GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Lutuni për mua”, deputetja shqiptare përballet me një sëmundje të re

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Deputetja e VV-së pozon në bikini, mahnit me format
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe aktorja nga Gjilani, Adriana Matoshi, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një lajm aspak të mirë.

Matoshi ka bërë të ditur se momentalisht po përballet me një sëmundje të re dhe si pasojë do i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Aktorja nuk ka zbuluar saktësisht se për Վfarë bëhet fjalë por në postimin e saj, ajo ka kërkuar lutjet e të gjithë ndjekësve të saj që të rikthehet shëndosh e mirë.

“Edhe një tjetër … Në çastin që e ke zbuluar se kush është armiku yt, gjysmën e betejës e ke fituar. Dhe unë në jetë i konsideroj vetëm dy armiq. Ata që t’i rrahin krahët e të qeshin në fytyrë, po të shkelin e poshtërojnë pas shpine. Shëndetin kur të tradhton atëherë kur mendon që je e gatshme të mbash një mal mbi supe.

Sëmundjet e mija i kanë hapur gjithmonë shume perde, e kanë shpërfaq fytyra të shumta pa maska. Njerëz të shumtë që kanë qeshur më shumë me problemet e mia, sesa me sukseset e mia. Sonte po dua të gëzoj të gjithë këto zemra të liga, si edhe të shqetësoj shumë zemra të buta prej madhështie njerezore, duke iu dhënë lajmin se prej disa kohësh jam përballur me një sëmundje të re. Që të jeni në dijeni, problemi im ka kohë që ka filluar, para paraqitjes time televizive në Festivalin e Këngës në RTSH.

Nuk kam lejuar që të kem vizita mjeksore në ditët kur kemi patur mbledhje në Kuvend dhe në komisionet ku jam përgjegjëse. Kam qenë prezente për të gjithë por jo për vetën. Shëndeti më tradhtoi prapë. Të gjithë po mendoni se kjo është shenjë që dueht të ul ritmin e jetës dhe angazhimet. Në këtë muaj të shenjtë, po i lë prapë fëmitë e mi, prindërit e mi, punën time, çdo angazhim të mundshem, shoqërinë që më duan. Edhe juve me maska. Të gjithëve, e po e marr veç Zotin edhe lutjet e mija dhe më të dashurve, për një operim të radhës. Unë edhe sonte, po shtrohem në spital për t’u kthyer prapë.

Inatin, urrejtjen, e vrerin që e vjellin çdo dite përmi emrin tem, po shkoj me e largu prej trupit tem.

Unë prapë ju dua shumë! Më shumë se ju që ma doni të keqen e ma uroni vdekjen edhe publikisht. Unë po shkoj, por për t’u kthyer. Ishalla ky muaj i shenjtë, urrejtjen po jua kthen në dashuri. Po shkoj. Ju lutuni që unë të kthehem mirë. Unë po lutem që t’ju gjej më mirë se kurrë më parë.”

 

Etiketa: deputetjasemundje

Lajme të lidhura

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës
Breaking Views

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste
Kosovë & Rajon

“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste

10:17 - 07/11/26
Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?
Kosovë & Rajon

Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

14:58 - 06/11/26
Para
Zbulimi amerikan: Ballkani mund të përballet me konflikte etnike

Zbulimi amerikan: Ballkani mund të përballet me konflikte etnike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26

Kryetari i bashkisë se Tiranës, Erion Veliaj kërkon të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, e cila...

Lexo më shumë
“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

15:25 - 10/11/26
Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

15:08 - 10/11/26
“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

15:01 - 10/11/26
Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

14:54 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com