Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin e e rrugës rurale Mamurras- Adriatik, ku një automjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar një çiklist dhe më pas është larguar.
Drejtuesi i biçikletës, Anton Curraku i moshës rreth 35-40 vjeç u dërgua në gjendje të rëndë shëndetsore për në spitalin e Lezhës, por si pasojë e lëndimeve, ndërroi jetë gjatë rrugës.
Policia e Kurbinit po punon per gjetjen e drejtuesit te automjetit qe aksidentoi 35-vjeçarin.
Discussion about this post