GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mafia italiane “zbarkon” në Shqipëri? Hoxha jep detajet nga arrestimi i …

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Mafia italiane “zbarkon” në Shqipëri? Hoxha jep detajet nga arrestimi i …
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për një fenomen që po vihet re gjithnjë e më shumë në Shqipëri, “zbarkimin” e pjesëtarëve të mafias italiane në vendin tonë.

Hoxha tha se ata kanë ardhur dhe kanë investuar në Shqipëri, duke përdorur partnerë shqiptarë.

Ai tha se së fundmi, një prej këtyre personave është arrestuar në Shqipëri për llogari të Italisë, por dy persona të tjerë kanë arritur t’ju shpëtojnë autoriteteve.

“Në fakt, ky nuk është episodi i parë gjatë viteve të fundit.

Rëndësinë e këtyre personazheve, familjeve mafioze në jug të Italisë, e marrim vesh nga mediat italiane edhe për shkak se operacionet në territorin tonë kryehen nga agjenci ligjzbatuese italiane, që i gjurmojnë vetë dhe e dinë çfarë pasurish dhe lidhjesh kanë. Pastaj në fund i arrestojnë autoritetet tona. Rasti i fundit është një person, narkotrafikant, që mori rëndësi sepse kishte kontaktet në trafikun e kokainës nga Amerika Latine. Ishte ndërlidhës për familjet e Kamorrës dhe Ndraghetës. Në rastin konkret, autoritetet italiane, kishin identifikuar në Shqipëri tre personazhe, por është kapur vetëm njëri dhe bashkëpunëtori i tij shqiptar. Emri i bashkëpunëtorit shqiptar është dhënë por jo i italianit.

Disa vite më parë, prokuroi i antimafias i Catanzaro, e ngriti si shqetësim, se bosë të familjeve mafioze italiane ishin zhvendosur përtej Adriatikut dhe fshiheshin në Shqipëri, bashkë me familjet. Kanë blerë biznese dhe kanë aktivitete. Futen nëpër prona si aksionerë.

Italianëve u ka rezultuar, se në Shqipëri janë dhënë urdhrat për të bërë vrasje në Italinë e jugut.

Organizatat shqiptarë të narkotrafikut, pasi u trajnuan dhe mësuan të gjithë biznesin në Itali, morën aktivitet dhe nën hyqmin e tyre bënin trafikun nga Amerika Latine. Ngjarje te fundit shërbyen për të kthyer në skenë një situatë të përsëritur vitet e fundit.

Qeveria kujdeset për fluksnin e madh të turistëve, pensionistët që kursejnë, etj. Por, pjesa e padukshme është që bashkë me ta, kanë penetruar edhe pjesëtarë të organizatave mafioze.

Mbaj mend një operacion në Bulevardin Zogu i Parë, u kap një nga bosët e Sacrea Corona, që rrinte në Durrës. Ai është rasti i pari i një mafiozi të niveli të rëndësishëm që qëndronte në Shqipëri. Kemi rastin e Prudentino në Vlorë, që kishte investuar në biznese dhe përfshirjen ne lojrat e fatit.

Kemi familje të jugut të Italisë që janë pëerfshirë në industrinë e ndërtimit, por gjithmonë me ortakë shqiptarë. Nuk futen asnjëherë vetëm.

Kemi edhe rastin, që është shuma më e madhe e kapur, rasti i mafiozit të Cosa Nostra, që në bshkëpunim me Taçin, solli 80 milioën euro. Është çështje që ende nuk është dhënë vendim për Taçin, por u dënua kunati dhe shoferi.

Pra sasia e kapur e parave dëshmon nivelin e bashkëpunimit”, tha Hoxha.

Etiketa: arrestimiHoxhamafie

Lajme të lidhura

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26
“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve
Aktualitet

“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

15:25 - 10/11/26
“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!
Aktualitet

“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

15:01 - 10/11/26
Para
Ish-ortaku i Presezzit: Veliaj ulej për dreka e darka me pronarët ‘presta nome’ të inceneratorit

Ish-ortaku i Presezzit: Veliaj ulej për dreka e darka me pronarët ‘presta nome’ të inceneratorit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26

Kryetari i bashkisë se Tiranës, Erion Veliaj kërkon të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, e cila...

Lexo më shumë
“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

15:25 - 10/11/26
Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

15:08 - 10/11/26
“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

15:01 - 10/11/26
Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

14:54 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com