GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Macja që ha minjtë e vet/ Rama fushatë me kokat e Veliajt, Beqajt, Dakos…

22:31 - 24/03/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Macja që ha minjtë e vet/ Rama fushatë me kokat e Veliajt, Beqajt, Dakos…

Screenshot

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sa herë ka komentuar arrestimin e ndonjë nga ish-bashkëpuntorëve të tij, Edi Rama ka ruajtur një lloj solidariteti njerëzor për hir të marrëdhënies profesionale apo miqësisë që ka pasur me disa prej tyre. Përveç Arben Ahmetajt, kryeministri ka shprehur habi, keqardhje, ndonjëherë edhe irritim për arrestimet e Vangjush Dakos, Ilir Beqajt, Erjon Veliaj, Saimir Tahirit, Lefter Kokës etj.

Por gjatë një takimi elektoral në Gjirokastër, ndërsa ftonte demokratët ta votonin atë vetë dhe Partinë Socialiste, Rama kërkoi t’i bindë ata me shprehjen e kinezit Deng Xiaoping se “nuk më intereson se çfarë ngjyre ka macja, më intereson që të kapi minjtë”.

Shprehja, që lindi dikur si një parim i urtë qeverisjeje për zhvendosjen e Kinës drejt një ekonomie më afër tregut, e thënë nga Edi Rama tingëllon si një rrëfim i drejtpërdrejtë nga qendra e kontrollit të pushtetit. Për ta bërë më të qartë konceptin, ai shtoi se “jemi aq të zotë sa kapim minjtë tanë… jo vetëm minjtë e komshiut”.

Ishte e qartë për këdo në sallën e mbushur me socialistë të Gjirokastrës, se Rama me “minj” po u refrohej zyrtarëve të korruptuar, që kanë përfunduar nëpër qelitë e burgjeve, një deklaratë publike që në vend se të lexohet si pohim i forcës së tij morale, është vetëshpallje si kontrolluesi absolut i prokurorisë dhe gjykatave.

Debati për kapjen e drejtësisë së re nga  Rama ka nisur herët; që kur socialistët imponuan me forcën e kartonave ligjet kyçe të reformës në drejtësi, pastaj emëruan njerëzit e tyre në organet e drejtësisë dhe në fund, kur SPAK urdhëroi arrestimin e dy liderëve të opozitës, Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Edhe atëherë, Rama e mohoi kapjen e SPAK dhe të Gjykatës së Posaçme dhe alibia mbi të cilën qëndron pavarësia e drejtësisë, është arrestimi i atyre që Rama i quan sot “minjtë tanë”.

Bëhet fjalë për arrestimet e Lefter Kokës, Alqi Bllakos, Vangjush Dakos, Ilir Beqajt, Erjon Veliajt, arratinë e Arben Ahmetajt etj dhe prangosjen e disa ish-kryebashkiakëve socialistë. Për një pjesë të tyre, Rama është shprehur se nuk është ndjerë mirë që janë në qelitë e burgut. Por pohimi që ka bërë sot në fushatën e Gjirokastrës, e përmbys narrativën e deritanishme.

Kryeministri nuk është më qeveritari i keqardhur për miqtë që janë burgjeve, por autokrati që ka vendosur të sakrifikojë disa nga shërbëtorët e tij për një qëllim më të madh; qëndrimin në pushtet, ndërsa ushqen edhe ëndrrën e integrimit në Bashkimin Europian.

“Kapim edhe minjtë tanë”, thotë sot Rama me krenari, duke aluduar mbi arrestimet e Erion Veliajt, Saimir Tahirit, Lefter Kokës, Ilir Beqajt dhe arratinë e Ahmetajt.  Një narrativë e re në fushatën për zgjedhjet e 11 Majit, që e portretizon atë vetë si një mace që ka fuqinë të nxjerrë dosjet e gjithsecilit nga sirtari, të vendosë se kur një çështje do të shpërthejë në media, se kur do të bëhet hetimi, arrestimi, ose amnistia e heshtur për këdo.

Ajo që është quajtur ndryshe “drejtësia me regji”, që nuk e lufton korrupsionin, por e administron atë; njësoj sikur macja t’i lërë minjtë të shëndoshen mirë, dhe kur të ketë nevojë për ndonjë trofe në Bruksel, ta kapë njërin prej tyre nga bishti dhe ta shfaqë në podium, si dëshmi të drejtësisë që “funksionon”.

Dhe problemi nuk është se “macja kap minjtë”. Problemi është se macja kontrollon çarkun, duke i shndërruar SPAK dhe GJKKO në mjete represioni, që ekzekutojnë urdhrat politikë të pushtetit.

Le ta pranojmë për një moment se vërtet: nuk ka rëndësi çfarë ngjyre ka macja. Rëndësi ka që ajo ka vendosur të ushqehet me minjtë e vet për të ruajtur pushtetin. Por kur një lider është i gatshëm të kafshojë shokët e tij për të mbijetuar politikisht, e imagjinoni çfarë u bën kundërshtarëve dhe qytetarëve që i dalin përballë?/Lapsi.al

Etiketa: MacjaminjteRama

Lajme të lidhura

Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara
Aktualitet

Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

14:50 - 22/12/25
DETAJE nga sherri në Vlorë mes punonjësve të INUV dhe 3 personave, dy policë të plagosur
Aktualitet

DETAJE nga sherri në Vlorë mes punonjësve të INUV dhe 3 personave, dy policë të plagosur

14:30 - 22/12/25
Publikohen pamjet e rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe, urdhri dyshohet nga grupi i Agasit dhe Beqirit
Aktualitet

Publikohen pamjet e rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe, urdhri dyshohet nga grupi i Agasit dhe Beqirit

14:15 - 22/12/25
Para
Shqipëria triumfon ndaj Andorrës dhe ‘ndez motorrët’ për… Serbinë

Shqipëria triumfon ndaj Andorrës dhe 'ndez motorrët’ për… Serbinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara
Aktualitet

Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

14:50 - 22/12/25

Ndonëse Shqipëria mban rekordin në Europë për peshën e ndërtimeve në raport me madhësinë e ekonomisë dhe pallatet e reja...

Lexo më shumë
DETAJE nga sherri në Vlorë mes punonjësve të INUV dhe 3 personave, dy policë të plagosur

DETAJE nga sherri në Vlorë mes punonjësve të INUV dhe 3 personave, dy policë të plagosur

14:30 - 22/12/25
Publikohen pamjet e rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe, urdhri dyshohet nga grupi i Agasit dhe Beqirit

Publikohen pamjet e rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe, urdhri dyshohet nga grupi i Agasit dhe Beqirit

14:15 - 22/12/25
Incident gjatë aksionit për lirimin e hapësirave publike në Vlorë, përplasje me drejtuesit e IMT

Incident gjatë aksionit për lirimin e hapësirave publike në Vlorë, përplasje me drejtuesit e IMT

13:59 - 22/12/25
PD në ofensivë ndaj Ramës: Të mblidhet urgjent Këshilli i Imunitetit

PD në ofensivë ndaj Ramës: Të mblidhet urgjent Këshilli i Imunitetit

13:40 - 22/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com