GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lushnjari kapet me 9 milionë lekë, shiste kokainë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Sherr mes kunatave në Lushnjë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Lushnjës ka arrestuar një 39-vjeçar, që dyshohet se shiste kokainë.

Po ashtu, policia ka sekuestruar 9 milionë lekë të vjetra, që dyshohet se janë përfituar nga i arrestuari, nga shitja e lëndës narkotike. U proceduan penalisht 10 persona të dyshuar si konsumues të kokainës.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet si rezultat i një hetimi proaktiv 5-mujor, operacioni policor i koduar “Start”.

Shiste lëndë narkotike kokainë në doza, në zona të ndryshme të Lushnjës, vihet në pranga 39-vjeçari.

Në hetim 10 shtetas të tjerë, të dyshuar blerës të këtyre dozave.

Sekuestrohen një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, 4 celularë dhe 1 automjet.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, në doza, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë iniciuar një procedim në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, dhe pas një periudhe hetimore 5-mujore, me metoda proaktive, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Start”.

Në kuadër të këtij operacioni, u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e shtetasit A. M., 39 vjeç, banues në Lushnjë. Bazuar në provat e siguruara si rezultat i hetimeve, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, më datë 30.01.2023, ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë  “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi ka rezultuar se 39-vjeçari shiste në zona të ndryshme të Lushnjës, lëndë narkotike kokainë të ndarë në doza.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u proceduan në gjendje të lirë shtetasit: S. G., 26 vjeç, E. D., 25 vjeç, banues në Kolonjë, L. K., 32 vjeç, M. M., 40 vjeçe, banuese në Rrapëz, R. K., 19 vjeç, banues në Halilaj, A. H., 27 vjeç, banues në Pirrë, F. M., 32 vjeç, banues në Vajkan, A. M., 24 vjeç, banues në Gorre, L. P., 21 vjeç, banues në Bubullimë dhe A. Dh., 24 vjeç, banues në Verri, pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se blinin doza të lëndës narkotike kokainë, që shiste shtetasi A. M.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 900 000 lekë, 4 aparate celulare dhe 1 automjet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: kapetLushnjë

Lajme të lidhura

Grabitja e 60 mijë eurove në bankën pranë Komunës së Parisit, Gjykata lë në burg autorin e dyshuar
Aktualitet

Grabitja e 60 mijë eurove në bankën pranë Komunës së Parisit, Gjykata lë në burg autorin e dyshuar

14:03 - 11/11/26
Studentët e “Politeknikut” braktisin auditorët, i bashkohen protestës kundër qeverisë
Aktualitet

Studentët e “Politeknikut” braktisin auditorët, i bashkohen protestës kundër qeverisë

13:39 - 11/11/26
Rama pritet me protesta gjatë vizitës në Dublin: Ik, Shqipëria nuk është në shitje!
Aktualitet

Rama pritet me protesta gjatë vizitës në Dublin: Ik, Shqipëria nuk është në shitje!

13:24 - 11/11/26
Para
Vrau kineasten, ngrihet akuza për aktorin Alec Baldwin

Vrau kineasten, ngrihet akuza për aktorin Alec Baldwin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Grabitja e 60 mijë eurove në bankën pranë Komunës së Parisit, Gjykata lë në burg autorin e dyshuar
Aktualitet

Grabitja e 60 mijë eurove në bankën pranë Komunës së Parisit, Gjykata lë në burg autorin e dyshuar

14:03 - 11/11/26

Gjykata ka vendosur të lërë në burg Robert Dukën, i dyshuar për grabitjen e bankës në zonën e Komunës së...

Lexo më shumë
UEFA Nations League / Kombëtarja mbyll përgatitjet në stadiumin ‘Air Albania’, gati për sfidën ndaj Finlandës

UEFA Nations League / Kombëtarja mbyll përgatitjet në stadiumin ‘Air Albania’, gati për sfidën ndaj Finlandës

13:55 - 11/11/26
Studentët e “Politeknikut” braktisin auditorët, i bashkohen protestës kundër qeverisë

Studentët e “Politeknikut” braktisin auditorët, i bashkohen protestës kundër qeverisë

13:39 - 11/11/26
Rama pritet me protesta gjatë vizitës në Dublin: Ik, Shqipëria nuk është në shitje!

Rama pritet me protesta gjatë vizitës në Dublin: Ik, Shqipëria nuk është në shitje!

13:24 - 11/11/26
Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve

Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve

13:13 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com