GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

“Lumë” dorëheqjesh nga tragjedia e Tetovës, “dorëzohet” edhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
“Lumë” dorëheqjesh nga tragjedia e Tetovës, “dorëzohet” edhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tragjedia në spitalin e Tetovës tre ditë më parë, nga një shpërthim me lëndë plasëse i cili shkaktoi 14 viktima pacientë të spitalit, ka sjellë “frikë” në zyrtarët e shëndetësisë të cilët në një farë mënyrë bojkotojnë përgjegjësinë ndaj kësaj ngjarjeje të rëndë.

Pas dorëheqjes së ministrit të shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, uniformën e dtyrës e ka lënë edhe ministry Venko Filipçe, I cili në një dalje për shtyp para pak çastesh para selisë së qeverisë, ka bërë me dije dorëheqjen e tij.

Dorëheqja e tij  vjen pas tre dorëheqjeve paraprake pasditen e sotme, atë të dy drejtorëve të spitalit të Tetovës dhe zëvendësministrit të tij, Ilir Hasani.

Edhe ai si të gjithë kolegët e tij të dorëhequr, e justifikon atë me përgjegjësitë morale që ai mban si ministër.

Ngjarja

Spitali Covid, për trajtimin e të sëmurëve me koronavirus në Tetovë, u përfshi nga flakët. Shpejtësia e lartë e zjarrit, përpiu shumë shpejt dhomat ku ishin shtruar të sëmurët duke mos i dhënë asnjë mundësi reparteve zjarrfikëse që të ndërhynin.

Përveç ekipeve të zjarrfikësve, në vendin e ngjarjes kishte edhe turma të shumta qytetarësh të cilët kishin ardhur për të kontrolluar gjendjen e familjarëve të tyre të shtruar në këtë godinë.

Deri më tani nuk ka një shkak zyrtar të zjarrit në spitalin e Tetovës, edhe pse flakët në repartet Covid janë një fenomen i shpeshtë në të gjithë botën që prej fillimit të pandemisë. Dyshimet më të mëdha mbeten tek shpërthimi i bombolave të gazit ose oksigjenit.

Ndonëse bilanci i viktimave ka ndryshuar përgjatë orëve, deri më tani, sipas Prokurorisë Themelore Publike të Maqedonisë së Veriut, janë konfirmuar 14 viktima, ndërsa thuhet se në mesin e tyre nuk ka nga stafi mjekësor. Ndër të tjera bëhet e ditur se numri i viktimave edhe mund të rritet, kurse disa prej të vdekurve do të analizohen për të përcaktuar identitetin e tyre.

Mes gjithë kësaj tragjedie, kanë dalë edhe lajme të mira, ku 12 pacientë janë nxjerrë të gjallë nga spitali i djegur. Mediat maqedonase shkruajnë se pacientët e mbijetuar janë jashtë rrezikut për jetën dhe janë çuar për shërim në disa spitale të tjera deri në Shkup.

Kjo më pas u bë biseda e të gjithë politikanëve, jo vetëm shqiptarë, por edhe të huaj, të cilët shprehën ngushëllimet e tyre për familjarët dhe miqtë e viktimave.

Inspektimi do të vazhdojë edhe sot, dhe prokurorët publik, së bashku me ekspertët e MPB-së, do të japin provat për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike / Gijotina.com

Etiketa: doreheqjeministerspital Tetove

Lajme të lidhura

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Raporti/ Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
Aktualitet

Banka Botërore: Emigracioni dhe mungesa e fuqisë punëtore frenojnë rritjen ekonomike në Shqipëri

07:59 - 13/10/26
Para
Vëmendje! Zuckerberg njofton përdoruesit për opsionin e ri në WhatsApp

Vëmendje! Zuckerberg njofton përdoruesit për opsionin e ri në WhatsApp

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave
Aktualitet

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

13:43 - 20/10/26

Komisioneri i Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës pranë Avokatit të Popullit ka publikuar një raport paraprak monitorimi për shoqërimin...

Lexo më shumë
SPAK merr zyrtarisht të pandehur Belinda Ballukun, ja akuzat që rëndojnë ndaj ish-zëvendëses së Ramës

SPAK merr zyrtarisht të pandehur Belinda Ballukun, ja akuzat që rëndojnë ndaj ish-zëvendëses së Ramës

13:37 - 20/10/26
Bllokimi i llogarive në rrjetet sociale/ Bardhi: Rama po ndjek metodat e Vuçiçit, censurë kundër zërave kritikë

Bardhi krahason Ramën me Lukashenkon: Kur diktatorët flasin për dialog, kërkojnë kohë por jo zgjidhje!

13:34 - 20/10/26
1300 pedagogë thërrasin në një zë: Rama të dorëhiqet! Protestuesit nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

1300 pedagogë thërrasin në një zë: Rama të dorëhiqet! Protestuesit nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

13:17 - 20/10/26
Ironizon Salianji: I përbuzur dhe i neveritshëm për qytetarët, Rama tani flet me veten dhe karriget bosh

Ironizon Salianji: I përbuzur dhe i neveritshëm për qytetarët, Rama tani flet me veten dhe karriget bosh

13:01 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com