GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Maduro: Mafia shqiptare e Ekuadorit kërkon të sabotojë zgjedhjet në Venezuelë

17:14 - 20/05/25
në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Maduro: Mafia shqiptare e Ekuadorit kërkon të sabotojë zgjedhjet në Venezuelë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro ka akuzuar mafian shqiptare në Ekuador, se është kontraktuar për të kryer sulme terroriste më 25 maj, ditën e zgjedhjeve në Venezuelë.

Me tone të ashpra dhe duke i quajtur “terroristë”, Maduro pretendon se shqiptarët, të cilët konktrollojnë grupet mafioze në Ekuador, kanë dërguar disa mercenarë për akte të tilla.

Më parë, Ministri i Brendshëm venezuelian, Diosdado Cabello, kishte konfirmuar kapjen e 38 mercenarëve që planifikonin të sabotonin zgjedhjet. Midis tyre ishin 17 të huaj.

“Mafia shqiptare që sundon Ekuadorin dërgoi disa nga mercenarët e saj për të vendosur bomba në Venezuelë. Ata janë kapur”, tha Maduro në një konferencë të jashtëzakonshme, duke lidhur aktivitetet terroriste rajonale me praninë e Erik Prince, themeluesit të grupit privat ushtarak Blackwater.

Teksti i transkriptuar nga Presidenca venezueliane ndërkohë thotë: “Përballë kërcënimeve të reja: Votoni po, plumbat jo! Më 19 maj, Presidenti Nicolas Maduro denoncoi çmontimin në Venezuelë të një komploti sabotimi kundër zgjedhjeve të 25 majit të lidhur me mafian shqiptare, Daniel Noboa në Ekuador dhe Erik Prince në Shtetet e Bashkuara”.

Në takimin, të mbajtur në Sallën Simon Bolivar, morën pjesë edhe Zëvendëspresidentja Delcy Rodriguez dhe Ministri i Mbrojtjes Vladimir Padrino Lopez, ndër përfaqësues të tjerë të forcave të sigurisë.

“Ky ekip garanton fitoren e paqes dhe sigurisë. Ne duhet të mbrojmë të drejtat kushtetuese të popullit tonë për paqe, stabilitet dhe qetësi”, tha Maduro, duke iu referuar zgjedhjeve që do të mbahen më 25 maj.

Etiketa: EkuadorKryesore1MaduroNicolas Madurovenezuele

Lajme të lidhura

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës
Aktualitet

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë
Aktualitet

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

19:29 - 02/04/26
Para
I akuzuar për drogë në Itali, Gjykata e Lartë liron nga burgu Kreshnik Budllën

I akuzuar për drogë në Itali, Gjykata e Lartë liron nga burgu Kreshnik Budllën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Portez, ku një 40-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij,...

Lexo më shumë
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

19:29 - 02/04/26
Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës

Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës

19:15 - 02/04/26
Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”

Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”

19:02 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com