GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

“Lulëzon krimi si në Lazarat”, Rama për veriun e Kosovës: Rrugë zhgënjyese

11:47 - 12/10/23
në Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Lulëzon krimi si në Lazarat”, Rama për veriun e Kosovës: Rrugë zhgënjyese
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama theksoi se sovraniteti shtetëror i Kosovës mund të lëndohet nga rruga zhgënjyese në të cilën ka hyrë ajo.

Kreu i qeverisë, gjatë fjalës së tij në Kuvend, u ndal edhe tek lapsusi i Financial Times, për të cilën tha se u keqshfrytëzua qëllimisht nga persona të caktuar në Prishtinë dhe Tiranë.

“Për cilën arsye në botë më tregoni se ajo që kam kuptuar nga gjithë kjo histori është se nuk jam aq i mençur sa të gjithë këta që e shikojnë ndryshe këtë histori, por ju lutem ma tregoni edhe mua.

Pse duhen harxhuar kaq shumë energji, kohë dhe kredite ndërkombëtare të Kosovës në një rrugë kaq zhgënjyese si për rezultatet reale të dialogut ashtu edhe për vetë aleatët e Kosovës ndërkohë që problemi i vërtetë është që sovraniteti shtetëror i Kosovës mund të lëndohet prek kësaj rruge.

Problemi nuk është lëndimi imagjinar i sovranitetit nga rritja e konsiderueshme e KFOR dhe vënia nën kontrollon real të atij territori, ku çdo ditë mund të lindë një telash i ri anti-shtet për republikën e Kosovës.

Nuk kam shpresë se do të ma lehtësojë akuzën për tradhtar përderisa edhe një lapsus Financial Times, e cila në zbardhjen e intervistës time të dhënë në telefon, kishte harruar fjalën ‘veri’ përpara fjalës “Kosovë”, e cila u korrigjua menjëherë bashkë me ndjesën publike të gazetarit britanik, unë e kategorizoj veriun e Kosovës me shprehjen angleze ‘non man’s land’. Pse nuk qenka kur aty lulëzojnë aktivitete kriminale? Kur nuk ka asnjë kontrol dhe asnjë mundësi të parashikosh se cfarë vjen nesër.

Çfarë ishte Lazarati, no man’s land. Shumë e thjeshtë. U nxjerr nga një kontekst, u keqshfrytëzua me një epsh të posaçëm nga të gjithë sazexhinjtë dokmatikë, nga kalenxhinjtë e Prishtinës dhe Tiranës, përfshirë dhe të planetit non grata që e futën me vrap si provë në dosjen e aktakuzës të shërbimit tim ndaj Beogradit.

Dihet shumë mirë, atyre që propagandojnë akt akuzën ndaj meje si agjent i Beogradit nuk u intereson fare as përgjigja ime, as debati i shëndetsëhm demokratik por vetëm ushqimi i sherrit, mbajtja ndezur e konfliktit, shfrytëzimi dhe jo prerja e thonjve në krizës në veri të Kosovës. ato thonj juve ju interesojnë dhe kjo është sot tragjedia e Kosovës.

E vërteta më e hidhur është që kjo tollovi germash shqip në lumenjtë e marrëzive të thëna dhe të shkruara nga të dyja anët, gjaku i dëshmorëve të Kosovës, nga ai i komandantit legjendar tek ai i efektivit të policisë, përzihet me vrerin e inateve politike provinciale dhe shpërndahet në rrjete sociale me video të porositura për të diskretituar Thaçin, Veselin, Haradinajn, Isa Mustafën…nuk më bën dëm mua. Kjo është e vërteta më e hidhur. Na bën dëm ne, i bën dëm dinjitetit të Kosovës, marrëdhënies së Kosovës. I bën dëm procesit të shtet njohjes përfundimtare të Kosovës.”, u shpreh Rama.

Etiketa: Edi RamaKosovaKryesore1kuvend

Lajme të lidhura

Shqipëria bën hapa pas në arritjen e standardeve të BE! Penalizohet nga infrastruktura e dobët
Aktualitet

Ofensiva e Ramës ndaj drejtësisë ngre alarmin për pengim të luftës anti-korrupsion

08:48 - 10/02/26
Personat fizikë do paguajnë 23% tatim për fitimin mbi 14 mln lekë, si do të llogaritet
Aktualitet

Taksat dhe tarifat, 75% e shqiptarëve: Po na marrin deri gjysmën e të ardhurave mujore

08:10 - 10/02/26
Indeksi i perceptimit të korrupsionit për 2024, Shqipëria mbetet pas rajonit
Aktualitet

Korrupsioni në Ballkanin Perëndimor: Shqipëria dhe Serbia përkeqësohen ndjeshëm, Kosova pëson rënie

08:03 - 10/02/26
Para
Rriten viktimat/ 1.300 izraelitë dhe 1.200 palestinezë të vdekur

Rriten viktimat/ 1.300 izraelitë dhe 1.200 palestinezë të vdekur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria bën hapa pas në arritjen e standardeve të BE! Penalizohet nga infrastruktura e dobët
Aktualitet

Ofensiva e Ramës ndaj drejtësisë ngre alarmin për pengim të luftës anti-korrupsion

08:48 - 10/02/26

Kryeministri Edi Rama kaloi nga fjalët tek veprat në raport me drejtësinë të hënën, kur paralajmëroi një ofensive ligjore për...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:22 - 10/02/26
Personat fizikë do paguajnë 23% tatim për fitimin mbi 14 mln lekë, si do të llogaritet

Taksat dhe tarifat, 75% e shqiptarëve: Po na marrin deri gjysmën e të ardhurave mujore

08:10 - 10/02/26
Indeksi i perceptimit të korrupsionit për 2024, Shqipëria mbetet pas rajonit

Korrupsioni në Ballkanin Perëndimor: Shqipëria dhe Serbia përkeqësohen ndjeshëm, Kosova pëson rënie

08:03 - 10/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Shkurt 2026

07:55 - 10/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com