Një aksident automobilistik ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd.
Mësohet se një kalimtar është përplasur nga një mjet në lëvizje. Ngjarja ndodhi në vendin e njohur si “kinezët”.
Gjendja shëndetësore e të lënduarit nuk paraqitet e rëndë. Ai është transportuar në spitalin e Elbasanit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Discussion about this post