GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Lumë parash për akomodimin e KQZ-së, Agolli jep pa garë 188 milionë lekë vetëm për mbikëqyrjen

13:02 - 14/10/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Më konkretisht, Agollli po kujdeset që ata të akomodohen në kushte të përshtatshme. Prandaj ai ka avancuar tenderin me objekt

Më konkretisht, Agollli po kujdeset që ata të akomodohen në kushte të përshtatshme. Prandaj ai ka avancuar tenderin me objekt

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fondi Shqiptar i Zhvillim po mendon për komisionerët, numëruesit dhe anëtarët e tjerë që përfshihen në procesin zgjedhor 2025. Më konkretisht, Agollli po kujdeset që ata të akomodohen në kushte të përshtatshme. Prandaj ai ka avancuar tenderin me objekt Loti 3: “Shërbimi i mbikëqyrjes së punimeve për “Mbështetje për infrastrukturë akomoduese të KQZ, investime pilot për transformimin e infrastrukturës se shërbimeve dhe rritjes se standardit te jetës në komunitet , transformimi i infrastrukturës akomoduese “.

Mbikëqyrja duket një mision i mjegullt kur nuk i gjenden gjurmët as projekteve që pretendohet se kanë nisur punën.

Ne kemi shqyrtuar me kujdes dokumentet dhe askund nuk sqarohet se për çfarë ndërhyrjesh bëhet fjalë, cilat “pika akomoduese” përfiton KQZ. Nuk e dimë se sa është vlera e projektit, megjithatë një gjë është e sigurt se mbikëqyrja e punimeve kushton jo pak, por 188 milionë lekë. Ndoshta KQZ po bëhet me godinë të re?

Sipas të dhënave të tenderit, komisioni ka nisur procedurat më datë 9 gusht 2024. Gjatë kësaj kohe kanë dorëzuar dokumentet pranë komisionit 25 kompani, por u fshinë me një të rënë të lapsit të Dritan Agollit.

Pra, që në fazën e parë komisioni i Agollit ka përjashtuar nga gara 24 oferta. Propozimi i vetëm që mbeti për shqyrtim ishte vlerë 156 milionë lekë, e dorëzuar nga operatori “STUDIO-REBUS”

Ky është shpallur fitues pa konkurrencë. Pavarësisht se kontratat është mbajtur në sirtar deri më datë 23 shtator 2024,  Open Data Albania i ka vendosur tenderit ‘Flamurin e Kuq’. Kjo është shenja e riskut të korrupsionit dhe është dhënë për cenimin e konkurrencës. Oferta e STUDIO-REBUS nuk ishte më e ulët se të tjerat. Po ashtu janë skualifikuar të gjithë operatorët përveç fituesit.Në dokumente tregohet se të paktën 3 kompani të tjera kishin oferta nga 150 milionë lekë

Fondi Shqiptar i Zhvillimit shquhet për mungesën e transparencës me fondet e prokuruara.

Kujtojmë se një ditë më parë në denoncuam se si FSHZH kishte dhënë  5.7 milionë euro biznesmenëve të akuzuar për mashtrim.

Vetë drejtori i FSHZH, Dritan Agolli është kallëzuar në SPAK për korrupsion në lidhje me fondet e projektit për “100 fshatrat turistikë”.  Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli pas publikimit të tenderit të dyshimtë që kap vlerën e rreth 400 mijë eurove.

Burime nga SPAK, thanë se hetimet për këtë rast kanë nisur kryesisht pas publikimit në media të informacioneve rreth tenderit të zhvilluar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me objekt përgatitjen e një menuje për projektin e “100 fshatrave”.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur fitues kompaninë Mascarpone sh.p.k në pronësi të Alfio Rrotanit dhe Endrit Maci person fizik.

Nga verifikimet në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton se fituesi i tenderit, Alfio Rrotani punon si shef kuzhine në një restorant luksoz që është në pronësi të djalit të Dritan Agollit, drejtorit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/201

 

 

Etiketa: abuzimDritan Agolliopen albania datared flagtender

Lajme të lidhura

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano
Breaking Views

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano

15:00 - 09/01/26
Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn
Breaking Views

Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn

14:55 - 08/01/26
Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere
Breaking Views

Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere

15:19 - 07/01/26
Para
Shpallen fituesit e Nobelit për Ekonominë

Shpallen fituesit e Nobelit për Ekonominë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com