GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mafia shqiptare “përmbyt” Evropën me kokainë, lidhja e fortë me kartelet kolumbiane dhe meksikane

18:30 - 21/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Mafia shqiptare “përmbyt” Evropën me kokainë, lidhja e fortë me kartelet kolumbiane dhe meksikane
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tonelata ngarkesa me drogë e llojit kokainë me vend origjinë, Amerikën Latine, kanë mbushur tregjet Evropiane, por si duket këto sasira nuk mjaftojnë. Kërkesa në rritje për kokainë po nxit ndryshime në rrjetet globale të prodhimit të drogës dhe kriminelët evopianë po prodhojnë tani kokainë dhe metamfetaminë në terrenin e shtëpisë së tyre me ndihmën e bashkëpunëtorëve  të tyre në Amerikën Latine.

Carolina Sampó, koordinatore e Qendrës së Argjentinës për Studimet Transnacionale thekson se trafikimi i narkotikëve midis Amerikës Latine dhe Evropës kryhet përmes mafias shqiptare dhe asaj italiane.

“Shpërndarja në Evropë trajtohet nga organizata të tilla si mafia shqiptare apo italiane. Megjithatë, kartelet kolumbiane dhe meksikane kanë ndikimet e tyre. Kolumbianët marrin pjesë në këtë shkëmbim sepse prodhimi më i madh i kokainës është në vendin e tyre. Meksikanët kanë shumë përvojë në trafikimin nga Kolumbia në Shtetet e Bashkuara, Afrikë dhe Evropë.  Në fakt, u zbulua se organizatat kriminale meksikane ishin të ngarkuara me trekëndëshin e kokainës përmes Afrikës për ta trafikuar  në Shtetet e Bashkuara, sepse kjo reduktoi mundësinë e sekuestrimit të dërgesave të tyre”, shprehet Sampo.

Sipas një raporti nga Qendra Evropiane e Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga Drogat (EMCDDA) dhe Agjencia Evropiane për Bashkëpunim në Zbatimin e Ligjit (Europol), bashkëpunimi midis bandave evropiane dhe amerikane latine, veçanërisht nga Meksika dhe Kolumbia, rezulton në prodhimin, konsumi dhe transiti i kokainës dhe metamfetaminave të cilësisë së lartë në Evropë.

“Mbiprodhimi i kokainës në Kolumbi i shtyn organizatat kriminale të shikojnë gjithnjë e më shumë drejt Evropës, ku çmimi i kokainës është gjithashtu më i lartë se në Shtetet e Bashkuara”, shprehet  Martin Verrier, ndihmësprofesor në Qendrën Evropiane në George C. Marshall.

Shumica e prodhimit të kokainës kryhet në Kolumbi, Bolivi dhe Peru; megjithatë, analiza e re ka nxjerrë në dritë se si kokaina po përpunohet tani në Evropë, kryesisht në Belgjikë, Spanjë dhe Holandë.

“Ky fluks në rritje në Evropë reflektohet në statistikat e EMCDDA, të cilat tregojnë një rritje të pastërtisë së kokainës së kapur dhe demonstrojnë një rritje të furnizimit” tha Verrier.

Nga ana e tij, Alexis Goosdeel, drejtor i EMCDDA, shkruan se Evropa po përballet me një kërcënim në rritje nga një treg më i larmishëm dhe dinamik i drogës, i nxitur nga bashkëpunimi më i ngushtë midis organizatave kriminale evropiane dhe ndërkombëtare. Laurente Laniel, analist i lartë shkencor në EMCDDA tha për InSight Crime (organizatë që studion krimin e organizuar në Amerikën Latine dhe Karaibe) se “baza e kokainës që përdoret në Evropë trafikohet në materiale transportuese, të fshehura kimikisht brenda strukturës së materialeve të tilla si plastika , qymyri druri etj. Kjo e bën kokainën më të vështirë për t’u zbuluar nga forcat e policisë”

Ndërkohë që kërkesa në tregun evropian vijon të rritet, kontinenti shërben gjithashtu si një portë për në Lindjen e Mesme dhe Azinë, ku çmimi për kilogram i kokainës është shumë më i lartë se në Shtetet e Bashkuara. Ndërkaq, sipas studiuesve narkotrafikantët holandezë sigurojnë që laboratorët të krijohen me të gjitha pajisjet dhe kimikatet e nevojshme dhe të kujdesen për asgjësimin e mbetjeve, ndërsa meksikanët ofrojnë  ‘kuzhinierët’ e tyre që kanë ekspertizën e nevojshme për të prodhuar metamfetaminën kristal me cilësi të lartë.

 

Lajme të lidhura

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe
Aktualitet

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26
Gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë një biznesi në Sarandë
Aktualitet

Sherr mes të rinjve në Sarandë, një 29-vjeçar goditet me thikë

09:03 - 07/04/26
Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan
Aktualitet

Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

08:51 - 07/04/26
Para
Operacion anti-drogë në Itali, në pranga 2 shqiptarët, sekuestrohen kokainë dhe mijëra euro

Operacion anti-drogë në Itali, në pranga 2 shqiptarët, sekuestrohen kokainë dhe mijëra euro

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe
Aktualitet

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26

Apeli i Gjykatës së Posaçme shqyrton sot ankimimin e ish zëvendës kryeministres Belinda Balluku, ndaj masës së sigurisë të pezullimit...

Lexo më shumë
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë një biznesi në Sarandë

Sherr mes të rinjve në Sarandë, një 29-vjeçar goditet me thikë

09:03 - 07/04/26
Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

08:51 - 07/04/26
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com