GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Macron kërkon debat europian për armët atomike

10:50 - 29/04/24
në Botë, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Macron kërkon debat europian për armët atomike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas fjalimit të flaktë për Europën javën e kaluar, presidenti francez, Emmanuel Macron ka kërkuar tani një debat të gjerë për rolin e armëve atomike në një strategji të përbashkët europiane.

Fillimisht ishte fjalimi parimor i presidentit francez, Macron në Universitetin e Sorbonës, ku me fjalinë “Europa jonë mund të vdesë” dhe kërkesën që Europa “imponojë respekt”, ai shkaktoi reagime të gjera. Propozimi i Macron për forcim të mbrojtjes europiane u përshëndet tek politika gjermane. Tani Macron kërkon një debat për rolin e armëve atomike në mbrojtjen europiane. Në një intervistë për grupin mediatik “Ebra” të shtunën (27.04.) Macron theksoi, se dëshiron të hapë debatin “që përfshin mbrojtjen raketore, kapacitetet e raketave me rreze të gjatë veprimi dhe armët atomike për ata që i kanë apo që në tokën e tyre kanë armë atomike europiane”. Macron kërkoi, “le t’i hapim të gjitha në tavolinë dhe të shohim, se çfarë na mbron vërtet”. Franca është e gatshme të bëjë më shumë për mbrojtjen europiane, ka thënë Macron. Që nga Brexit, Franca është e vetmja fuqi atomike në Bashkimin Europian. Projekti gjermano-francez i një tipi tanku tërësisht i ri

Që në fjalimin në Sorbonne, Macron kërkoi forcimin e mbrojtjes europiane, duke theksuar se kjo varet nga vendimet tona. Ai bëri thirrje për një mbrojtje europiane “të besueshme”. Macron deklaroi, se kërcënimi nuklear që ka në zotërim Franca është një “element i mbrojtjes së kontinentit europian që nuk mund të shmanget”.

Ndërkohë të premten (26.04.)pas vonesash të gjata projekti i një tanku luftarak gjermano-francez ka bërë një hap tjetër të rëndësishëm në zhvillimin e tij. Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, SPD, dhe homologu francez, Sébastien Lecornu nënshkruan në Paris një deklaratë qëllimore që përcakton shpërndarjen e detyrave mes koncerneve të të dyja vendeve. “Ky është një hap tjetër i rëndësishëm”, tha Pistorius. Nuk bëhet fjalë për zhvillimin e mëtejshëm të tankeve aktuale, por për “diçka tërësisht të re”./dw

Etiketa: armet atomikeMacron

Lajme të lidhura

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon
Botë

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Para
Mblidhet grupi parlamentar i PS, ja porosia e Çuçit për deputetët

Çuçi mbledh grupin e PS, çfarë u diskutua

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com