GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Lulzim Basha pas mbledhjes: Jemi në parlament për kthimin e legjitimitetit dhe demokracisë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Lulzim Basha pas mbledhjes: Jemi në parlament për kthimin e legjitimitetit dhe demokracisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lulzim Basha u shpreh pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së grupit parlamentar se opozita do të nisë ofensivën kundër qeverisë me tre komisionet hetimore.
Gjithashtu, Basha i dërgoi një mesazh institucioneve të drejtësisë, gjykatave dhe prokurorive që të bëjnë detyrën e tyre.
Kreu i opozitës, u ndal edhe tek rritja e çmimit të bukës dhe produkteve të tjera të shportës, ndërsa u shpreh se PD nuk do të rrijë vetëm në rrafshin e denoncimeve por është në parlament për kthimin e legjitimitetit dhe demokracisë.

“Sot INSTAT ka publikuar të dhëna që cdo prind e prek në tavolinën e bukës, kjo është varfëria ekstreme nga rritja galoponte e çmimeve dhe vazhdoi me të tjerat në tërësi, por edhe gazit, naftës, energjisë dhe ujit, e kështu me radhë. Nuk mund të rrimë në rrafshin e denoncimit edhe pse fajtori dihet, politikat zhvatëse. Në cdo aspekt paratë i çon nga qytetarët te këto xhepa dhe për të goditur këtë sjellje dhe për të sjellë një lehtësim, grupi i PD-së do të depozitojë një propozim për të vendosur uljen e TVSH-së mbi mallrat e shportës ushqimore nga 20-6%, për të gjitha ato mallra që afektojnë jetën e përditshme të qytetarëve. Nuk është thjesht një propozim politik, por një hap i domosdoshëm për të ndihmuar njerëzit në nevojë ekstreme. Ky është edhe një veprim politik, me forcën që shqiptarët na kanë dhënë ne do të kërkojmë uljen e TVSH-së duke provuar qartë se ky shtet, e ka mundësinë që duka ua hequr paratë, një grushti njerëzve dhe t’u shërbejë 97% të shqiptarëve për këtë krizë të thellë ekonomike përmes rritjes së çmimeve bazë. E dyta ka të bëjë me atë pse jemi në parlament ne, kthimit të legjitimitetit dhe tre komisionet do të targetojnë; i pari masakrën zgjedhore, që nga sistemi kriminal i patronazhistëve, tek keqpërdorimi i fondit të tëermetit, legalizimet dhe punësimet. I treti është për cështjen Beccheti, që shqiptarëve u duhet të paguajnë 120 milionë euro. E treta ka të bëjë me inceneratorët. Këto janë fillimi i ofensivës parlamentare. Kam edhe një mesazh për drejtësinë që të bëjë punën e saj, pasi nëse do të ishte në lartësinë e saj, shumica e këtyre cështje do të kishte të pandehur me pranga në duar” deklaroi Basha.

Edhe kësaj rradhe kreu i opozitës, Lulzim Basha nuk pranoi t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.

Etiketa: lulzimbashaPDPolitike

Lajme të lidhura

Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës
KRYESORE

Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

19:35 - 13/09/26
“Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon përplasjen me kryeministrin për shkrirjen e bashkisë Poliçan
Breaking Views

“Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon përplasjen me kryeministrin për shkrirjen e bashkisë Poliçan

16:50 - 13/09/26
Inati i Ramës ndaj Kushtetueses/ Gjyqtari i GJKKO flet për pagat: Janë aq sa i konfiskohen çdo vit krimit të organizuar
Breaking Views

Inati i Ramës ndaj Kushtetueses/ Gjyqtari i GJKKO flet për pagat: Janë aq sa i konfiskohen çdo vit krimit të organizuar

15:27 - 13/09/26
Para
Rama bashkëbisedim me studentët e Universitetit të Prishtinës: Serbët janë peng e një dialogu që ka mbetur rrugëve

Rama bashkëbisedim me studentët e Universitetit të Prishtinës: Serbët janë peng e një dialogu që ka mbetur rrugëve

TË FUNDIT

Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës
KRYESORE

Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

19:35 - 13/09/26

Sot shënohet dita e 106 e protestës qytetare. Ka nisur mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej” nga ku protestuesit më...

Lexo më shumë
Kaos në Kurbin, Vllaznia mbetet me 10 lojtarë, arbitri zbraz stadiumin

Kaos në Kurbin, Vllaznia mbetet me 10 lojtarë, arbitri zbraz stadiumin

18:35 - 13/09/26
Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë

Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë

17:10 - 13/09/26
“Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon përplasjen me kryeministrin për shkrirjen e bashkisë Poliçan

“Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon përplasjen me kryeministrin për shkrirjen e bashkisë Poliçan

16:50 - 13/09/26
Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro

Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro

16:42 - 13/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com