Nën moton “Lundro dhe Pastro” ministri i turizmit Blendi Klosi i është bashkuar aksionit të pastrimit të mbeturinave në ujërat e Fierzës dhe Vërmicës së bashku me dy ministrat e Kosovës të Mbrojtjes dhe Industrisë.
Duke e cilësuar një aksion të rëndësishëm të pastrimit të liqenit ministri Klosi tha se kjo iniciativë e përbashkët tregon se Kosova dhe Shqipëria mund të punojnë së bashku për të kontribuar në axhendën e përbashkët Europiane të Gjelbërt.
“Shumë faleminderit vullnetarëve të dy anëve të Bjeshkëve që organizuam këtë takim dhe padyshim një mirënjohje për institucionet e Kosovës që janë sot këtu për të bërë këtë aktivitet të përbashkët jo vetëm vullnetarët jo vetëm institucionet tona të ministrisë përkatëse, Mjedisit, turizmit dhe të mbrojtjes së dy anëve të Bjeshkëve, ushtria e Kosovës dhje forcat e armatosura do të na ndihmojnë ne sot të bëjmë një aksion shumë të rëndësishëm që është pastrimi i liqenit të Kukësit apo të liqenit që na bashkon të dy krahët e Bjeshkëve si një ambient i përbashkët si një hapësirë e përbashkët të cilën ne duhet ta ruajmë ta trajtojmë edhe në fakt për të shkuar drejt përsë drejt në politikat që ndjek Tirana si dy qeveri tashmë për të krijuar aktivitete të përbashkëta mjedisi dhe turizmi për të fuqizuar ndërlidhjen ndërmjet dy shteteve tona për të bërë atë që kemi thënë gjithmonë e gjithmonë, për të trajtuar të dy anët e Bjeshkëve si një destinacion që i ofrohet gjithë Shqiptarisë. Këtu jemi në një kufi administrativ po që për historinë tonë dhe vlerat e mjedisit dhe natyrës, turizmit nuk ka asnjë kuptim.
Prandaj për këtë aksion të përbashkët që po zhvillojmë sot ne duhet të falenderojmë vullnetarët që kaq shumë na janë bashkuar për të bërë një detyrë që duhet ta bëjmë çdo ditë në atë të pastrimit të liqeneve dhe lumënjve tona. Po sot edhe në kuadër të këtij sezonit turistik që ne këtu jemi bashkë për të dhënë një mesazh, që ne jemi bashkë jemi një destinacion, kemi një mjedisi një natyrë, kemi një destinacion turistik dhe prandaj duhet të jemi të gjithë në një armë, të gjithë në një forcë, në një vullnet, të gjithë në një ide që duhet ta mbajmë shqiptarinë pastër.
Miistrja e Inudstisë në Kosovë, Rozeta Hajdari tha se iniciative të këtilla, janë në dobi të dyja shteteve. Ajo tha se kësaj nisme, duhet t’i bashkohen edhe më shumë vullnetarë.
“Jam shumë e nderuar që jam në mesin tuaj sot dhe I përgëzoj gjithë vullnetarët që kanë marrë një iniciativë kaq të bukur që na bashkojnë dy shtete Kosovë dhe Shqipëri dhe na kujtojnë që ne duhet të punojmë shumë së bashku për të punuar në agjendën evropiane agjendën e gjelbër për të ruajtur agjendën tonë. Si Ministria e Industrisë dhe Tregtisë me politikat e reja që do të krijojmë me qeverisjen Kurti do të ndihmojmë dhe kontribuojmë me agjendën evropiane dhe po ashtu bashkëpunimin sa më të afërt në Shqipëri përsa i përket turizmit dhe sektorëve të tjerë. Unë shpresoj që të takohem me Ministrin Klosi dhe të tjerëve festivalin e veshtës, në festivalin e çiklizmit malor dhe zhvillimin rural dhe shumë oferta turistike që mund ti afrojmë së bashku si shtete fqinje në tërë Evropën dhe vende të tjera më larg.
Si shtete të Ballkanit Perëndimor dhe shtete të Evropës Juglindore ne kemi mundësinë tani që thirret afërsia më e afërt e vijave të prodhimit industrial nga Evropa . Ne nuk mund të prodhojmë automobila, por ne mund të prodhojmë pjesë ë tyre. Kështu që është e nevojshme të prodhojmë ofertën përbashkët si dy shtete dhe unë jam shumë pozitive që bashkë dhe me shtetet e tjera të bashkonit ne do të kemi një ofertë të mirë”, tha Ministrja e Industrisë së Kosovës Rozeta Hajdari.