GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Mafia luan me skafe”/ Vëzhgimi, mjetet lundruese manovra të rrezikshme pranë plazhistëve

16:46 - 19/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Mafia luan me skafe”/ Vëzhgimi, mjetet lundruese manovra të rrezikshme pranë plazhistëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy ngjarje të rënda u shënuan brenda pak ditësh në bregdetin e Jugut, ku dy mjete lundruese goditën rëndë pushuesit në plazh. Agostin Sefa u përplas nga gomonia në bregdetin e Jalës të shtunën e 16 korrikut  dhe pavarësisht se iu nështrua 3 ndërhyrjeve kirurgjikale, ende po lufton për jetën. Ndërsa tjetri ndodhi në zonën e Jonufras në Vlorë, ku motoskafi goditi një 7-vjeçar, i cili fatmirëisht shpëtoi mrekullisht.

Pas këtyre ngjarjeve të rënda, Policia Kufitare dhe Roja bregdetare e Vlorë nuk kanë kryer asnjë kontroll ndaj motorëve të ujit që po rrezikojnë pushuesit.

një vëzhgim këtë të martë në Jalë, Dhërmi dhe Radhimë. Motorët e ujit shihen të lundrojnë dhe kryejnë manovra të rrezikshme fare pranë brigjeve.

“Kam parë motorë uji që ecin me shpejtësi sa të vjen frikë. Ata bëjnë ca u do qejfi se nuk ka kontrolle”, tha një qytetare.

“Nuk ka siguri, shteti e ka fajin që lë këta horat, mafian që luajnë me skafe afër njerëzve. Duhet te qëndrojnë 2 milje larg bregut”, u shpreh një tjetër qytetar në Vlorë.

E njëjta situatë është në plazhet në veri të vendit! Në Velipojë grupi i xhirimit të Report TV filmoi një “jetski” që kryen manovra në një distancë të afërt me pushuesit që po lahen në det…

Po kështu në Shëngjin, pushuesit shprehin shqetësim për mungesën e kontrolleve ndaj mjeteve motorike, si varka, gomone e motorë uji që nuk respektojnë kufizimet me bova detare.

“Jashtë vijave kufizuese kam parë të lëvizin. Policia me skaf nuk patrullon. Mendoj se duhet të ketë kontrolle se prezenca e policisë të jep siguri”, thanë pushuesit në Shëngjin.

Në bazë të ligjit “127/2020” për regjistrimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese turistike dhe të argëtimit, në pronësi të operatorëve turistike, duhet të ushtrohen kontrolle nga Policia Kufitare dhe Autoriteti Portual. Për ata që kryejnë manovra të rrezikshme dhe nuk lëvizin brenda kufizimeve detare, ligji parashikon gjobë në masën 50 000 lek deri në bllokim të mjetit lundrues.

Lajme të lidhura

“Salillari po na grabit pronat!” Politika e qeverisë me energjinë e pastër u kushton shtrenjtë komuniteteve lokale
Aktualitet

“Salillari po na grabit pronat!” Politika e qeverisë me energjinë e pastër u kushton shtrenjtë komuniteteve lokale

08:17 - 09/02/26
Xhoana Nano kapet “mat” në Tiranë pas vdekjes së Fatos Nanos! Dalin foto e video. Ja çfarë po bënte
Aktualitet

Xhoana Nano kapet “mat” në Tiranë pas vdekjes së Fatos Nanos! Dalin foto e video. Ja çfarë po bënte

21:06 - 08/02/26
Flet nga spitali avokat Cakrani: Njëri po ofendonte, tjetri më goditi pas koke me mjet prerës
Aktualitet

Flet nga spitali avokat Cakrani: Njëri po ofendonte, tjetri më goditi pas koke me mjet prerës

15:28 - 08/02/26
Para
“Pagesa për inceneratorët do vazhdojë”, Kryemadhi-Ramës: E vërteta do të triumfojë

Hapja e negociatave/ Kryemadhi: Koha që qeveria të çlirohet nga praktikat korruptive

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Salillari po na grabit pronat!” Politika e qeverisë me energjinë e pastër u kushton shtrenjtë komuniteteve lokale
Aktualitet

“Salillari po na grabit pronat!” Politika e qeverisë me energjinë e pastër u kushton shtrenjtë komuniteteve lokale

08:17 - 09/02/26

Revolucioni i energjisë diellore mbërriti pa paralajmërim shtatorin e vitit të kaluar në fshatin Boçovë të Fierit – vetëm pak...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 9 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:00 - 09/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 9 Shkurt 2026

07:47 - 09/02/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për sot, 9 Shkurt 2025

07:32 - 09/02/26
Barazim spektakolar, Juventus shënon “in extremis” me Lazion

Barazim spektakolar, Juventus shënon “in extremis” me Lazion

22:56 - 08/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com