Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Dushk mbrëmjen e sotme, ku një automjet është përplasur me betonin e nënkalimit.
Automjeti tip Benz ka fulutuar për disa metra, ndërsa është ndalur pas përplasjes me betonin. Drejtuesi i mjetit ka përfunduar në spital, ndërsa policia ka nisur hetimet lidhur me rrethanat e aksidentit.
Fatmirësisht në momentin kur ka ndodhur aksidenti në nënkalim nuk ka pasur mjete të tjera apo kalimtarë, pasi ngjarja mund të kishte pasojë të tjera.
Discussion about this post