GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Mafia po tallet me ne”, propozimi i gazetares angleze: Kriminelët britanikë të kërkojnë azil në Shqipëri

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Mafia po tallet me ne”, propozimi i gazetares angleze: Kriminelët britanikë të kërkojnë azil në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetarja e njohur britanike, Allison Pearson në një artikull të publikuar në median prestigjioze angleze “The Daily Telegraph” shkruan për emigrantët shqiptarë që kanë pushtuar Britaninë e Madhe.

Ajo ka një propozim drejtuar qeverisë britanike ku kërkon ekstradimin e kriminelëve britanikë drejt Shqipërisë. “Kriminelët britanikë të kërkonin azil në Shqipërinë e bukur dhe të sigurt, ndërsa shqiptarët të vijnë me pushime në Britaninë e Madhe të mbushur me krime. Mund të funksionojë”.-shprehet ajo në artikull.

Sipas saj, shqiptarët po tallen hapur me britanikët duke ardhur në këtë vend, ndërkohë që Shqipëria nuk është një vend në luftë. Ajo thekson se mafia shqiptare është shndërruar në një nga mafiet më të forta në Britani teksa po tenton kontrollin e plotë të trafikun e kokainës. Madje ajo ka edhe një propozim drejtuar qeverisë britanike.

Artikulli: Teksa shikon se si britanikët vizitojnë Shqipërinë dhe plazhet e saj të duket si parajsë por harrojmë të themi se shqiptarët përbëjnë një përqindje të madhe të emigrantëve që hyjnë në Britani me gomone.

Sipas Këshillit të Refugjatëve, janë 48.540 aplikime për azil në Britaninë e Madhe në vitin 2021, Shqipëria ka numrin më të lartë, pas Iranit, Irakut dhe Eritresë. Ndërsa Siria që lëngon nga lufta ka shumë më pak refugjatë se sa Shqipëria.

Nëse Shqipëria konsiderohet si një destinacion i sigurt pushimesh për mijëra britanikë, pse kaq shumë shqiptarë vijnë në Britaninë e Madhe për të kërkuar një vend më të sigurt?

Shumë shqiptarë azilkërkues justifikohen me arsye të tilla si dhuna në familje, abuzimi seksual, trafikimi i qenieve njerëzore, persekutimi politik dhe “problemet me kriminelët”. Në fakt duhet thënë se Britania e Madhe ka probleme të mëdha me kriminelët, veçanërisht kriminelët shqiptarë.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit, mafia shqiptare luan një rol të madh në botën e krimit në Britaninë e Madhe sidomos në rrugën e saj drejt dominimit total të tregtisë së kokainës me miliarda paund.  Po pse ndodh që ata shqiptarët e varfër, të rënduar, trupmëdhenj, që zbarkojnë në brigjet tona dhe pretendojnë se kanë nevojë për azil, ndjekin atë stilin e jetesës me Ferrari dhe Rolex, ndryshe nga azilkërkuesit e mëparshëm?

Kostoja e strehimit të azilkërkuesve në hotelet britanike është aktualisht 3 milionë paund në ditë. Ky nuk është problem për një bos droge shqiptar, por shumë njerëz së shpejti do të luftojnë për të përballuar ngrohjen e shtëpive të tyre.  Dhe kjo faturë po rritet ndjeshëm.

Më shumë se 20 mijë njerëz me gomone kanë kaluar Kanalin vetëm këtë vit. Të shtunën, me gjithë premtimet e përsëritura nga qeveria për të ndaluar trafikimin, 607 persona, kryesisht meshkuj të rinj, hera e tretë që totali ditor ka kaluar 600 në 2022.

Disa prej tyre do të strehohen me siguri, por një numër i konsiderueshëm i ardhur nga Shqipëria që nuk është në luftë, vështirë se do të përfitojnë nga plani i Marinës Mbretërore në trajtimin e emigrantëve.  Ndoshta mund të organizojmë një shkëmbim? Kriminelët britanikë të kërkonin azil në Shqipërinë e bukur dhe të sigurt, ndërsa shqiptarët të vijnë me pushime në Britaninë e Madhe të mbushur me krime. Mund të funksionojë.  Pyetje për ministren e Brendshme Priti Patel: Sa budallenj dhe mashtrues duhet të jemi para se të ndalet kjo farsë e rrezikshme? A e kuptoni që ata po qeshin dhe po tallen me ne?

 

Lajme të lidhura

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia
Aktualitet

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

23:09 - 17/07/26
Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë
Aktualitet

Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

22:32 - 17/07/26
Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person
Aktualitet

Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person

21:51 - 17/07/26
Para
Arrestohen dy shqiptarë në Itali, u kapen me kokainë e dy mijë euro

Arrestohen dy shqiptarë në Itali, u kapen me kokainë e dy mijë euro

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia
Aktualitet

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

23:09 - 17/07/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku 50-vjeçari Thimjo Rubati u plagos me breshëri plumbash nga dy persona....

Lexo më shumë
Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

22:32 - 17/07/26
FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

22:25 - 17/07/26
Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

22:13 - 17/07/26
Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

22:01 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com