GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mafia e plehrave nuk lëshon inceneratorin e Elbasanit, si po tentohet zgjatja e kontratës

14:14 - 19/10/21
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Mafia e plehrave nuk lëshon inceneratorin e Elbasanit, si po tentohet zgjatja e kontratës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp


Mafia e plehrave po zgjat tentakulat e saj me qëllim që inceneratori i Elbasanit mos të kalojë në varësi të Bashkive, por t’i lihet sërish Klodian Mërtirit, mikut të deputetëve dhe politikanëve shqiptarë. Kjo lojë po tentohet të realizohet nëpërmjet një kërkesë të Bashkisë Elbasan, e firmosur nga Kryetari Gledian Llatja, i cili ka kërkuar nga qeveria shqiptare që të zgjatet kontrata me koncesionarin dhe 10 vite, pasi sipas tij, bashkia nuk i ka kapacitetet për ta marrë në administrim. Megjithatë, e gjitha kjo duket një lojë e mirëllogaritur, me qëllim që fitimet të përqendrohen në duart e një numri të vogël personash dhe jo të përkthehen në investime publike.

Sipas të dhënave të besueshme, Gledian Llatja është pikërisht një vegël e përdorur nga deputeti socialist Taulant Balla, i cili po tenton që t’ia rrisë fitimet koncesionarit, duke përdorur gjithë influencën e tij si në pushtetin vendor ashtu edhe qendror.

Por çfarë ka ndodhur?

Inceneratori i Elbasanit është dhënë me koncesion firmës “Albtek Energy shpk”, pas një kontrate të firmosur me ish-ministrin Lefter Koka, në 16 dhjetor 2014. Afati përfundimtar është pas 7 vitesh e do të thotë se kontrata përfundon në 16 dhjetor 2021, pikërisht në fund të këtij viti dhe është pa të drejtë përsëritje. Firma kontraktuese, e cila drejtohet nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, në bazë të detyrimeve kontraktore duhet t’ia dorëzojnë inceneratorin Bashkisë së Elbasanit, duke hequr kështu dorë nga çdo e drejtë mbi objektin në fjalë.
Sipas burimeve konfidenciale, pas inceneratorit qëndron Arben Ahmetaj, i mbështetur nga Kryeministri Edi Rama, të cilët absolutisht nuk do të lejojnë që kjo pasuri e madhe t’i dorëzohet bashkisë. Tashmë ai është kthyer në një biznes ku fitimet ndahen mes socialistëve, ndaj në shkelje të plotë të ligjit kanë lejuar zgjatjen e kontratës për firmën e drejtuar nga Zoto e Mërtiri.
Në këtë lojë të madhe korrupsioni e përfitimesh personale, janë përfshirë dhe politikanë të tjerë pjesë e kabinetit Rama, si dhe kryebashkiaku i Elbasanit, Gledjan Llatja. Bëhet fjalë për ministret Kumbaro e Ibrahimaj, ku njëra prej tyre ka bërë firmosjen e zgjatjes së kontratës, ndërsa tjetra ka miratuar projektin ekonomiko-financiar.
Roli i Llatjas në këtë skemë të madhë, është se ky i fundit ka dërguar një relacion fiktiv drejt Edi Ramës, ku i bën me dije se Bashkia Elbasan nuk ka kapacitete për ta administruar impiantin e mbetjeve. E gjitha kjo është një bindje ndaj “presionit” nga lart, në mënyrë që gjithë grupi i sipërpërmendur të mos humbasë fitimet e tij. Në bazë të shkresës së Llatjas, i jepet të drejtë kompanisë së Zotos ,që të vijojë administrimin e inceneratorit dhe të mbushë xhepat deri në vitin 2030.

Interesat janë edhe më të mëdha nga sa duket, kjo për shkak se ky incenerator është një minierë e vërtetë ari.
Ky biznes për përpunimin e mbetjeve në Elbasan, jo vetëm që është ndërtuar me 29 mln euro të qeverisë, por gjithashtu kompania e dyshës “Zoto-Mërkuri”, nuk paguan asnjë detyrim takse e fitimi në shtet. Gjithashtu një arsye madhore për të mos e dorëzuar, është sepse brenda territorit të landfillit është ndërtuar një TEC ilegal me afat 25 vjet, por me të drejtë përsëritje për 25 vite të tjerë. Leja për ndërtimin e tij është firmosur në 31 tetor 2016, aso kohe nga Damian Gjiknuri, i cili mbante detyrën e ministrist të energjetikës, ku sërish ky veprim është në shkelje të ligjit.
Ky është një tjetër interes fitimprurës, ku energjia e prodhuar prej TEC-it shitet te pushteti lokal e e institucionet shtetërore të Qarkut të Elbasanit.

Pra, dorëzimi i inceneratorit shkakton humbje dyfish për emrat e sipërpërmendur, të cilët nuk e lejojnë që kjo gjë të ndodhë, duke vijuar shkeljet e njëpasnjëshme, për interesa të drejtuesve të mëdhenj socialistë./E.G./ Gijotina.com

Etiketa: ElbasanGjiknugllaberim parashinceneratorikorrupsionRama

Lajme të lidhura

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin
Aktualitet

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht
Aktualitet

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz
Aktualitet

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26
Para
Ervin Goci për vitin e ri akademik: Të jepen teste PCR falas për studentët

Ervin Goci për vitin e ri akademik: Të jepen teste PCR falas për studentët

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com