Digjet një automjet tip Ford rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm (20 nëntor). Ngjarja ka ndodhur në hyrje të lagjes Savër të Lushnjes.
Drejtuesi i mjetit kishte ardhur për të marrë punëtorët si çdo mëngjes dhe kishte parë të dilte tym nga pjesa e motorrit. Ka dalë nga mjeti fatmirësisht para se makina të digjej totalisht.
Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve pas njoftimit, nga mjeti nuk ka mbetur pothuajse asgjë.
Në momentin e konstatimit të zjarrit punëtorët nuk kishin hipur në mjet. Sipas të dhënave paraprake të policisë shkak dyshohet të ketë qenë një shkendijë elektrike pasi mjeti ishte i ndezur.
Discussion about this post