GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Macron refuzon dorëheqjen e Kryeministrit Attal

16:33 - 08/07/24
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Macron refuzon dorëheqjen e Kryeministrit Attal
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Francës Emmanuel Macron refuzoi dorëheqjen e kryeministrit, duke i kërkuar atij të qëndrojë përkohësisht si kreu i qeverisë pas rezultateve të zgjedhjeve që rrezikojnë të fusin vendin në një krizë politike. Votuesit francezë e ndanë legjislaturën në tri grupe politike, duke mos i dhënë asnjërës shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë e re. Analistët megjithatë pajtohen se humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve është Presidenti Emmanuel Macron, partia e të cilit humbi rreth 100 vende në Asamblenë Kombëtare.

Presidenti Emmanuel Macron i shpalli zgjedhjet si kundër-reagim ndaj fitores së thellë të së djathtës së skajshme në zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare megjithatë krijuan paqartësi politike për Francën. Parlamenti tani është ndarë në tri grupe, të majtën që doli e para, grupin e qendrës, të Presidentit Macron dhe të djathtën e skajshme.

Sipas rezultateve zyrtare të publikuara mëngjesin e së hënës, asnjë prej tre blloqeve kryesore nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme prej 289 vendesh në Asamblenë Kombëtare me 577 deputetë.

“Duke qëndruar besnik ndaj traditës republikane, do të dorëzoj tek Presidenti i Republikës dorëheqjen ”, tha të djelën Kryeministri Attal.

Pas takimit që zgjati rreth një orë e gjysmë në Pallatin Presidencial, Presidenti Macron e refuzoi dorëheqjen e Kryeministrit “për të siguruar stabilitetin e vendit”.

Kjo nxiti reagimin e grupit të majtë Fronti i Ri Popullor të përbërë nga komunistët, të Gjelbërit dhe socialistët, që siguroi numrin më të madh të votave. Ndërsa u mblodhën të hënën në selinë e partisë ata thonë se propozimi i emrit të Kryeministrit të ri iu takon atyre.

“Në një kornizë demokratike, kur një bllok politik kryeson në zgjedhje, Presidenti Emmanuel Macron duhet të reformojë qeverinë. Kryeministri duhet të jetë nga radhët e Frontit të Ri Popullor. Na lini pak kohë që të propozojmë një emër. Kjo është një nevojë, pasi shohim një përpjekje antidemokratike që vjen nga presidenti”, tha ligjvënësi i Frontit të Ri Popullor në Parlamentin Evropian, Manon Aubry.

Udhëheqësit në të gjithë Evropën reaguan me lehtësim, por edhe me shqetësim që një koalicion jo i qëndrueshëm mund të paraqesë sfida për politikën evropiane.

Qeveria në Gjermani, e cila së bashku me Francën është parë prej kohësh si motori i integrimit evropian, shprehu lehtësimin që e djathta e skajshme nuk fitoi.

Megjithatë, presidenti francez është dobësuar nga votimi i së dielës dhe kjo do të ketë pasoja për Gjermaninë dhe gjithë Evropën, thotë Ronja Kempin, analiste e marrëdhënieve franko-gjermane në Institutin Gjerman për Çështjet Ndërkombëtare dhe të Sigurisë.

“Për marrëdhëniet gjermano-franceze, rezultati i zgjedhjeve të mbrëmshme është para së gjithash një lajm shumë i mirë. Partia e së djathtës Bashkimi Kombëtar nuk arriti të fitojë shumicën në Francë/ Unë mendoj se Gjermania megjithatë do të duhet të përshtatet me pushtetin e ri në Francë. Ne kemi një president të dobësuar, i cili nuk mund të veprojë më aq lirshëm sa ka bërë gjatë shtatë viteve të fundit”, thotë zonja Kempin.

Me këtë qëndrim pajtohet edhe analisti politik francez dhe zëvendësdrejtori ekzekutiv në organizatën ‘Ipsos’ Brice Teinturier.

“Humbësi i madh është Emmanuel Macroni. Në këto zgjedhje gjërat duhet t’i krahasojmë jo në raport me sondazhet, por me zgjedhjet e vitit 2022. Atëkohë Presidenti kishte një shumicë relative. Sot, Presidenti ka 94 deputetë më pak. Pra, rënia është kolosale”, thotë zoti Teinturier.

Analistët në Francë janë të shqetësuar se planet e së majtës, që doli e para në këto zgjedhje, mund të zbusin reformat pro-tregut të Presidentit Emmanuel Macron.

“Aleanca Fronti i Ri Popullor ka dalë me një program ekonomik që do të kushtojë rreth 150 miliardë euro. Ky plan është ofruar për një vend që në fakt duhet të bëjë shkurtime buxhetore dhe kjo paraqet një rrezik për Bashkimin Evropian, sepse Franca është shumë e madhe ekonomikisht për të rrëshqitur në një krizë borxhi”, thotë analistja gjermane Ronja Kempin.

Presidentit Macron i kanë mbetur edhe tre vjet në mandatin e tij presidencial.

Bllokimi politik mund të ketë implikime të gjera për luftën në Ukrainë, diplomacinë globale dhe stabilitetin ekonomik të Evropës.

Ndryshe nga vendet e tjera në Evropë që janë mësuar më shumë me qeveritë e koalicionit, Franca nuk ka një traditë që ligjvënësit nga kampet rivale politike të bashkohen për të formuar një shumicë. Franca është gjithashtu më e centralizuar se shumë vende të tjera evropiane, me shumë më tepër vendime të marra në Paris./voa

Lajme të lidhura

A do të ketë paqe? Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, shtrëngon duart me Trump
Botë

A do të ketë paqe? Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, shtrëngon duart me Trump

20:27 - 28/12/25
Vdes Brigitte Bardot, legjenda e ekranit francez dhe simboli i kinemasë së shekullit XX
Art & Kulturë

Vdes Brigitte Bardot, legjenda e ekranit francez dhe simboli i kinemasë së shekullit XX

11:41 - 28/12/25
Zelensky: Putin të ndalojë bombardimet, Ukraina gati për armëpushim
Botë

Putin flet para takimit Trump–Zelensky: Nëse s’ka paqe, Rusia do të përdorë forcën

21:54 - 27/12/25
Para
Gjendet e vdekur në banesë aktorja nga Kosova, shkaqet mbeten ende mister

Gjendet e vdekur në banesë aktorja nga Kosova, shkaqet mbeten ende mister

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vlora pa ujë për të pestën ditë radhazi, defekti në tubin kryesor nuk është zgjidhur ende
Aktualitet

Vlora pa ujë për të pestën ditë radhazi, defekti në tubin kryesor nuk është zgjidhur ende

08:47 - 29/12/25

Sot është disa e pestë ku qytetarët e Vlorës përballen me mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm. Ditën e...

Lexo më shumë
Maliqi: Kuçova në varfëri dhe e mbuluar nga plehrat, socialistët festojnë në lokale luksi

Maliqi: Kuçova në varfëri dhe e mbuluar nga plehrat, socialistët festojnë në lokale luksi

08:30 - 29/12/25
Edhe sa mandate i duhen Ramës për të shfarosur totalisht bujqësinë

Nuk ndalet rënia e bujqësisë dhe industrisë, rritja po vjen nga sektorë të paqëndrueshëm

08:18 - 29/12/25
Kursi i këmbimit 18 mars 2025

Këmbimi valutor 29 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:16 - 29/12/25
Temperatura të ulta dhe vranësira/ Ja si do të jetë moti këtë të shtunë

Parashikimi i motit për sot, 29 dhjetor 2025

07:45 - 29/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com