Një aksident automobilistik është regjistruar në Durrës, ku një 84-vjeçarin ka përfunduar në spital pasi është përplasur nga një makinë në lagjen Nr.4.
Mësohet se, ngjarja ndodhi rreth orës 11:00, ku automjeti me drejtues Xh. V., ka përplasur këmbësorin A. M., 84 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
“Rreth orës 11:00, në lagjen Nr.4 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin Xh. V., ka përplasur këmbësorin shtetasin A. M., 84 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
Discussion about this post