GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dosjet e pronave, SPAK mësyn kadastrën e Tiranës

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbardhen shkresat mes kreut të Policisë së Shtetit dhe drejtoreshës në Ministrinë e Brendshme, ja detajet e SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas hetimeve në kadastrat e Sarandës dhe Vlorës, drejtësia e re ka vendosur të futet në Kadastrën e Tiranës, me një grup të BKH, i cili me kërkesë të SPAK dhe prova nga raportimet e agjencive të anti-krimit, do verifikojë pasuritë e zyrtarëve të shtetit, të policisë e drejtësisë, vënë gjatë detyrave që kanë patur apo me tjetërsim pas ikjes prej tyre.

Objekt bazë i këtij hetimi, janë apartamentet, zyrat e njësitë tregtare, që zyrtarët e shtetit, i kanë marrë në pallatet dhe kullat e ndërtuara nga  trafikantët ndërtues dhe biznesmenë ndërtimi, të cilat kanë përfituar nga fonde publike, leje ndërtimi e troje shtetërore.

Do hetohen ata zyrtarë, si rasti i ish-prokurorit Besnik Muçi, i shkarkuar për shkak se nëpërmjet shfrytëzimit të detyrës, kishte krijuar lidhje e kishte marrë apartamente, te kompleksi i ndërtuar nga firma “Arlis shpk”, me pronar Armand Lilon, person me dosje penale për disa krime.

Pra, do evidentohen zyrtarë të lartë shteti, drejtësie, pushteti lokal e drejtorë qendror, që kanë patur e kanë në dorë vula fondesh publike e dosjesh penale, dhe rezultojnë me nga 3-4 apartamente, zyra shërbimi e njësi tregtare, te komplekset e pallateve “Kodra e Diellit”, “Gener 2”, “Arlis”, “Fusha”, “Gjikuria” “Usluga”, “Victoria Construction” dhe 5 kullat “Abdi” te Sahati e në qendër të Tiranës.

Pas evidentimit në Kadastër, BKH do hetojë se me çfarë burimesh apo aktesh të tjera, i kanë marrë këto pasuri shtetarët, mbasi ka indicie për dhurime e shitje të tyre me letra fiktive, nga ndërtuesit Gentian Sula, Bashkim Ulaj, Ervin Mata, Armand Lilo, Shkëlqim Fusha, Sadri Abazi, Milo Gjikuria e Dajlan Abdia; të cilët në 8 vite kanë marrë mesatarisht nga 15 milionë Euro tendera e troje publike falas dhe nga 20 leje ndërtimi në Tiranë, Durrës e bregdetin Vlorë-Sarandë.

Nuk është rastësi, që ministra, drejtorë qendrore tatimesh, hipoteke, doganash, energjie, si dhe kryepolicë, kryebashkiakë, gjyqtarë e prokurorë të çdo posti e niveli, kanë marrë në këto pallate e kulla, apartamente, suita, dyqane, kafene e restorante me çmime nga 2000-3000 Euro/m2.

BKH ka në dorë, raporte që tregojnë se në regjistrat e Kadastrës Tiranë, figurojnë 22 ministra e ish-ministra dhe 183 prokurorë, gjyqtarë, shefa SHISH-i, drejtorë qendrore hipoteke, tatimesh, dogane e kryepolicë, që kanë shtëpi dhe dyqane te 3 komplekset “Delijorgji”, kur dihet sa janë pagat e sa janë çmimet për 1/m2 objekt në atë zonë.

Procesi ka nisur me prova nga formularët e pasurive, ku zyrtarët deklarojnë se apartamentet dhe dyqanet, i kanë marrë me gjoja blerje apo dhurime; që për “koincidencë” janë te kullat e ndërtuara nga trafikantë e biznesmenë, të cilëve u kanë bërë favore penale apo ekonomike. Hetimi i filluar në Kadastrën e Tiranës, është zbatim i urdhrit të Presidentit të SHBA, Joe Biden, që po kryhet me mbikëqyrje të plotë të Ambasadores Yuri Kim; e cila ka dhënë mesazhet, se pasuritë e krimit dhe korrupsionit, do sekuestrohen kudo që të jenë fshehur e nga cilido që i ka, qoftë dhe me fuqi e pushtet të lartë.

Etiketa: kadastermafiePronaSpak

Lajme të lidhura

Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët
Breaking Views

Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët

10:26 - 12/07/26
I riu humb jetën pasi u rrëzua në lumin Mat (Emri)
Aktualitet

I riu humb jetën pasi u rrëzua në lumin Mat (Emri)

09:59 - 12/07/26
Atentat në Vorë, 50-vjeçari ekzekutohet në derën e shtëpisë
Aktualitet

Atentat në Vorë, 50-vjeçari ekzekutohet në derën e shtëpisë

07:55 - 12/07/26
Para
Gjykata e Strasburgut jep tjetër vendim kundër Shqipërisë

Gjykata e Strasburgut jep tjetër vendim kundër Shqipërisë

TË FUNDIT

Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët
Breaking Views

Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët

10:26 - 12/07/26

Dua Lipa godet kryeministrin Edi Rama në podcastin me Lea Ypin. Ajo është shprehur se është shqetësuese që Qeveria nuk...

Lexo më shumë
Sulme me raketa dhe dronë nga Irani në Katar, Emirate dhe Bahrein

Sulme me raketa dhe dronë nga Irani në Katar, Emirate dhe Bahrein

10:05 - 12/07/26
I riu humb jetën pasi u rrëzua në lumin Mat (Emri)

I riu humb jetën pasi u rrëzua në lumin Mat (Emri)

09:59 - 12/07/26
Babai i Haaland bën skandal në tribunë, shpërthen në të shara dhe gjeste kundër lojtarëve të Anglisë

Babai i Haaland bën skandal në tribunë, shpërthen në të shara dhe gjeste kundër lojtarëve të Anglisë

09:35 - 12/07/26
Për herë të parë në gjysmëfinalet e Botërorit shkojnë 4 skuadrat më të mira në Botë sipas FIFA-s

Për herë të parë në gjysmëfinalet e Botërorit shkojnë 4 skuadrat më të mira në Botë sipas FIFA-s

09:00 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com