GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Lumë akuzash se i quajti “barbona”, biznesmeni i Ramës justifikohet për fyerjen e fermerëve

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Lumë akuzash se i quajti “barbona”, biznesmeni i Ramës justifikohet për fyerjen e fermerëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Biznesmeni i preferuar i Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama, Gjergj Luca ka reaguar pasi u vendos në qendër të kritikave nga opinioni publik për etiketimin që përdori ndaj fermerëve që protestojnë për të drejtat e tyre.

Në një intervistë të regjistruar në restorantin e tij, të ideuar nga vetë ai, Luca ka vendosur që të sqarojë termin ‘barbonë‘ të cilin e përdori një ditë më parë për fermerët. 

Në një video disa minutëshe, Luca thotë se i qëndron plotësisht të gjitha gjërave që ka thënë, ndërsa shtoi se është keqinterpretuar për termin ‘barbon’, pasi sipas tij, ishte termi ‘barbun‘ që u tha nga ai.

“I qëndroj plotësisht të gjithë gjërave që unë jam shprehur në kuadër të buxhetit të peshkimit. Më vjen keq vetëm për një keqinterpretim të mediave që mesa duket mezi kanë pritur që unë të dal, që të kapin dhe të shkëpusin shprehje të ndryshme për të krijuar sa më shumë lajme. Shprehimisht për fjalën barbon, unë kam thënë barbun. Mund ta dëgjojnë 100 herë, unë nuk mund t’i them barbon vetes time, se unë jam një nga ata njerëz. Ata janë fermerë në tokë, unë jam fermer në det. Bile profesioni ynë është më i vështirë se i tyre. “Barbunë” nga “barbonë” është një diferencë shumë e madhe dhe unë jam mësuar cik me mediat të sillen në këtë mënyrë me mua”, tha Luca.

Më tej, ai sqaroi kuptim e fjalës “barbunë”, që sipas interpretimit të tij është për ata persona që fshihen në dunat e rërës.

“Ne barbunin e përdorim për një specie që reagon në mënyrë të çuditshme për ta kapur, të gjithë peshqit o devijojnë majtas o djathtas o lart o poshtë, ndërsa barbuni mundohet të fshihet në ato dunat e vogla të rërës që janë shumë të vogla, ne shpesh herë etiketojmë personazhe të ndryshme rreth nesh me këto fjalë. Mua më ka bërë ta ndjej veten keq, faleminderit që më lejon ta sqaroj para kolegëve të mi fermerë”, shprehet ai.

Kjo deklaratë fyese u bë nga Luca ditën e djeshme, ku po bëhej prezantimi i buxhetit 2022 për sektorin e peshkimit nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja Frida Krifca, të cilët nuk patën asnjë reagim nga ana e tyre. Kjo indiferencë solli dhe revoltën e fermerëve, të cilët i dërguan një kërkesë zyrtare kryeministrit Rama që të distancohet nga ofendimet që u bënë.

Etiketa: barbonafermeretGjergj LucajustifikimeKryesore1ofendime

Lajme të lidhura

Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë
Breaking Views

Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

20:52 - 09/11/26
Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje
Breaking Views

Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

20:44 - 09/11/26
Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez
Breaking Views

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

19:35 - 09/11/26
Para
Vetëvrasja e 13-vjeçarit, shokët: Po bënte video për “TikTok”

Vetëvrasja e 13-vjeçarit, shokët: Po bënte video për “TikTok”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja
Breaking Views

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja

21:00 - 09/11/26

Projektligji i depozituar në Kuvend nga socialistët parashikon një sistem të ri tarifimi për përdorimin e rrjetit rrugor kombëtar. Automjetet...

Lexo më shumë
Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

20:52 - 09/11/26
Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

20:44 - 09/11/26
Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

20:30 - 09/11/26
Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

19:35 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com