poshnje të cilët denoncuan Bashkinë Dimal 2 vite më parë pasi  kur bashkia Dimal pronën e tyre, të cilën bashkëshortët thonë se e disponojnë me certifikata të rregullta, ia dha një shtetasi tjetër për ndërtimin e një resorti. Bashkëshortët Baho denoncuan kryebashkiaken e Dimalit Juljana Memaj si dhe 2 punonjës të IMT-së për shpërdorim detyre, shkatërrim të pronës private, mashtrim dhe falsifikim.

Sipas vendimit të gjykatës, ka rezultuar se bashkia Dimal ka shkelur ligjin dhe ka favorizuar haptazi për qëllime përfitimi shtetasin tjetër duke ndërtuar pa leje një resort dhe një klinikë mjekësore në pronën e Bahos dhe në “tokë shtet”.

Me sa duket, Juliana Memaj ndihet e fuqishme, sidomos tani para zgjedhjeve, dhe organizon tendera të tillë ku ka me shumicë prova për të mbushur dosjen e saj në SPAK.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/201

Etiketa: astrit gjikondajFatmir ÇoboJuliana Memajtender

Lajme të lidhura

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën
Aktualitet

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)
Aktualitet

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Para
Nën hetim, Adriatik Alimadhi sqaron incidentin: Policia më dhunoi dhe kërcënoi

Nën hetim, Adriatik Alimadhi sqaron incidentin: Policia më dhunoi dhe kërcënoi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën
Aktualitet

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25

Kryetari i PD Sali Berisha u shpreh dje se  organizata e partive të djathta e udhëhequr nga Partia Republikane amerikane...

Lexo më shumë
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com