GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Luks në zyrat e deputetëve, Lindita Nikolla nuk kursehet, shpenzon 30 milionë lekë për t’i arreduar

13:12 - 24/10/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Luks në zyrat e deputetëve, Lindita Nikolla nuk kursehet, shpenzon 30 milionë lekë për t’i arreduar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla kujdeset për komoditetin dhe rahatinë e parlamentarëve. Këtë herë ka menduar se si të bëjë më luksoze zyrat në Kryesinë e Kuvendit, për këtë ka hapur edhe një tender të posaçëm. Është publikuar sot në Agjencinë e Prokurimeve Publike tenderi me numër reference REF-46019-10-14-2022 dhe objekt “Rikonstruksion dhe Aredim te Zyrave ne Kryesi te Kuvendit”.

Nikolla ka vendosur që për blerjen e mobilieve arreduese të shpenzojë 30 milionë lekë. E pse jo janë gjithë ato zyra në këtë godinë, duke qenë se deputetët tanë lodhen në komisione iu duhen kushte komode. Gara do të mbyllet me datë 27 nëntor dhe sipas urdhrit të Nikollës, arredimi i të gjithë zyrave duhet të bëhet brenda një muaji. Pra, në fillim të muajt dhjetor deputetët duhet të futen në zyra më të bukura dhe të rehatshme.

Tenderi për kondicionerët

Tenderi për arredim vjen pak kohë pasi Nikolla përmirësoi sistemin ftohës dhe ngrohës në Kryesinë e Kuvendit. Kujtojmë se vetëm katër muaj më parë  Kuvendi i Shqipërisë ka hapur një tender të majmë për ti “ftohur” deputetët. 300 mijë dollarë kushtoi ky prokurim. Tenderë të tilla janë bërë sa herë që në Tiranë temperaturat rriten, apo në stinën e verës. Por, ndryshe nga njerëzit e zakonshëm, që me vështirësi paguajnë faturat e dritave, apo nuk kanë instaluar kondicionerë në banesa, për burrat e shtetit mendojnë taksapaguesit.

Përveç rrogës, dietave të majme, benefiteve të tjera, apo edhe për pensionin e majmë që marrin, me taksat e shqiptarëve këta deputetë do të ftohen. Sipas dokumenteve q, Kuvendi i Shqipërisë ka hapur tenderin për blerje mallrash me objekt “f.v të sistemit për trajtimin e ajrit dhe kondicionimit në Sallën Plenare”. Në dokumente thuhet se fondi limit për këtë tender është 26.281.128 lekë pa TVSH.

Më tej, theksohet se sistemi i ngrohje/ ftohjes se godinës është planifikuar të jetë me pompë nxehtësie VRV Inverter (gaz gaz). “Këtu kemi përfshirë ambientet e zyrave dhe korridoreve. Gazi do të shpërndahet nga rrjeti i tubove të bakrit. Të tre katet do të kenë në funksionin e tyre vetëm një grupim pajisjesh të jashtme. Të gjitha njësitë e brendshme do të komandohen nga një pult qendror, të cilët do të instalohen në ambientin e recepsionit, kati përdhe”, thuhet në këto dokumente. Ndërsa këta deputet që Nikolla po iu siguron komfort, iu kërkojnë shqiptarëve që të ndezin kondicionerin me orar dhe të mos lajnë rrobat me lavatriçe.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimarredimkondicionerkryesia e Kuvenditkryesore2KuvendiLindita Nikollangrohstenderushqime

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Ndodh në Greqi/ Mësuesi bullizohet nga nxënësit: Dhashë dorëheqjen, ishin gati të më rrihnin

Ndodh në Greqi/ Mësuesi bullizohet nga nxënësit: Dhashë dorëheqjen, ishin gati të më rrihnin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Lexo më shumë
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com