GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Majlinda Cara hedh 140 mln lekë për asfalt, fiton pa garë Agim Kola

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Majlinda Cara hedh 140 mln lekë për asfalt, fiton pa garë Agim Kola
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiakja e Kurbinit, Majlinda Cara, po shpenzon miliona lekë për propagandë me asfaltimin e rrugëve. Tani që po afrojnë zgjedhjet, po kujtohet Cara se duhet të kryejë disa investime në bashkinë që drejton. Në fakt, kryetarja po merret vetëm me arnime rrugicash me prokurime korruptive. Këtë e tregon kontrata e fundit e firmosur nga dora e saj.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt  “Asfaltim, rehabilitim i rrugës Ferrtrash Fushë-Mamurras, Bashkia Kurbin”. Kjo është një rrugica që lidh këtë zonë periferike me qytetin e Mamurrasit. Dhe vetëm për pak asfalt që do të hedhë në të, Cara do të shpenzojë  140 milionë lekë. Afera e radhës kjo, nga disa tenderë për rrugica që ka nënshkruar Caran në këto javët e fundit.

Sikur të mos mjaftonin miliona lekë që po ikin për një rrugë fshati, Majlinda e ka mbyllur kontratën në shkelje të ligjit. Open Data Albania i ka dhënë “flamurin e kuq” për shkak se nuk është zhvilluar një garë komfort rregullave ligjore.

Në dokumente tregohet se për këtë projekt kanë paraqitur oferta 11 kompani. 10 prej tyre janë skualifikuar pa arritur të futen në garë. Dhe është lënë si konkurrente e vetme firma “COMPANY RIVIERA 2008” SHPK, në pronësi të Agim Kolës.

“Riviera” e mori tenderin pa u lodhur fare edhe pse të paktën tri kompani të tjera kishin paraqitur oferta shumë më të lira. Kjo përbën një tjetër shkelje nga Cara. Konkretisht kryetarja e Bashkisë ka mbyllur tenderin me ofertën më të shtrenjtë dhe pa garë.

Kush është Agim Kola

Përmendim këtu se abuzim është edhe fakti që tenderi i është dhënë një biznesmeni si Agim Kola, i njohur për abuzimet me tenderët e rrugëve. Konkretisht kompania është e ndarë në aksione për 4 ortakë të familjes Kola. Por, themeluesi dhe pronari i vërtetë i saj është Agim Kola.

Ky i fundit zotëron edhe dy firma të tjera. Bëhet fjalë për RSM Company SH.P.K. dhe A. N. K. Shpk, përmes të cilave ka fituar më shumë tenderë, të gjitha në shkelje të ligjit. A. N. K. Shpk njihet më së shumti për megavjedhjen që bëri me punimet ne aksin Milot-Balldren.

Bëhet fjalë për koncesionin me vlerë 255 milionë euro, nga të cilat 213 milionë euro vlera e projektit dhe pjesa tjetër TVSH. Firma RSM Company SH.P.K është një nga ato që fiton çdo tender për sinjalistikat rrugore, të cilat gjithmonë merr fondet sipër vlerës 10  milionë lekë.

Lexzo edhe: Kryebashkiaku flet me superlativa: Bajram Curri, ndër qytetet më të mira në Shqipëri

Etiketa: a buzimasfaltBashkia KurbinMajlinda Carared flagrrugetender

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion
Breaking Views

Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion

13:06 - 14/08/26
Para
Fshatra pa drita, si paraqitet situata e motit në Shkodër

Fshatra pa drita, si paraqitet situata e motit në Shkodër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj, kërkohej për pastrim parash
Aktualitet

Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj, kërkohej për pastrim parash

17:32 - 01/09/26

Nexhmedin Danaj, pronari i “Vlora Cable”, është arrestuar në Dubai, pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të hetimeve për...

Lexo më shumë
Veliaj bën kryetarin nga qelia, miraton fondet për çerdhet e abonetë për pensionistët

Veliaj bën kryetarin nga qelia, miraton fondet për çerdhet e abonetë për pensionistët

17:16 - 01/09/26
Transferimet e bujshme të futbollistëve në ditën e fundit e merkatos

Transferimet e bujshme të futbollistëve në ditën e fundit e merkatos

15:49 - 01/09/26
Aksidenti pranë Spitalit Memorial të Fierit/ Humb jetën drejtuesi 19-vjeçar

Aksidenti pranë Spitalit Memorial të Fierit/ Humb jetën drejtuesi 19-vjeçar

15:28 - 01/09/26
Lubonja: Protesta tregoi se Shqipëria është në një regjim dhe Edi Rama në krye të tij! Në një vend demokratik, do të ishte djegur Kryeministria

Lubonja: Protesta tregoi se Shqipëria është në një regjim dhe Edi Rama në krye të tij! Në një vend demokratik, do të ishte djegur Kryeministria

15:07 - 01/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com