GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Plumbat derdhen edhe në Lushnje, “Juli i Pashakos” i shpëton një tjetër atentati

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Plumbat derdhen edhe në Lushnje, “Juli i Pashakos” i shpëton një tjetër atentati
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje e rëndë  ka tronditur sot qytetin e Lushnjës, ku një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Policia ka konfirmuar zyrtarisht se rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit të Lushnjës, është plagosur në këmbë Julian Sulo (J.S.), 45 vjeç, i njohur edhe si “Juli i Pashakos”.

Sipas burimeve pranë bluzave të bardha, Sulo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar menjëherë zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit. Në vendngjarje, ku dyshohet se u qëllua drejt automjetit të Sulos nga të paktën tre persona, janë gjetur dhjetëra gëzhoja.

Pamje nga vendngjarja

Në vijim të operacionit, në afërsi të fshatit Lifaj u sekuestrua një automjet duke u djegur plotësisht, i cili dyshohet se u përket autorëve të atentatit, të cilët tentuan të zhduknin provat gjatë largimit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin e autorëve dhe motivit që qëndron pas këtij sulmi me armë zjarri.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2025/11/WhatsApp-Video-2025-11-25-at-11.12.00-AM.mp4

E kaluara

“Juli i Pashakos” është një emër jo i panjohur për policinë.  Ai  njihet dhe si rival i Aldo Bares, pasi është një nga personat e shoqëruar si të dyshuar për masakrën e Lushnjës të ndodhur në 2018-tën, ku mbetën të vrarë dy persona, miq të nipit të Bares, por u la i lirë për mungesë provash.

Ndërsa më 11 qershor 2016, Julian Sulos iu bë atentat pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër në një pikë bastesh nga Arjan Aliço, anëtar i bandës së Aldo Bares, i njohur si “Arti i Braçes”.

Në vitin 2018, ai u arrestua nga Policia e Lushnjës dhe FNSH-të e Fierit pasi sipas raportimeve mediatike të kohës, nuk i është bindur policisë ndërsa lëvizte me makinë të blinduar dhe i është gjetur një armë me 15 fishekë.

Tre vite më parë, Prokuroria e Lushnjës konfirmoi se me kërkesë së saj, Gjykata konfiskoi disa pasuri të Sulos,për shkak se sipas akuzës, janë përfituar me burime të paligjshme.

Etiketa: Kryesore1Lushnjë

Lajme të lidhura

Përplasja e dy biznesmenëve/ Dy efektivë të Policisë Ushtarake të pranishëm në sherrin tek Hotel ‘Regina’
Aktualitet

Përplasja e dy biznesmenëve/ Dy efektivë të Policisë Ushtarake të pranishëm në sherrin tek Hotel ‘Regina’

17:14 - 04/09/26
Alarmi/ Zjarr pranë depos së dinamitit në Qinam të Tiranës
Aktualitet

Alarmi/ Zjarr pranë depos së dinamitit në Qinam të Tiranës

16:52 - 04/09/26
Zjarri në Qafën e Koshovicës, bllokohet qarkullimi në aksin Fier-Levan
Aktualitet

Zjarri në Qafën e Koshovicës, bllokohet qarkullimi në aksin Fier-Levan

16:33 - 04/09/26
Para
Shijak/ Vidhte para dhe sende me vlerë në biznese të ndryshme, arrestohet i riu (EMRI+VIDEO)

Shijak/ Vidhte para dhe sende me vlerë në biznese të ndryshme, arrestohet i riu (EMRI+VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasja e dy biznesmenëve/ Dy efektivë të Policisë Ushtarake të pranishëm në sherrin tek Hotel ‘Regina’
Aktualitet

Përplasja e dy biznesmenëve/ Dy efektivë të Policisë Ushtarake të pranishëm në sherrin tek Hotel ‘Regina’

17:14 - 04/09/26

Ministria e Mbrojtjes pranon se dy efektivë të Policise Ushtarake kanë marrë pjesë në konfliktin mes dy biznesmenëve në Vlorë....

Lexo më shumë
Alarmi/ Zjarr pranë depos së dinamitit në Qinam të Tiranës

Alarmi/ Zjarr pranë depos së dinamitit në Qinam të Tiranës

16:52 - 04/09/26
Ambasadorja e re e BE nis punën, ja mesazhi i parë për integrimin

Ambasadorja e re e BE nis punën, ja mesazhi i parë për integrimin

16:44 - 04/09/26
Zjarri në Qafën e Koshovicës, bllokohet qarkullimi në aksin Fier-Levan

Zjarri në Qafën e Koshovicës, bllokohet qarkullimi në aksin Fier-Levan

16:33 - 04/09/26
Qeveria ndryshon ligjin, ndërtuesit e objekteve të konfiskuara nuk do të lejohen t’i blejnë në ankand

Qeveria ndryshon ligjin, ndërtuesit e objekteve të konfiskuara nuk do të lejohen t’i blejnë në ankand

16:21 - 04/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com